Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meloni merr mbështetjen e Parlamentit, marrëveshja me Ramën merr 189 vota
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Meloni merr mbështetjen e Parlamentit, marrëveshja me Ramën merr 189 vota
Uncategorized

Meloni merr mbështetjen e Parlamentit, marrëveshja me Ramën merr 189 vota

Published: November 21, 2023
Shpërndaje

“Protokolli me Shqipërinë nuk pretendon të jetë një zgjidhje, por një mjet shtesë për të menaxhuar ardhjet masive të refugjatëve. Marrëveshja e nënshkruar më 6 nëntor është një komponent i rëndësishëm i një strategjie të përgjithshme dhe një model i mundshëm, jo vetëm për Italinë, për bashkëpunimet e ardhshme me vendet mike”. Këto janë fjalë të ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani në një fjalë që mbajti këtë të martë në Dhomën e Përfaqësuesve për Protokollin Itali – Shqipëri për emigrantët.

“Debati për këtë çështje dhe votimi që do ta përmbyllë atë, dëshmojnë se qeveria jonë nuk i është shmangur asnjëherë, veçanërisht për çështje të një rëndësie kaq të madhe, dialogut dhe shqyrtimit të Kuvendit” – tha zv.kryeministri italian që më pas shton: “Prandaj ne e konsiderojmë votimin e rezolutës vetëm një hap të parë, por domethënës, në këtë drejtim. Dhe një tregues të çmuar”.

Më pas Dhoma e Përfaqësuesve i dha dritën jeshile një rezolute të propozuar nga mazhoranca. Me 189 vota pro dhe 126 kundër të të gjithë opozitës u miratua drafti që angazhon qeverinë “të miratojë çdo iniciativë të nevojshme, duke përfshirë edhe një projekt-ligj ratifikimi, për një zbatim efektiv dhe urgjent të Protokollit” midis Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
“Qeveria synon të paraqesë së shpejti në Parlament një projekt-ligj i cili gjithashtu përmban rregullat dhe procedurat e nevojshme për zbatimin e Protokollit” – tha Tajani që mori edhe duartrokitje nga e majta. Përfaqësuesit e saj thanë se “protokolli me Shqipërinë do të jetë një dështim total.”

“Diskutimi në Parlament do të ofrojë mundësinë për një debat të thelluar dhe të arsyetuar. Shpresojmë që miratimi të bëhet në kohë të përputhshme me urgjencën e adresimit, edhe me mjete novatore, të menaxhimit të flukseve migratore në rritje” – u përgjigj Tajani. Më pas ministri i jashtëm italian nënvizoi se nuk ka pasur ndonjë refuzim nga Bashkimi Evropian.

- Publicitet -

“Ka nga opozita që i trembeshin shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe evropian. Ata që e cilësuan projektin si një Guantanamo e stilit italian. Kushdo që foli për deportim ose evokoi precedentin e marrëveshjes midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës. Përballë këtyre skenarëve të errët do të mjaftonte të përmendej vëzhgimi i thjeshtë i Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, një eksponente e rëndësishme e socialdemokracisë suedeze: “Protokolli për emigrantët është ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si rrjedhim “nuk shkel ligjet e Unionit”.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz, shtoi ministri italian, ka shkuar edhe më tej: “Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe për këtë arsye ne po flasim se si t’i zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet në familjen europiane”, – komentoi Tajani.

“Emigracioni i parregullt duhet të reduktohet dhe do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian, siç ndodh tani, për shembull me Turqinë, dhe mund të ketë të tjerë. Protokolli midis Italisë dhe Shqipërisë? Do ta ndjekim me kujdes”, – citoi Tajani kancelarin gjerman.

Tajani ritheksoi se “refugjatët do të kenë saktësisht të njëjtin trajtim të parashikuar nga rregulloret italiane dhe evropiane. Rastet e ndalimit janë të njëjta me ato të parashikuara në Itali dhe në Bashkimin Europian. Garancitë juridiksionale janë njëlloj si për ata të sjellë në Itali. E drejta e shëndetit dhe e drejta e mbrojtjes janë plotësisht të mbrojtura, avokatët dhe organizatat ndërkombëtare do të mund të hyjnë në qendër” – tha Tajani.

“Protokolli, vijoi Tajani, “përcakton që në të 2 qendrat në Shqipëri nuk mund të ketë gjithsej më shumë se 3 mijë refugjatë në të njëjtën kohë. Dhe se emigrantët do të mund të mbërrijnë në portin shqiptar vetëm me anije të autoriteteve italiane që ndërhyjnë në operacionet e shpëtimit. Nuk do të jetë e mundur që aty të tërhiqen skafet e kontrabandistëve dhe as të transportohen varka të menaxhuara nga organizata joqeveritare drejt Shqipërisë”.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?