Nga Dr. Dorian Koçi
Nëse ka një term që përmbledh më së miri ndikimin, përmasën dhe trashëgiminë që vendet përreth Detit Mesdhe kanë dhënë në historinë e qytetërimeve njerëzore, ky është “gramatika e qytetërimeve”. Ky togfjalësh nënkupton jo vetëm burimin e formimit të qytetërimeve, por edhe strukturën konceptuale që ato qytetërime kanë ndërtuar dhe kanë transmetuar brez pas brezi. Mesdheu nuk ka qenë vetëm një hapësirë ujore që ndante kontinente, por një arenë ku kultivat e mëdha të Egjiptit të lashtë, Greqisë antike, Romës perandorake, Ilirisë dhe Trakisë ndërvepruan duke krijuar themelet e botës perëndimore që njohim sot. Në këtë rrjedhë të gjatë historike, territoret në të cilat jetoj ë sot shqiptarët kanë qenë jo thjesht një zonë kalimtare, por një aktore e rëndësishme dhe shpesh përcaktuese e shumë zhvillimeve që ndërlidhen me qytetërimin mesdhetar.
Shpesh, kur flitet për historinë e qytetërimeve të mëdha, territoret shqiptare përfshihen më shumë si periferi të luftërave të mëdha, si fushëbeteja të konflikteve romake apo osmane, por rrallë si qendra kulturore apo vendimmarrëse. Megjithatë, një vështrim më i thelluar historik dhe një analizë e kujdesshme e burimeve e nxjerr territoret në të cilat sot ne banojmë – veçanërisht pjesën e saj bregdetare – si një pikë kyçe në zhvillimet politike, ekonomike, kulturore dhe shpirtërore të Mesdheut. Qyteti i Durrësit, i njohur si Dyrrhachium në kohën romake, ishte një ndër portet më të rëndësishme të Adriatikut, një pikë kyçe e rrugës Via Egnatia që lidhte Perëndimin me Lindjen, Romën me Konstantinopojën.
Nuk është rastësi që një nga veprat më interesante të letërsisë kalorsiake të shekullit XII, “Romani i Florimontit”, e vendos Durrësin si një qendër narrative të rrëfimit. Autori Turoldus, që vjen nga Franca e largët, zgjedh Durrësin si vendlindjen dhe qendrën e veprimtarisë së heroit të tij, Florimontit, një zgjedhje që dëshmon se qyteti nuk ishte thjesht një emër i panjohur për lexuesin evropian mesjetar, por përkundrazi një vend i njohur dhe me reputacion të lartë kulturor dhe strategjik. Florimonti lëviz mes kryeqendrave të Mesdheut, dhe në këtë itinerar Durrësi është jo vetëm pikënisje por edhe pikë referimi i civilizimit dhe i botës shpirtërore.
Kultura mesdhetare është një bashkësi traditash, simbolet dhe zakonesh që formësojnë jetën e popujve përreth Mesdheut. Ajo përmbledh stile arkitekturore, zakone kulinare, mënyra të jetesës dhe modele bashkëjetese që janë të dukshme edhe sot në jetën shqiptare. Tre aspekte themelore që përbëjnë thelbin e kulturës mesdhetare në hapësirën shqiptare janë:
a) Trashëgimia urbane dhe arkitektonike
Qytete si Durrësi, Apollonia, Butrinti, Shkodra, Lezha dhe Vlora përfaqësojnë nivele të larta zhvillimi urban që datojnë nga koha ilire, romake, bizantine dhe më tej. Butrinti, për shembull, është një nga qytetet më të rralla ku mund të ndiqet kontinuiteti i jetës qytetare që nga periudha helenistike deri në mesjetën e vonë. Muret, teatrat, tempujt, kështjellat dhe kishat e ndërtuara në këto qytete dëshmojnë një ndërthurje të qartë të stilit mesdhetar që përfshin ndikime nga Greqia, Roma, Bizanti dhe më pas edhe Venecia.
b) Tradita kulinare dhe bujqësore
Kuzhina shqiptare, e ndikuar thellë nga ajo mesdhetare, është një përzierje harmonike e shijes së vajit të ullirit, perimeve të freskëta, erëzave, mishit të pjekur dhe peshkut të Detit Adriatik dhe Jon. Ulliri, hardhia dhe gruri – tri nga produktet më themelore të Mesdheut – janë pjesë e pandashme e kulturës bujqësore shqiptare. Kjo dëshmon jo vetëm për praninë e traditës mesdhetare por edhe për ruajtjen e saj përmes shekujve si një mënyrë jetese.
