Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meta prezanton syzet me Inteligjencë Artificiale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Meta prezanton syzet me Inteligjencë Artificiale
AktualitetKurioziteteTeknologji

Meta prezanton syzet me Inteligjencë Artificiale

Published: September 18, 2025
Shpërndaje

Kompania teknologjike Meta ka prezantuar linjën e re të syzeve me Inteligjencë Artificiale. Në konferencën vjetore për zhvilluesit “Meta Connect”, drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg, njoftoi një sërë pajisjesh të reja në bashkëpunim me markat e njohura të syzeve, Ray-Ban dhe Oakley.

Ndër të tjera, Meta prezantoi edhe një byzylyk nervor që lidhet me syzet Meta Ray-Ban Display, duke u mundësuar përdoruesve të kryejnë funksione të tilla si dërgimi i mesazheve përmes lëvizjeve të vogla të dorës.

Kjo risi vjen në një kohë kur Meta, pronare e Facebook, Instagram dhe WhatsApp, përballet me kritika të vazhdueshme për ndikimin e produkteve të saj, veçanërisht tek fëmijët. Para audiencës, Zuckerberg e cilësoi teknologjinë si një “arritje shkencore të jashtëzakonshme”.

- Publicitet -

Syzet e reja Meta Ray-Ban Display janë të pajisura me një ekran me rezolucion të lartë dhe me ngjyra të plota në njërën lente, që mundëson thirrje me video dhe lexim mesazhesh. Ato gjithashtu përmbajnë një kamerë 12 megapiksel.

Zuckerberg shpreson që linja e re e aksesorëve inteligjentë të Metës do të shërbejë si platformë kryesore për integrimin e mjetit të saj të inteligjencës artificiale, Meta AI, në jetën e përditshme të njerëzve.

Analistët parashikojnë se syzet inteligjente mund të kenë më shumë sukses sesa projekti shumë miliardë dollarësh i Metës për krijimin e Metaverse, bota virtuale që synojnë të lidhin përdoruesit në një mjedis dixhital të përbashkët.

“Ndryshe nga kufjet VR, syzet janë një pajisje që përdoret çdo ditë dhe nuk janë të rënduara apo të bezdisshme”, tha Mike Proulx, drejtor kërkimor në Forrester. Megjithatë, ai shtoi se “Meta duhet të bindë shumicën dërrmuese të përdoruesve që nuk zotërojnë syze me AI, se përfitimet ia vlejnë krahasuar me koston.”

Edhe pse kompania nuk publikon të dhëna të sakta mbi shitjet, raportohet se që nga hyrja në treg në vitin 2023, janë shitur rreth dy milionë palë syze inteligjente. Modeli i ri Display do të dalë në shitje këtë muaj me një çmim prej 799 dollarësh (rreth 586 paund), ndjeshëm më i shtrenjtë se syzet aktuale të Metës.

Leo Gebbie nga kompania kërkimore CCS Insight shprehu skepticizëm për suksesin e këtij modeli të ri, duke theksuar se “Ray-Ban janë mirëpritur sepse janë të thjeshta për përdorim, diskrete dhe me çmim të përballueshëm”.

Zuckerberg prezantoi gjithashtu edhe modelin Oakley Meta Vanguard me çmim 499 dollarë, të synuara për entuziastët e sportit, si dhe gjeneratën e dytë të syzeve Ray-Ban Meta, me çmim 379 dollarë.

Aktualisht, Meta ndodhet në një periudhë investimesh të mëdha për të forcuar kapacitetet e saj në inteligjencën artificiale. Në muajin korrik, Zuckerberg njoftoi se kompania do të shpenzojë qindra miliarda dollarë për ndërtimin e qendrave të të dhënave për AI në Shtetet e Bashkuara, njëra prej të cilave pritet të ketë madhësinë e afro gjithë Manhattan-it.

Këto investime shoqërohen me fushata agresive rekrutimi për të tërhequr talente të nivelit të lartë nga kompanitë rivale. Meta ka deklaruar se synon të zhvillojë atë që e quan “superinteligjencë”, një teknologji AI që potencialisht mund të tejkalojë kapacitetet e mendjes njerëzore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?