Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Drejtësisë shpjegon se si do bëhet transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Britania. Kostot dhe kriteret e dakordësuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministria e Drejtësisë shpjegon se si do bëhet transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Britania. Kostot dhe kriteret e dakordësuara
AktualitetKronikeKryesoreShoqëri

Ministria e Drejtësisë shpjegon se si do bëhet transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Britania. Kostot dhe kriteret e dakordësuara

Published: July 21, 2023
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri sot publike disa detaje të rëndësishme mbi marrëveshjen për transferimin e të burgosurve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Transferimi do të bëhet me dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë që të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri në IEVP-të tona pranë familjarëve dhe familjeve të tyre

Këto të dënuar nuk do të vijnë të gjithë përnjëherësh. Ky proces do të kushtëzohet nga vendimet e konvertimit dhe të njohjes që do të bëjnë gjykatat shqiptare, por edhe nga kapacitetet e lira që ne do të kemi në institucionet tona të vuajtjes së dënimit

- Publicitet -

Do të vijnë në grup. Sapo të vijë grupi i parë autoritetet e burgjeve do të marrin pagesat për grupin e parë të dënuarve që do të transferohen dhe më pas Ministria e Drejtësisë do t’i hapë rrugë grupit tjetër. Gjithmonë në varësi të vendimeve që do të japin gjykatat shqiptare

Deklarata e ministrit Manja

Të mërkurën e 19 korrikut qeveria miratoi marrëveshjen zbatuese për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar”.

Baza e kësaj marrëveshjeje janë parimet e humanizmit të ri integrimit dhe risocializimit të të dënuarve shqiptarë në shoqërinë shqiptare. Kjo marrëveshje pason marrëveshjen e vitit 2021 që është ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë, po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar

Së pari, kjo marrëveshje ka si bazë dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë që të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri në IEVP-të tona pranë familjarëve dhe familjeve të tyre”.

Së dyti, në zinxhirin e institucioneve që përfshihen në këtë proces, sipas kësaj marrëveshjeje, përveç Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe homologëve tanë në Britani, është dhe gjykata shqiptare, e cila do të bëjë njohjen dhe konvertimin e dënimit të dhënë nga gjykatat britanike, për çdo të dënuar sipas legjislacionit shqiptar, për të gjitha efektet e vendimeve të dhëna nga drejtësia britanike. Nuk do të ketë shmangie nga dënimi për asnjë person që transferohet nga Britania në Shqipëri

E treta, dhe që është shumë e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se këto të dënuar nuk do të vijnë të gjithë përnjëherësh. Ky proces do të kushtëzohet nga vendimet e konvertimit dhe të njohjes që do të bëjnë gjykatat shqiptare, por edhe nga kapacitetet e lira që ne do të kemi në institucionet tona të vuajtjes së dënimit

Po, për efekt të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, sa i takon efekteve financiare, pavarësisht se gjykatat shqiptare mund t’i japin këto vendime individuale në kohë të ndryshme, ne kemi rënë dakord me palën britanike  që ata do të vijnë në grup. Dhe sapo të vijë grupi i parë, qeveria shqiptare, autoritetet e burgjeve do të marrin pagesat për grupin e parë të dënuarve që do të transferohen dhe më pas Ministria e Drejtësisë do t’i hapë rrugë grupit tjetër. Gjithmonë në varësi të vendimeve që do të japin gjykatat shqiptare

Pjesë e kësaj marrëveshjeje janë të dënuarit shqiptarë, që japin pëlqimin për të ardhur në Shqipëri, por marrëveshja parashikon si rast përjashtimor edhe mos dhënien e pëlqimit. Janë ato raste, kur drejtësia britanike, përveç dënimit me burgim ka shqiptuar edhe si dënim dëbimin nga Britania e Madhe

Në këto raste, sipas kësaj marrëveshjeje, autoritetet britanike mundet që t’i përcjellin autoriteteve shqiptare njohjen dhe konvertimin e dënimit edhe pa pëlqimin e të dënuarve. Dhe kjo është e shprehur edhe në marrëveshjen e 2021-shit, por edhe në marrëveshjen që ne kemi arritur në maj të vitit 2023 dhe që tashmë është dokument zyrtar dhe i aksesueshëm për publikun, pasi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?