Viktor Malaj
Botuar në DITA
Siç dihet, para pak kohësh, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit pasi, sipas saj, ishte ky shtet që kishte ndërhyrë padrejtësisht dhe në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare në sistemin elektronik të informacionit të shtetit shqiptar, duke kryer atë që quhet hakërim (pirateri informatike).
Menjëherë pas aktit politik qeveritar, Prokuroria e Tiranës nisi një procedim penal që synon zbulimin dhe (ndoshta) ndëshkimin e fajtorëve për vjedhjen dhe publikimin e informacioneve shtetërore shqiptare, një pjesë e të cilave përbën sekret shtetëror.
Në kuadër të procedimit penal, Prokuroria e Tiranës, me vendimin e saj të datës 19 shtator 2022 i ndalon masmedias publikimin e të dhënave të hakëruara nga shteti i huaj si dhe i jep vetes të drejtën e sekuestrimit të materialeve që përmbajnë informacion të klasifikuar. Këtij vendimi të prokurorisë iu kundërvunë menjëherë disa persona publikë si dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH). E përbashkëta e reagimeve ishte se, sipas tyre, ky vendim i prokurorisë po i shërbente qeverisë shqiptare, por edhe po pengonte fjalën e lirë dhe “misionin” e medias pasi nuk e linte në ndërgjegjen e gazetarëve përcaktimin e informacionit që duhej dhe atij që s’duhej publikuar.

Në deklaratën e UGSH, ndër të tjera, thuhej se, “UGSH vlerëson se vendimi i prokurorisë gjyqësore dhe paralajmërimi për nisje hetimesh përbëjnë një kërcënim për lirinë e informacionit, të fjalës dhe raportimit, krijon premisë për censurim dhe vetëcensurë në realitetin informues. UGSH shprehet kundër një praktike të tillë… Kjo masë nuk parandalon dhe as nuk mbron, vetëm ndëshkon të drejtën profesionale që lidhet me lirinë themelore në shoqërinë tonë… UGSH iu kërkon institucioneve ligjzbatuese të vendosin para përgjegjësisë ato institucione dhe individë që kanë detyrën e ruajtjes dhe mbrojtjes së informacionit zyrtar”. Ndërsa Flutura Kusari, që paraqitet si eksperte e lirisë së medias, shkruante se “Ndalimi i publikimit të çfarëdo informacioni që rrjedh nga sulmet kibernetike është paragjykues, censurues, arbitrar dhe cenon rëndë lirinë e mediave që ato vetë të gjykojnë se çfarë informacioni duhet publikuar”.
Me gjithë bindjen time se të gjitha qeveritë shqiptare, ashtu si edhe ato të botës, nuk kanë dëshirë që t’iu zbulohet dhe publikohet gjithë veprimtaria e tyre qeverisëse dhe, po të kishin mundësi, do ta pakësonin ose ndalonin një publikim të tillë, më duhet të pohoj gjithashtu se liria e pakufizuar as ka ekzistuar dhe as do të ekzistojë ndonjëherë për askënd, në çfarëdo veprimtarie që ushtron, duke përfshirë edhe median. Miti i rremë i krijuar këto tri dekada për median si një “organizatë bamirëse” që ka për “mision” informimin e publikut është një nga gënjeshtrat më të mëdha me të cilat ushqehet pareshtur mendja e qytetarit shqiptar. Media është shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë, por ajo është vetëm njëri nga llojet e shumta të bizneseve që zhvillohen në këtë shoqëri. Në njëfarë mënyre, ajo përmban të dyja anët e medaljes: është një mjet i nevojshëm informimi e qytetërimi kur përdoret me ndershmëri dhe profesionalizëm, por mund të shndërrohet lehtë në një mjet spekulues dhe, madje, shantazhues kundrejt qeverive apo bizneseve të tjera, për të siguruar përfitime të paligjshme për pronarët e medias. Në rastin më pak të dëmshëm, media mund t’i shkaktojë dëme interesit publik duke vrapuar pas skupeve (lajmeve të bujshme), të vërteta ose të sajuara, për të rritur numrin e shikuesve apo lexuesve. Një turravrap i tillë jo rrallë i ka çuar mediat në përhapje gënjeshtrash ose në publikime informacionesh që nuk duhen ditur nga askush tjetër përveç atyre që ligjërisht i kanë siguruar, i disponojnë dhe iu nevojitet t’i përdorin për arritjen e një të mire publike.
