Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meta si ‘banor’ i 313-ës: Kërkesa për të shkëmbyer letra, stërvitje dhe për të mos takuar Kryemadhin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Meta si ‘banor’ i 313-ës: Kërkesa për të shkëmbyer letra, stërvitje dhe për të mos takuar Kryemadhin
KronikeLajmi i fundit

Meta si ‘banor’ i 313-ës: Kërkesa për të shkëmbyer letra, stërvitje dhe për të mos takuar Kryemadhin

Published: October 28, 2024
Shpërndaje

Ilir Meta është një ndër “banorët” më të rëndësishëm të paraburgimit “Jordan Misja” ose siç njihet ndryshe “burgu 313” në Tiranë.

Për shkak të pozicioneve të rëndësishme që ka mbajtur në drejtimin e vendit, si president, kryeministër, kryeparlamentar dhe disa herë ministër, Meta tashmë nën arrest nën dyshimet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, është duke qëndruar në një sektor të burgut nën masa të posaçme sigurie.

Për të është parashikuar një plan i detajuar për të shmangur çdo incident për jetën e ish-kreut të shtetit.

- Publicitet -

Përgjatë këtyre ditëve të qëndrimit, dy prej të cilave në qelinë e observimit, Meta ka kërkuar të lejohet për të dalë në ambjentin sportiv që të ushtrohet në stërvitje.

Po ashtu ka kërkuar letra dhe stilolaps, me qëllim që të komunikojë mesa duket për çështje të rëndësishme me djalin e tij Besarin dhe të besuarit e tij në Parti.

Mësohet se ka qenë avokati i tij, Genc Gjokutaj që ka zhvilluar takime me ish-presidentin dhe ka shkëmbyer letrat.

Ai ka dërguar letra nga i biri dhe prej andej ka nxjerrë letrat e Ilir Metës.

Edhe pse përmbajtjet e letrave mbahen tejet sekret, mesa duket ish-presidenti ka vendosur të komunikojë në këtë mënyrë, për çështje të rëndësishme që lidhen me akuzat, strategjinë e mbrojtjes, por edhe mënyrën sesi do të drejtohet partia e Lirisë gjatë kohës që ai do të jetë në paraburgim, shkruan vna.

Veç Gjokutajt takim me Ilir Metën ka marrë dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili sipas procedurës ka komunikuar me të, nëse kishte ndonjë kërkesë apo shqetësim lidhur me qendrimin në qeli. Burimet thanë se Meta nuk ka shfaqur asnjë shqetësim.

Javën e ardhshme SPAK do të firmosë lejen që Ilir Meta të zhvillojë takime me familjarët.

Fakt është që kurrsesi ish-presidenti nuk do të pranojë takime me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, e cila po ashtu është nën hetim dhe nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Po says:
    October 28, 2024 at 11:03 am

    Nuk e di si funksionon ne shqiperi po eshte i denuari qe zgheth me ke do takim jo tjetri.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    October 28, 2024 at 11:39 am

    Pastë këmbën e mbarë, tërheqtë dhe kapo të partive të tjera që të shpëtojë një herë e mirë ky popull.

    Reply
  • mali says:
    October 28, 2024 at 12:30 pm

    Kete e morem vesh ,por na thoni kur do te behet gjyqi,apo do te shtyhet here pas here duke luajtur kukam-fshehtas deri sa te tejkalohet afati I paraburgimit dhe do te kaloje arest shtepie.
    Ashtu si po behet me Fatmir Mediun, Sali Berishen,Ahmetaj dhe ne fund lirojme kapobanden dhe I heqim sekuestrot e pasurive.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    October 28, 2024 at 12:53 pm

    Saliu si person mbi moshën 70 vjeç nuk i vendoset “burgu”.
    (Neni 230,pika 2 e Kodit të Procedurës Penale).

    Reply
  • Ilia says:
    October 28, 2024 at 2:29 pm

    Sa me shpejt ne burgun 313 edhe kryekusari Edi Rama dhe keshtu shpetojme nga kasta e vjeter.

