Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda
AktualitetVetting

Ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Published: December 20, 2025
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar zyrtarisht Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, Ilir Përdeda.

Në shkresën e firmosur nga Lamallari argumentohen shkeljet që ka kryer gjyqtari.

Konkretisht gjyqtari Ilir Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin e arsyetuar duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi.

- Publicitet -

“Moszbardhja e vendimit të arsyetuar nga ana e gjyqtarit prej 1 viti, përbën një vonesë të konsiderueshme, e cila ka penguar palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi. Duke mos patur palët vendimin e arsyetuar të gjykatës, kryerja e ankimit vështirësohet, pasi nuk dihen argumentet me të cilat gjykata rrëzoi pretendimet e palëve, apo të palës që nuk është dakord me vendimin”, thuhet në shkresën e firmosur nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Vendimi nga gjyqtari është marrë më datë 18.12.2024 dhe deri më datë 10.12.2025 nuk është depozituar ende në kryesekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

“Nga hetimi administrativ i kryer nga ana jonë nëpërmjet marrjes së informacionit nga kancelarja Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë rezulton se: dosja gjyqësore që i përket vendimit të sipërcituar, deri në datë 10.12.2025 nuk është dorëzuar ende pranë zyrës së kryesekretarisë nga gjyqtari i çështjes Ilir Përdeda, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme të komunikimit të vendimit palëve në proces. Pra, nga data e shpalljes së vendimit përfundimtar në seancën gjyqësore të datës 18.12.2024 e deri më datë 10.12.2025, ka një diferencë kohore prej rreth 1 viti”, thuhet më tej në kërkesën që i ka shkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Palët paditëse në këtë gjyq civil janë: Fran Bushpepa, Marte Bushpepa. Të paditur janë Drane Përlleshi, Anton Pjetri, Xhuana Pjetri dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Shkelja që ka kryer gjyqtari pamundëson dhënien e drejtësisë brenda një afati të arsyeshëm kohor, për një proces të rregullt ligjor, prandaj Ministri i Drejtësisë vlerëson se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të nenit 308 të Kodit të Procedurës Civile.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • SALAMANDA says:
    December 20, 2025 at 11:28 pm

    Me cubin Ilir Perdeda dhe mungesen alarmante te kultures juridike dhe ndergjegjes qytetare e profesionale te tij kam pasur pune 2-3 here gjate ketyre dhjete viteve te fundit. Mungesa e pergjegjesise se tij qytetare dhe zyrtare jane fatkeqesi per qytetaret e shumte, ceshtjet e te cileve ai ka gjykuar. Per njerin nga rastet ( ne te gjitha rastet qe kam pasur te bej me kete gjyqtar, ai ka marre vendime qe ia kane rrezuar gjykatat e shkalleve me te larta ) jam ankuar edhe ne Komisionin e shkalles se pare te Vetingut dhe prej tyre mora pergjigjen se une kisha te drejte dhe se rasti ne fjale i ishte percjelle KLGJ-se por ata s’e kishin konsideruar te mjaftueshem per ta larguar nga organet e drejtesise ( megjithese kishte pasur edhe ankesa te qytetareve te tjere, te vleresuara si te drejta ).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  • Debati për lumin Ibër, Gjuric replikon me Ramën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë
  • Ministri replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime
  • U arrestua për zjarrin e madh në malin e Krujës, Prokuroria e Tiranës liron 74-vjeçarin
  • 25 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 5 prej tyre aktive

Komentet e Fundit

  1. Mësuesi i fillores on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  2. Dashi on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  3. Mësues historie on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  4. Dashi on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Dashi on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?