Mesfushori shqiptar me origjinë nga Kosova, Elvis Rexhbecaj është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i skuadrës së Augsburgut në Bundesligën gjermane.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjerman me anë të një komunikate, teksa i ka uruar mirëseardhjen 24-vjeçarit.
Rexhbecaj u transferua nga skuadra tjetër gjermane e Wolfsburg dhe ka firmosur kontratë 4-vjeçare.
Sezonin e kaluar, ai ishte i huazuar te skuadra e Bohumit teksa në Bundesligë regjistroi 32 aktivizime, por pa mundur dot të shënojë dhe asistojë.
o.j/dita