Si çdo veprimtari tjetër shoqërore edhe veprimtaria mediatike kudo në botë rregullohet me legjislacionin përkatës, i cili parashikon të drejtat e medias dhe punonjësve të saj, por vendos edhe disa kufizime të imponuara nga interesi publik. Përralla që përsëritet shpesh se mediat duhen lejuar “të vetërregullohen” është thjesht një spekulim. Gjithë veprimtaria individuale dhe institucionale “vetërregullohet” duke iu përmbajtur Kodit të pashkruar Moral të shoqërisë, ashtu edhe legjislacionit kombëtar e ndërkombëtar. Nëse do t’i lihej thjesht dhe vetëm “vetërregullimit” individual, atëherë do të kishim aq gjykime lidhur me çfarë lejohet ose jo sa ka individë.
Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (neni 10/2) sanksionon se “Ushtrimi i këtyre të drejtave (të shprehjes, mendimit, për të marrë e dhënë informacione e ide) pa ndërhyrjen e autoriteteve publike mund t’iu nënshtrohet… kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj… për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit…, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale…”. Edhe Kodi i Procedurës Penale të RSH (neni 103/1) parashikon se “Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose edhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacioneve masive”.
Publicisti Andi Bushati pohonte se “Në një sistem demokratik nuk është e mundur që prokuroria t’iu imponohet mediave për t’i ndaluar të raportojnë në bllok një çështje, duke i privuar kështu nga e drejta e tyre për të vendosur se çka përbën interes publik. Ata prokurorë që kanë marrë një vendim të tillë nuk janë asgjë më shumë sesa lakenj tiranishë”. Ndërsa Genci Burimi, nga Franca, shprehej se “Media ka si objektiv të publikojë gjithçka që ka interes për publikun. Këtë s’e vendos prokurori, e vendos gjykata”. Gjithë çështja është se asnjërit nga “armiqtë” e qeverisë aktuale nuk iu vjen në ndihmë ligji, saktësisht neni 208/1 i K.Pr. Penale thotë se “Gjyqtari ose prokurori disponojnë me vendim të arsyetuar sekuestrimin e provave materiale dhe të sendeve që lidhen me veprën penale kur ato janë të domosdoshme për vërtetimin e fakteve”.
Në këto raste, kështu si u parashtrua, lind pyetja: Çfarë përbën sekret shtetëror që, si i tillë, nuk mund dhe as duhet publikuar? Ligji shqiptar Nr. 8457/1999 i ka përcaktuar qartë kriteret dhe rregullat. Në nenet 2, 3/ç dhe 6/c parashikon: “Sekret shtetëror do të thotë informacion i klasifikuar sipas këtij ligji, ekspozimi i paautorizuar i të cilit mund të rrezikojë sigurimin kombëtar. Sekreti shtetëror i kufizuar është kur ekspozimi i paautorizuar mund të dëmtojë veprimtarinë ose efektivitetin e institucioneve shtetërore në fushën e sigurisë kombëtare. Informacioni klasifikohet kur lidhet me veprimtari të shërbimeve informative, me forma dhe metoda të punës, me kriptologji në objektet dhe mjetet teknike, në vendet ku përpunohet dhe arkivat ku ruhet informacioni”. Në rastin konkret, një pjesë e mirë e informacioneve të pirateruara nga shërbimet iraniane është edhe informacioni i marrë, ruajtur dhe përdorur nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit.