c) Festa, mitologjia dhe muzika
Festat fetare dhe pagane që festohen në Shqipëri, si p.sh. Dita e Verës në Elbasan apo festa e Shën Kollit në bregdetin jugor, ruajnë një frymë të qartë mesdhetare që lidhet me ciklet e natyrës, me agrokulturën dhe me ritmet e jetës komunitare. Edhe muzika polifonike e Shqipërisë së Jugut, e njohur nga UNESCO si pasuri botërore, ngërthen në vete tonalitetin, rrëfimin dhe strukturën që lidhen me traditat më të hershme të këngës mesdhetare.
Shqipëria si pjesë organike e qytetërimit evropian
Kur flasim për identitetin evropian të Shqipërisë, shpesh përmendim aspekte moderne si integrimi në Bashkimin Evropian apo bashkëpunimet me vendet perëndimore. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Në të vërtetë, rrënjët e identitetit evropian të Shqipërisë janë të vendosura thellë në histori dhe në gjeografinë shpirtërore të kontinentit. Në ndërtimin e narrativës së qytetërimit evropian, historia shqiptare nuk është një periferi, por një shtyllë mbështetëse. Këtë e pohon edhe fakti se shumë studiues të huaj – nga historiani francez Georges Castellan te bizantinologët modernë – kanë theksuar rolin e trojeve shqiptare si urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Bizantit dhe botës latine, mes traditës helene dhe përvojës osmane.
Në këtë mënyrë, Shqipëria e ka “pasaportën europiane” që në lindjen e saj historike. Ajo nuk është një vend që kërkon të bëhet evropian, por një vend që kërkon të njihet si i tillë. E shkuara e saj mesdhetare është një dëshmi e gjallë e këtij identiteti.
Narrativat kombëtare shpesh janë produkt i një politike historike që synon të ndërtojë vetëdijen e një kombi rreth origjinës dhe vendit të tij në botë. Në këtë kuptim, Shqipëria ka nevojë të rikthejë në vëmendje rolin e saj në qytetërimin mesdhetar, jo vetëm për të ruajtur trashëgiminë e vet, por edhe për të forcuar identitetin e saj si pjesë e pandarë e Evropës.
Romani i Florimontit është një shembull i mrekullueshëm për të reflektuar mbi mënyrën se si një qytet shqiptar si Durrësi shfaqet në hartën imagjinare të Mesdheut mesjetar. Ai tregon se në mendësinë e Evropës së asaj kohe, Shqipëria nuk ishte një margjinë, por një qendër – një pjesë e gramatikës së qytetërimeve. Nëse duam të ndërtojmë një Shqipëri moderne, evropiane dhe me vetëbesim, duhet të fillojmë nga historia jonë e thellë mesdhetare.
Gramatika e qyteterimeve eshte nje sajese artificiale,nje terminologji STERILE,qe nuk te con asgjekundi,o Dorian!
Togfjaleshi kuptimplote qe permbledh shtresezimet e qyteterimeve ne Token Shqiptare eshte:QYTETERIMI MESDHETAR.
Ju femijet,niperit,Sterniperit e partizaneve Fitimtare Kurre,po kurre nuk do beheni te kulturuar,Jy lyheni me kulture.
Ju jeni llustraxhij te Kultures.. si gjithollogu Zeqo jevgu me 7 emra,ky fylozofi Fatos Tarifa,gjithe Mar-Eng-Leninat e Instituteve tuaja,Ato shurrat Masa misi masa me veshtrim pertej Horizontit.Uran Butka ju quan Opinge,Une ju quaj HARBUTE. Nuk behet Harbuti Zotni.Qe JU te paiseni me gjenialitetin shkencor te Cabeut,duhen aq kohe,sa ju desh majmunit te behet NJERI.
