Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meloni për Elon Musk: Është njeri shumë inteligjent, e paraqesin si përbindësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Meloni për Elon Musk: Është njeri shumë inteligjent, e paraqesin si përbindësh
AktualitetBote

Meloni për Elon Musk: Është njeri shumë inteligjent, e paraqesin si përbindësh

Published: January 3, 2025
Shpërndaje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbrojtur miliarderin amerikan Elon Musk nga kritikat që ai ka marrë nga kryeqytetet e tjera evropiane, duke e quajtur atë një “njeri brilant” në një intervistë të botuar sot në gazetën Corriere della Sera.

“Ai është një figurë e rëndësishme e kohës sonë, një modernist i jashtëzakonshëm që ka gjithmonë në mendje të ardhmen”, tha Meloni.

Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë” ka folur edhe për marrëdhënien personale që ka me themeluesin e Teslas.

- Publicitet -

“Ne jemi qartazi dy persona që kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ai është një njeri shumë inteligjent dhe gjithmonë shumë interesant kur e ke pranë.”

Pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Musk po përpiqet gjithnjë e më shumë të ndikojë në politikën në Evropë me deklaratat e tij në media të ndryshme. Ndër komentet e tij janë përshkrimi i presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier si një “tiran” dhe kancelarit Olaf Scholz si një “budalla”.

Për shkak të kësaj qasje të Musk, nga kryeqytetet europiane po bëhen më të shpeshta thirrjet për të kufizuar ndikimin e tij në politikat e unionit.

Musk mbajti një ceremoni për Melonin vitin e kaluar kur kryeministrja italiane u nderua në SHBA. Meloni konsiderohet prej tij si një nga kreret e shteteve të mëdha të BE-së, duke pasur marrëdhënie të mira edhe me kampin e Trump.

Në intervistën e saj në insertin e fundjavës së gazetës, e cila u publikua sot në rrjet, Meloni tha gjithashtu se ka fusha ku ajo dhe Musk “kanë mosmarrëveshje të mëdha”.

“Disa njerëz e quanin intelektual deri dje dhe sot e paraqesin si përbindësh vetëm pse zgjodhi kampin e ‘gabuar’”, theksoi ajo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • FAKSIMILE: Në kulmin e protestave për Rrjollin, Bashkim Ulaj mori leje për resort në Jalë
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?