Legjislacioni shqiptar (Ligji 8457/1999, neni 4) e ka përcaktuar qartë se “Informacioni që përbën sekret shtetëror klasifikohet nga: Presidenti, Kryeministri, drejtuesit e institucioneve dhe funksionarët e lartë brenda institucioneve”. Pra, nuk mund të lihet në të drejtën e kujtdo, duke përfshirë edhe ne gazetarët, përcaktimi i asaj që përbën sekret shtetëror. Nga ana tjetër, për ta mbrojtur median dhe gazetarët nga spekulimet qeveritare, po ky ligj, në nenin 10 parashikon se: “Ndalohet klasifikimi i informacionit kur ai bëhet me qëllim që të fshehë dhunimin e ligjeve, paefektshmërinë apo gabimet e administratës…”.
Duke iu referuar rastit konkret, logjika nuk ta lejon që, nga njëra anë ta konsiderosh krim hakërimin (vjedhjen) dhe publikimin e informacionit sekret nga një shtet tjetër dhe, nga ana tjetër, publikimin e po këtij informacioni ta shpallësh si një të drejtë kushtetuese të medias shqiptare. Nga informacionet e hakëruara ka mjaft materiale që as përbëjnë sekrete shtetërore dhe as cenojnë sigurinë kombëtare e rendin publik. Mirëpo, midis tyre ka mjaft të dhëna që pengojnë e dëmtojnë seriozisht veprimtarinë e institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Fakti që institucionet shqiptare dhe personat e ngarkuar me mbrojtjen e këtyre të dhënave duhen hetuar dhe ndëshkuar, nëse gjenden fajtorë, nuk i përjashton nga përgjegjësia morale e ligjore mediat që e publikojnë atë. Mirë se rojet e “bankës” duhen ndëshkuar (penalizuar), po vjedhësit, strehuesit dhe përdoruesit e “parave” të grabitura në “bankë” a duhen ndëshkuar?
Të publikosh të dhëna konkrete sekrete të SHIK-ut apo Policisë që flasin për autorë të mundshëm vrasjesh, grabitjesh, terrori, trafikut të drogës etj., të cilët janë në ndjekje nga shteti do të thotë, me ose pa dashje, t’iu shërbesh njerëzve të krimit. Nëse media siguron fakte dhe prova që dëshmojnë lidhjet e institucioneve apo punonjësve të shtetit me botën e krimit (siç ishte rasti i Jeton Lamit, por që duhet të ketë edhe të tjerë), atëherë është në nderin e saj t’i publikojë pasi kjo i shërben interesit të përgjithshëm. Ligjet nuk janë bërë për t’u zbatuar vetëm gjatë një apo më shumë mandateve të një qeverie. Fuqia e tyre shtrihet në kohë shumë më të gjatë dhe, pavarësisht kush është në qeverisje, ligji është i detyrueshëm për zbatim.
Qenia në opozitë me një qeverisje mund të jetë fisnike dhe dobiprurëse por shkelja e ligjeve për shkak të këtij opozitarizmi mund t’i sjellë dëme të mëdha shoqërisë dhe, ndoshta asfare qeverisë. Dëshirat e flakta për të kundërshtuar dhe shkelur çdo ligj sot për shkak të mospajtimeve me qeverinë të kujton veprimet e kryera shumë dekada më parë nga kundërshtarët e regjimit hoxhist, të cilët shkonin deri atje sa të vrisnin punonjës të shtetit, të helmonin blegtorinë pronë shtetërore apo digjnin magazina e stalla, si dhe të nxisnin fshatarët të dëmtonin masivisht të mbjellat, me qëllim që të dështonte qeverisja e kohës dhe të vinin ata në pushtet. Në të vërtetë, dëmi kryesor i shkaktohej popullit të pafajshëm.