    Reply
  • mali says:
    October 28, 2024 at 3:07 pm

    Ilia ,nuk eshte e lehte kjo pune.Duhet zevendes .Kete nuk e ben dot presidenti Begaj.
    Partite e reja ,diktatura Rama-Berisha ,po luftojne t’i lene erresire sepse keta perbindesha kane gllaberuar shtypin e lire dhe TV -te I kane kthyer ne estrade.
    Rastesisht ndoqa news 24 ku dy gazetare (moderatare si quhen sot)kishin vene ne mes avokatin Gjonkutaj( besoj se eshte shkruar drejt)dhe nuk kuptova perse e kishin ne interviste.Nuk e linin te fliste por jepnin opsoniet e tyre per ate qe pyesnin.
    Pra vete flisnin e vete degjonin.
    Ky nivel I ketyre moderatoreve eshte kudo ne TV-te shqiptare aq sa avokat Ngjela behet me te drejte nervoz duke u thene :Zonje, me ke thirur te me besh pyetje dhe une te pergjigjem apo ti te japesh mendimin tend per ceshtjen?
    Nivel shume I ulet profesional tek keto gazetare qe per te treguar se xhec jane ia shkeputin si Kau peles edhe ndonje shprehje ne anglisht.
    Akoma me keq kur ne nje studio jane 4 te ftuar dhe behet nje pazar I Roskovecit kur te gjithe bashke me drejtuesen thote sejcili idete e tija qe nuk meret vesh.
    Te ftuarit supozohen te jene njerez me shkolle dhe nuk u falet kjo.
    Prandaj gjithmone kam shkruaj e prape do te shkruaj.
    Lexoni libra,shfletoni internetin ne dobi te punes suaj.
    Kur del ne publik mos haro qe popujt jane te mencur dhe te vleresojne.

    Reply
  • Elton says:
    October 28, 2024 at 3:54 pm

    Ilia e keqa eshte ber vlla 80 e kusurvjet cfar nuk i kan ber ktipopulli plackitje pushkatim burgosje shpopullim dhjedhje fukarallek moshtrim e kan cuar zero dhe tani kan len vetem pleq

    Reply
  • Dursakja says:
    October 29, 2024 at 12:45 am

    Partinë e tij Meta do t’ia trashëgojë djalit, Besarit. ndërsa Sali Berisha,Argitës,tani merre me mend si do të shkojnë punët në Shqipërinë tonë. Pra Bes-Ar dhe Ar-gita, të gjithë arin e vendit do ta kenë në duart e tyre, dhe këtë Ar prindërit e tyre ja rrëmbyen shqipërisë, hajde po të duash jeto në këtë vend të të nxihet jeta.
    Vendimi për dënimin e tyre do të jetë momenti më i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve tanë. Kjo është moment historik vendimtar për ne.

    Reply
  • Njazi Zebi says:
    October 29, 2024 at 2:57 pm

    Me 14 muaj burg per 233800 fraga ari qe vodhi punonjesi i bankes se Durresit ne1931 ju shtuan nja 3 vjet se nuk i ktheu 33000 frangat e tjera duket sa qesharake .Iliri ne burg na kekoka dhe gjimnastike!Saliu eshte plak e nuk na e mbakeka burgu .Duhet gjykata te shoh disa rrethana lehtesuese per POLITIKANET pasi grinden me grate o duhet te vjedhin per tu plotesuar teket joshese ose divorci siç beri Nano dhe Rama .

    Reply
  • Ladi says:
    October 29, 2024 at 3:09 pm

    Genc Gjokutaj është një derr i dhjamur që dikur në kohën kur sali maloku ishte president ky qenbiqeni ishte prokuror dhe me urdhër të malokut dënoi F Nanon pa fakte me 12 vjet burg.Ky si shërbëtor i saliut tani është avokat i tij për ta mbrojtur këtë kriminel që duart i ka të lara me gjak shqiptarësh si më 1997 kur dogji Shqipërinë dhe vrau mbi 3000 njerëz duke hapur depot e armëve,1998 bëri grusht shteti,më 15 Mars 2008 hodhi në erë Gërdecin duke vrarë 26 punëtor të fabrikës së demontimin dhe banor të fshatit për pangopësinë dhe korrupsionin e të birit.Në 2011 po me urdhër të këtij padrinoje të mafies shqiptare pushkatoi 4 protestues paqësor kur protesta kishte mbaruar.saliu po të më pyesësh mua duhet gjykuar për krimet që përmënda më lart jo për vjedhje e korrupsion familjar.

    Reply
  • Mallakastrioti says:
    October 30, 2024 at 8:44 pm

    Me ne fund po shohim drejtësinë ne kte vend,
    Un personalisht jam i gëzuar dhe per dicka tj qe shqipria po shkon drejt antarsimit por dicka q spo kuptoj jan kta derrat e politikes q akoma po i ndjekin kta dele popull e protestojn per kriminelat e burgut,o njerëz kur do e kuptoni q po e ngadalesoni procesin nuk po e shpejtoni,,populli do perendimin dhe pik,,sna intereson shum kush e fut shqiprin ne Europë edi rama apo sali berisha,,po q darfha e ka bishtin pas kta tgjith jan t korruptuar dhe tgjith do ven te spaku nje dit por na lini te futemi ne europ silluni si qytetar europian q ta meritojm europen,,,,e vetmja gj q mund t bj populli esht te dali n protest kundra ktyre akteve makabre qe esht duke ber opozita,,por spo them t dalin ata te ps,,por t dalim ne qe jemi neutral partiak q skemi ngjyra por duam europen,,,na lini te shkojm ku kemi vendin mos na pengoni rrugen se sju kemi votuar per karriken tuaj por per mirqenien tone

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?