Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mevlan Shanaj tregon historinë prekëse të aktorit Mihal Stefa: Jetonte vetëm në një kasolle e s’ankohej
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Mevlan Shanaj tregon historinë prekëse të aktorit Mihal Stefa: Jetonte vetëm në një kasolle e s’ankohej
Kulture

Mevlan Shanaj tregon historinë prekëse të aktorit Mihal Stefa: Jetonte vetëm në një kasolle e s’ankohej

Published: August 24, 2022
Shpërndaje

Nga Mevlan Shanaj

 

Mihal Stefa!

- Publicitet -

Me aktorin e madh të karaktereve të vogla kam një lidhje shumë të veçantë! Më kishte goditur interpretimi i tij te “Hamleti” në rolin e varrmihësit! Dhe dihej ajo qetësia vetmia e tij!

Më erdhi rasti ta kem pranë në studio gjatë xhirimit të filmt “I teti në bronx” Unë isha i shtrirë në shtrat i plagosur, sipas skenarit vijnë prindërit natën për të takuar djalin, nga një trajstë leshi nxori dy kokrra mollë duke më qëndruar pranë shtratit.

Mënyra e afrimit të tij zgjatja e dorës me ato dy mollë, për mua që nuk kisha njohur një dashuri babai, më dha emocion jo si në film, por si një xhest jete që po e provoja për herë të parë! Ai ishte një aktor që të sillte jetën! Në mbyllje të filmit, në epsodin e fundit ai thoshte: Sikur ta marrim sonte në shtëpi djalin, duke u drejtuar nga busti i bronxuar!

Unë edhe në këtë episod sa herë që e shikoja përjetoja një emocion tjetër që ma shkaktonte interpretimi i gjallë i “babait” Mihal Stefa. Më ngjiti ai personazh i tij sikur ma risollli babanë e ikur që në moshën 3 vjeçare. Pata në jetë një si dhuratë prej filmit, po e shikoja si baba!!!!Ja kisha këtë “si borxh “dhe pasi kisha filluar punë në TVSH vendosa të bëja portretin e parë të një artisti!

Ky do të ishte Mihal Stefa. U interesuam dhe në një zonë krejt të varfër te Vorri i Bomit mes disa vjetërsive gjetëm “banesën” e Mihal Stefës. Njerëzit që pyetëm na drejtuan te një gjë që as shtëpi nuk ishte, një si haur me qerpiçë apo si me kartona.

Të dukej si e përshtatshme për ndonjë bagëti! Nuk ishte vetëm habi, por krejtësisht e pabesueshme ajo që po shikonim. Më priti me një dashuri të veçantë dhe duke gërrmuar nxori nga një si kuti gazetat e hershme që kishte filluar me grupet amatore në Korçë deri në fotot e ditëve të fundit!

Mihal Stefa jetonte i vetëm i izoluar, nuk kishte krijuar familje. Bibla, Librin që e kishte shoqëruar gjithë jetës e mbante nën jastëk, i thënçin. Këtë libër e lexonte për natë dhe ngjitur me të kishte me shkrim dore rolin e radhës!

Ky do ishte dokumentari im i parë që nuk arrita dot! Është peng i jetës sime, më pas kam bërë për artista rreth 10 dokumentarë, por për atë që u nisa nuk arrita. Pengun nuk e shlyej dot! Çfarë trishtimi më dha jeta e artistit të vetmuar! Më të madhit në rolet e vogla!

Ndoshta thënia: Se nuk ka rol të madh apo të vogël, por ka artist të madh apo të vogël me siguri është thënë për këta aktorë që kanë mbetur të pavdekshëm!Do doja të ishte thënë për asketin tim Mihal Sefa, artisti që nuk arriti të krijonte familje, që jetonte në vetminë e tij me Biblën , të vetmen mike të përnatëshme besnike! Nuk mësova gjë pse kishte bërë atë zgjidhje. Ai nuk tregonte, ai nuk dinte të ankohej!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    August 24, 2022 at 12:40 pm

    Ishte nje misherim i vuajtjes njerezore.
    As ka nxjerre as ka per te dale ne skenen dhe kinemane shqiptare nje Figure tjeter JETESORE si Mihal Stefa.Te madh nuk te bejne sarajet e Surrelit,as Vilat e Lalezit.Te madh te ben Vepra qe le pas.
    Edhe Ai Nuuuja i heshtur,,edhe Ai babai i vuajtur i Mevlanit,,jane te nivelit boteror te veprave te pashlyera te kimematografise psikologjike,si Maria Oktober,Hamleti i Lorenc Oliverit,Gjueti e Ndaluar,Keshtjellari i Zhan Gabenit,.Kinematografia shqiptare ka qene teper fshatareske dhe zhurmanjose per te mbajtur nje Portret kaq jetesor te Niveleve boterore.
    Po pat mbetur ndonje gjurme nga ajo kasolle e mjere ku jetoi Mihal Stefa,bejeni muze dhe shkruani:Ketu jetoi Gjenia i Heshtur i Teatrit Kombetar.

    Reply
  • berka says:
    August 24, 2022 at 8:14 pm

    Fix si shkruan komentuesi demo. Por nuk na ndricoi aktori shanaj se kush e ndaloi te bente dokumentar per Stefen? Askush!

    Reply
  • Margarita says:
    August 25, 2022 at 3:17 am

    Demo dhe Berka, jam plotësisht dakort me çfarë keni shkruar. Keni shprehur edhe opinionin tim për këtë figurë jo të zakonëshme të teatrit dhe artit kinematografik.
    Sa bukur e ke thënë i dashur Demo; “Gjeniu i heshtur i Teatrit Kombëtar.”
    Dhe unë po bëj të njëjtën pyetje si Berka.
    Kush të ndaloi, o Mevlan?

    Margarita, Toronto.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?