Një dekane e partishme universiteti shkruante se hakërimi i informacioneve sekrete nga shërbimet iraniane dhe publikimi i tyre nga mediat shqiptare ishte më pak i dëmshëm se prishja nga shteti shqiptar e ndërtimeve pa leje të pronarëve të mediave, apo se zotërimi i të dhënave personale (që në fakt, nuk përbëjnë kurrfarë sekreti) të shtetasve nëpërmjet “patronazhistëve”. Ndërsa një gazetare pasionante e pashërueshme e konsideronte faj qeveritar faktin që Kryeministri shqiptar paska thënë se kemi disa informacione jo të plota për personin në kërkim Ervis Martinaj por ai nuk na i ka treguar këto informacione. Në cilin vend të botës bëhen publike vendndodhjet e dyshuara të botës së krimit, lëvizjet e tyre, shoqërimet e tyre apo burimet e informacionit sekret rreth tyre, pa u kapur dhe vënë ata para përgjegjësisë penale? Informacione të tilla, për mendjemadhësi, përfitime financiare apo për armiqësi të verbër ndaj qeverive, i bëjnë publike vetëm njerëzit e papërgjegjshëm dhe ata që duan të ndihmojnë botën e krimit. Mendoj se media ka mjaft afera dhe informacione të tjera, jo sekrete, të cilat mund e duhet t’i publikojë dhe që ky publikim do ta ndihmojë shoqërinë shqiptare dhe jo t’i sjellë dëme si në rastet e hakërimeve. Nuk është as dinjitoze dhe as e dobishme që, nën maskën dhe me pretekstin e mbrojtjes së lirive të mendimit e informimit, të dëmtohet veprimtaria shtetërore që merret me sigurinë e rendit dhe atë kombëtare.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Me kete shkrim edhe ti ne njefare menyre po ben opozite ndaj opozites. Ka ligj edhe per te dhenat personale qe duhet mbrojtur dhe nuk duhet publikuar por patronazhistet qe ju i mbroni dhe i quani si jo te demshem per shoqerine i publikuan . Nje gje e tille qe beri Facebook ne Angli u denua me nje gjobe marramendese. E leme kete gje por une kam frike se keta qeveritaret nuk kane hallin se do merre vesh levizja e botes se krimit dhe do behet nami sepse ate informacion e ka Irani dhe e publikon kur te doje pa ndimen e mediave tona . Halli i tyre nuk eshte se doli ”sekreti shteterore” u be nami perderisa ate e zoteron nje popull armik si Irani, por kane nje hall tjeter qe mund te merret vesh lidhja e tyre me krimin ky po qe eshte problem . Ne e dime qe kriminelet levizin lirshem neper Tirane dhe askush nuk i trazon , madje pijne kafe dhe me shefat e krimeve . Prandaj mos u lodh kot te mbrosh kete urdher mizerabel ashtu si dhe patronazhistat , sepse te dyja palet jane fajtor por ne nuk kemi drejtesi qe ti denoje.
Pyetja e vetme… a ka te drejte viktima te dije te verteten per cka i ndodhi?
E pra ne kete sulm viktima e vetme eshte populli shqiptar
Ata qe vodhen te dhenat i kan publikuar ose nxjerre ne shitje
Armiqt i kane blere dhe i dijne
Kujtdo qe i intereson mund ti bleje
Qeveria qe duhej ti mbronte i dine se ceshte vjedhur
Pra po flitet vetem per ate qe ka te drejten e zotit qe duhet te dije te verteten pra popullin
Tani me kete debat per mos publikim cili edhte qellimi qe te mos dal e verteta
Mbrojtja e atyre qe vodhen?
Mbrojtja e atyre qe ruanin?
Apo mbrojtja e korrupsionit qe kane keta te dhena?
Nqs nuk publikohen ne nuk kemi nje sistem pluralist por monist dhe ky popull duhet te konsiderohet ne diktature
Jam në një mëndje me z. Malaj, për sa i përket veprimit të medias. Shëmbull tipik është Hysenbelliu që përdori median e tij, për interesa të gabuara personale! Për sa i përket vjedhjes së të dhënave nga sistemi, duhet thënë që po diskutojmë pasojën dhe jo shkakun. Gabimi i Qeverisë konsidton në ngritjen e sistemit, pa kryer mbrojtjen e sistemit, gjë që bëhen paralelisht. Që hakerat të mos kenë mundësi të futen në sistem, duhej të kryhej paralelisht mburoja e këtij sistemi. Ndërhyrja iraniane tregoi që niveli profesional i personelit që drejtojnë këtë sistem, nuk është në nivelin e duhur. Urdhëri që dha prokuroria për mos publikim i të dhënave është i drejtë, por nuk e zgjidh problemin, i cili është që hakerat nuk duhet që të kenë mundësi që të futen në sistem dhe kjo është përgjegjsi penale e administratorëve të sistemit.