Ky Doriani, me qenë se babai i tij i vuri emrin Dorian, e di veten pasardhës i Dorëve të Peloponezit. Thotë ky: “Qyteti i Durrësit, i njohur si Dyrrhachium në kohën romake, ishte një ndër portet më të rëndësishme të Adriatikut, një pikë kyçe e rrugës Via Egnatia që lidhte Perëndimin me Lindjen, Romën me Konstantinopojën.” Po, o derdimen-kërriçi, ashtu është. Ama Dyrrhachët nuk kishin fare, po fare ama, lidhje me ilirët. Historianët e atyre kohëve shkruajnë se “dyrrahasit nuk dilnin jashtë mureve të qytetit, se përtej tyre ishin ilirët, TË EGËR dhe KUSARË”
Demo je shume bardhe e zi, nuk arrij te te deshifroj…sot je duke pire , se gjykimi yt eshte pak i mjegulluar. Ndersa ky me nder “Ladi” ( me shume emra) nuk ja vlen ti pergjigjesh, injoranca ne maje, lavazhtruria nga ai shtet qe u quajt rastesisht greqi dhe mos dija e faktit qe helenet e lashte mbaruan se qeni disa shekuj para Krishtit, na lane te shkruarat e tyre ne gjithe Mesdheun (por jo te gjithe popujt e Mesdheut ishin helene) , dhe pervec nje gjuhe te ruajtur nga kisha ortodokese nuk kishin asnje shenje tjeter as ne vete Athinen te kthyer ne nje province te harruar ne shekuj, te banuar nga shqipfoles dhe pa ndonje rendesi strategjike. Durresi apo Durrahu me cfare popullsie do ishte banuar valle kur ne mijera vjete ka jetuar e njejta popullsi ??? …Asgje , “Ladi’ me emra te ndryshem vazhdon misionin e tij “kultural” …pike e zeze . Jemi ne dhimokraci re pedhi mu
Ore mir ky doriani esh si esh, po i ka kryer dy studime. Po ju dy karat e pare ca pidhineropve keni mbaruar qe flisni me kaq kopetenc
Une mendoj se autori deshiron te ve ne dukje identitetin e lashte te qyteterimit Mesdhetar dhe shtron pyetjen nese Evropa deshiron te na pranoje ne, shqiptareve, si pjese integruese e saj. Por, akti i pranimit kalon ne nje ngerc shume te madh kulturor dhe filozofik, persa i perket kultures se “vone”, te vete Europes. ” Une mendoj, dhe per kete ekzistoj” i perket nhe filozofie te qyteterimit te hershem qe zbuloi te gjitha menyrat per gdhendur dhe shkruar neper papiruse, blloqe guri dhe mermeri, filozofine e mendimit, gje te cilen Europa u mundua ta kopjonte shume shekuj mbrapa neper letrat kopje te papiruseve te lashte. A do te na pranoje ne Europa? Ekzistenca dhe kultura shqiptare njihet ne shkrimet Homerike, por eshte shume e rralle kjo shprehje ne kulturen e Europes per ta theksuar si nje epoke te rendesishme te zhvillimit dhe emancipimit te demokracive te qyteterimeve te lashta. A do te na pranoje ne Europa ku historia e zhvillimit te qyteterimit te saj fillon me luksin e keshtjellave dhe pallateve mbreterore ne te cilen ” te mendoje” ishte dhimbje koke ndersa qyteterimi Mesdhetar i kishte dhene rendesi filozofise se mendimit si nje ” keshtjelle” antagoniste e ” keshtjellave te reres” se mendimit Europian i cili filloi evoluimin e tij kulturor vetem ne epoken e iluminizmit. A do te na pranoje ne Europa?? Perderisa ne si shqiptare te ruajme ato vlera te gdhendura si filozofi e mendimit dhe te identitetit, une do shtroja pyetjen:
” – A ekziston Europa kur mendimi i saj eshte inekzistent??!”
C’merresh me demon,se roit here pas here,megjithese ka nga ata qe thone ka roitur perfundimisht,nje cope katnari Shqipnie i duket vetja aristokrat me gjak blu si ata te Evropes,bashke me Uranin e co.
O Evropaqi eleniqi, që je viç i palëpirë (dmth njeri i pështirē) duket menjëherë. Unë të tregoj se çfarë shkruanin historianët e vjetër grekë dhe romakë, ti më përgjigjesh me Elenën pa kocaqe, apo me Fredin pa çaçkë. Epo dije o idiot, shkenca që të zhvillohet kërkon që vendi të jetë i hapur ndaj qytetërimeve të tjera, i begatë. Këto nuk i ka patur jo në kohë të pordhës, por as sot vendi ynë konservator