Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “M’i vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve të qëlluar me çifte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “M’i vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve të qëlluar me çifte
KronikeLajmi i fundit

“M’i vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve të qëlluar me çifte

Published: August 11, 2025
Shpërndaje

Pronari i kuajve që u qëlluan me çifte në Llogara, ka shpërthyer në lot dhe pikëllim para mediave për ngjarjen e rëndë.

Ksenofon Konomi ka rrëfyer detajet e ngjarjes, duke thënë se policia nuk ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht denoncimit të tij.

Ai apelon që ngjarja të hetohet me urgjencë dhe autorët të vihen para drejtësisë.

- Publicitet -

“Siç kam thënë dhe para dy javësh, nga 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogarasë, janë goditur me armë gjahu, me çifte. Janë gjetur plumbat në trupin dhe kurrizin e kafshëve. Me veterinerin kemi shkuar, përveç policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje”, thotë ai.

Ai tregon se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për sulm nga kafshë të egra, por tronditja ishte e madhe kur pa plumbat në shpinën e kafshëve.

“Më kanë prekur thellë. Me ata kuaj mbaja familjen dhe punën time, transportoja turistët. M’i vranë vetëm se pinin ujë te lerat. Dua që autorët të ndëshkohen,” është shprehur Konomi. Përderisa gjen kafshët me plumba në kurriz, ku nuk të shkon mendja. Fillimisht mund të ishin dyshime se i kanë ngrënë kafshët e egra, po ku ka kafshë të egër me plumb në gojë? Kam shumë për të thënë, po nuk flas dot, jam në gjendje shumë të keqe. Ata kishin tetë vjet atje dhe s’i kishte ngacmuar njeri. Nga na doli kjo kafshë me pushkë në gojë? Zoti qoftë dëshmitar. Çfarë konkurrence?! I qëlluan për 5 kuintal ujë… M’i vranë vetëm se pinë ujë te lerat”, tha ai.

Sipas pronarit të tufës, 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu. Katër prej tyre kanë ngordhur menjëherë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në zonë, disa të lënduar dhe disa drejt ngordhjes për shkak të plagëve.

Konomi ka gjetur mbetje të kuajve pranë lerës dhe në periferi të stanit, me gjak të mpiksur, që tregojnë se ngjarja ka ndodhur së fundmi.

Sipas tij, pavarësisht se autoritetet janë njoftuar menjëherë, policia nuk ka shkuar në vendngjarje për të kryer verifikimet.

Në komunikatën zyrtare, policia ka raportuar vetëm për një kalë të plagosur, ndërsa autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë.

Pronari thekson se ka qenë gjithmonë në dispozicion të policisë dhe se këta kuaj janë përdorur për transport dhe ndihmë gjatë zjarreve të verës së kaluar.

“M’i vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve të qëlluar me çifte pic.twitter.com/xDavL9qfE3

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 11, 2025

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Na myten says:
    August 11, 2025 at 1:26 pm

    Sulm nga kafshe te egra eshte. Nga kafsha me e egër, shqiptari me pushke. Trim me pemët dhe kuajt.

    Reply
  • demo says:
    August 11, 2025 at 1:30 pm

    Edhe sikur nje te jete vrare,.Edhe vetem Ai kale me sacme ne qafe,mjafton te prangoset krimineli qe qelloi.Di krijesa hyjnore se uji eshte ne leren e rivalit,eshte prone private dhe nuk eshte ne prone publike.

    Reply
  • Shtet sharabajga qe ben sehir says:
    August 11, 2025 at 2:20 pm

    O shtet pitdhmoterr, jepi drejtim pra, VEPRO! E njoh kte robin dhe eshte njeri indershem qe nxjerr buken e gojes me djerse.

    Reply
  • AvdulHamit caravastaja says:
    August 11, 2025 at 9:21 pm

    Shyqyr qe se hengri i zoti .nga ca palo vlonjate Cfare nuk pret ..

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 12, 2025 at 4:39 am

    E padëgjuarë: Vriten kafshë-pune të BUTA E JO TË EGRA se pin UJI.? Vallë do të ket njërz të tillë në PLANET.? Kur,edhe për kafshët e EGRA ka një ligj për mbrojtjen e FAUNËS.!
    A mos kjo është SËMUNDHE NGJITSE QË SHQIPOT E KËQIJ VRASIN NJËRI-TJETRIN POR EDHE KAFSHËT E ÇDO LLOI.!?
    Deri kur do të zhduket HAKMARRJA në Shqipëri.?
    A e dini se kush preferon skoma KANUNIN E L.DUKAGJINIT NË SHQIPËRI.?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  • Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë
  • I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  • Aksident tragjik në Lezhë–Milot, automjeti përplaset me kamionin, një viktimë dhe dy të plagosur
  • INSTAT: Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Komentet e Fundit

  1. Flamur,Struga on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. J on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Ela on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Artan on RaBexit!
  5. Ilir Troplini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?