Nuk duhen publikuar por duhen denuar te gjithe ata qe nuk kane bere detyren per ti ruajtur te pakten nga 2021 maj. Duhen denuar ata qe nxorren te dhenat per pagat,targat e I’d e njerezve…nese jo kjo pune do ndodhi gjithnje te dhenat do blihen e shiten…gjersa nuk denohet kush atehere I kane bere vete…e thjeshte fare
Te publikohen qe te mesohet se cfare ndodh pas kraheve
tu dale boja hajduteve dhe atyre qe e shesin dhe e rrjepin vendin pa meshire!!!!
Kush të fryu në vesh o anonimati i paetisë që paske dalë me kaq vrull kundër asaj cfarë unioni i gazetarëve me një farë të drejte e konsideron “masë e cila as mbron dhe as parandalon, por vetëm ndëshkon”?
Nëse hakerat iranianë paskan vjedhur vërtet informacione që përmbajnë sekrete shtetërore (gjithshka bazuar sipas asaj cfarë “jashtëqit” media dhe jo deklaratës së afendikoit pseudosocialist se gjoja prej sulmit nuk pati dëme…), atëhere shënjestra kryesore e prokurorisë duhet të ishin individët e ngarkuar me mbrojtjen nga sulmet kibernetike, dhe jo medoemos media profesionale, e predispozuar për gjetjen, përpunimin dhe publikimin e informacionit.
Nëse media qënka “kaq e fuqishme” dhe supozohet se ka akses të mjaftueshëm për të siguruar sekrete shtetërore, atëhere peshku them se është qelb nga koka dhe vështirë se mund të zgjidhet dicka me anë të kësaj metode që ngjason me reprezaljet hoxhiste.
Nxirrini mos e vrisni mēndjen.
Kanë nevojë njerzit që të njohin botën e errët të njerëzve.
Nuk ka problem se janë mësuar shqiptarët me hamendsime.
Shtet koti jemi nuk ka nevojë për sekrete.
Ja mbeshtes shokut Viktor dhe gjithe parafolesve mendimin. Sekretet e shtetit nuk mund te dalin ne pazar. Propozoj ngritjen e nje komisioni ku kryetar te jete shoku Teme. Ky komision do te vlersoje se cfare perben sekret per qeverine dhe do te marre masat e duhura per ata qe na nxjerrin sekretet. Flm Dita. Flm Viktor Malaj.
Po mir ja rame dakord mos publikohen
Por me lind nje pyetje
Po nqs ata kane vjedhur te dhenat bankare te secilit prej nesh?
A kemi te drejte ta dime?
Sepse per te shpetuar bythen e pergjegjseve pra qeverise hapi tjeter mund te jete boshatisja e llogarive
A keni besim te qeveria kur thote qe skan bjedhur te dhenat bankare?
Un jo aspak
Qerrata ke frike se te zbulohet identiteti ty anonimi Viktor?
Ne qofte jane te lidhura me sigurine kombetare, JO DHE JO
Ne se demaskojne, qofte dhe indirekt, aferat korruptive the shtetit dhe shtetareve, PO DHE PO
O ” Kalemxhi ” !
Shkrimi i mesiperm sqaron bazen ligjore te veprimeve te prokurorise, mbeshtetjen e ketij vendimi ne aktet nderkombetare, kushtetuten dhe ligjet e Shqiperise, ndersa ti perrallis, jo po keshtu tha shoqata e gazetareve, jo po keshtu mendon nje gazetar apo opioninst andej e ketej katundit. Nuk ecet perpara me mendimin fshataresk se keshtu kam thene une dhe kushuriri im. Nese nje vendim mbron apo nuk mbron vendin dhe popullin, kjo percaktohet nga bazueshmeria e tij ligjore dhe jo nga hamendjet apo deshirat e nje gazetari apo te krejt shoqates se tyre.
Shteti qe hakeron sekretet e nje shteti tjeter , pa asnje dyshim qe e ben per ta demtuar ate dhe t`ia nxjerre sekretet nne pazar . Deri ketu jemi te gjithe dakord ! Po media , ne se i piblikon keto te dhena sekrete , a nuk ben te njejten veprim ne solidaritet te plote me hakeruesin, duke i nxjer ne pazar sekretet e shtetit te vet ?!
Mund ti botosh nqs shtetin tend e konsideron armik tëndin. Botimi tyre quhet vazhdim i punes qe filloi ai qe vodhi sekretet.
Po kur Pushteti shkruan miliona Euro te vjedhura nga ai vete neper llogari te te vdekurve a eshte Krim o shoku Viktor Malaj? E per me tej, kur pensioniste me 150 mije leke te vjetra pension, gdhihen me miliona Euro ne llogarite e tyre, kesaj si ti veme emrin – Vjedhje shteterore e fshehur pas emra fakiresh apo Nxjerrje SEKRETI shteteror (nuk besoj se nuk e dini ju Viktor kete afere, packa se nuk ju ben dora te merrni penen e te shkruani per kete)
Vjedhjet shteterore nuk mbulohen me Sekrete shteterore, te pakten ne vende te presupozuara ne demokraci!
E shtjelluar rrjedhëshm, qartë, e ekuilibruar. Gazetari dhe mediat tona janë në hauz, paligje dhe pa fe, pa ideologji, armiqësore me popullin dhe shtetin. Njerëz të paguar nga krimi dhe shtete dashakeqës me qeverinë dhe popullin. Çdo sistem ka ligje dhe ato duhen respektuar. Pikë.
Media, -kjo lavire e politikes, gazetaret dhe drejtuesit e televizioneve, -ne 99% te tyre servile e bythlepires te shtetarve!
https://fjalecimbuese.wordpress.com/mediat/
ke të drejt o fjal cimbuese.
media ësht vegël e borgjezisë dhe e partive borgjeze.
sado që mediat bëjnë populloren dhe shajn qeverin, kur vjen partia që ato mbështesin në pushtet bëhen më antipopullore se çishin ato të mëparshmet
shum impresionuese historia e robert. thomait.
edhe me impresionues jam un ?+ qe me qin ne byth ?-. e kishim mbyll ket muhabet, po e hapa vet un se nuk me rri bytha.
obobo filloi qelbësira.
mos ia vini re.
po përdor nickun
poshte pisat e gazetës dita me gjithë shabanin pseudodiplomat
ti ¿? 69 që kopjon nickun qenke koqe gomari.
ik tallu me nai dikë tjetër.
ktu skam nge të merrem me budalliqet e tua.
le që del zbuluar fare që sjam unë ai që komenton por ti që më ke vjedh nickun
lëre kët avaz dhe merru me nai gjë tjetër.
nqs je burrë. nqs je kurvë vazhdo vjedhjen e nickut
ne fakt nickun e vodha une i pari.
ishte nje tjeter qe perdorte ?.
une ia mora, qe te dukeshin sikur ato komentet e meparshme te ? ishin te mijat.
pastaj shtova + dhe -, gjoja u bera origjinal.
tashti une do te vazhdoj ta perdor ? sa te me doj byth mua.
ato kurvat e tjera si ?-, os 69, 70, 71 etj s’kan ç’te me bejn.
ore kar ti e ke nickun ¿? se të tër të njofin po mjaft ma more nickun.
tani ti ose je gej dhe do të qihesh, ose je kurvë dhe do që të qihesh.
në çdo rast kërkon të qihesh.
nuk kam nerva të të qij ty.
komento me nickun tënd o njeri dhe mos ua merr të tjerëve.
vjedh nickun e tjetrit dhe e akuzon pse ka vjedhur.
njëlloj sikur ramuti të vjedhë shqiptarët dhe tu hakërrehet pastaj: pse më vidhni o shqiptarë.
komenti më lart nuk është i imi
eshte pasoj direkte e personalitetit tim te dyzuar.
nje here me duket vetja kurve, heren tjeter kurvar.
sidoqoft puna une jam kurv.
edhe ate ramutin e kam shum inat.
te gjitha komentet me ?+ jan te miat.