Ministria e Ekomonisë, Kulturës dhe Inovacionit deklaroi sot se kontrata e qirasë e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 nga kompania “Fokus Media News”, i referohet një pasurie tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm nga pasuria objekt i vendimeve gjyqësore dhe që nuk i është kaluar “KAYO” sh.a.
Pra janë dy kontrata të ndryshme, ku në të parën tashmë ka vendim të formës së prerë dhe nuk ka kontratë të firmosur, kurse për të dytën ka një kontratë deri më 2033, por që është një territor tjetër.
MEKI konfirmoi sot me një reagim zyrtar se ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni zyrtar i regjistrit kadastral dhe nga planet e rilevimit, të cilat tregojnë qartë se bëhet fjalë për njësi pronësore të ndryshme.
“Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a. Në dallim nga kjo, pasuria që i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12.3.2025, ishte fillimisht e dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke pasur kundërpalë Shoqërinë “Focus Media News”, shprehet ministria ndër të tjera, duke ofruar transparencë për këdo dhe apeluar për publikim sa më të saktë të informacionit.
Bëhet me dije se edhe pasuria e dytë është gjithashtu në pronësi të shtetit dhe ndodhet në zonën kadastrale nr. 8170, pasuria nr. 10/304, me sipërfaqe trualli 13,922 m², pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në Shkozë.
Për këtë pronë ekziston një tjetër kontratë qiraje e lidhur në vitin 2013 dhe e ndryshuar me aneks në vitin 2016 ndërmjet MFE, sot Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Panorama Group Sha., me kohëzgjatje deri në 2033. Dhe nuk është kjo pasuri që po kalon në shoqërinë KAYO, por tjetra për të cilën ka vendim gjykate të formës së prerë.
Burimet sqarojnë se kjo godinë, për të cilën është lidhur kontrata e vitit 2013, është ajo ku ushtron aktivitetin kryesor News 24, ku ndodhen studiot, regjia dhe mjediset e gazetarëve. Pra sipas burimeve, aktiviteti televiziv mbetet i pacënuar nga vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Apelit, i cili lidhet veten me godinën e bllokuar sot dhe ku zhvillohet kryesisht aktiviteti administrativ i shoqërisë.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit:
“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në vijim të interesit të lartë publik dhe për sqarimin e opinionit mbi pretendimet e paraqitura nga Shoqëria “Fokus Media News” lidhur me të ashtuquajturën vazhdimësi të kontratës së qirasë deri në vitin 2033, bën me dije sa vijon:
Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a.
Pasuria në fjalë është gjithashtu në pronësi të shtetit dhe ndodhet në zonën kadastrale nr. 8170, pasuria nr. 10/304, me sipërfaqe trualli 13,922 m², pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në Shkozë. Për këtë pronë ekziston një tjetër kontratë qiraje e lidhur në vitin 2013 dhe e ndryshuar me aneks në vitin 2016 ndërmjet MFE, sot Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Panorama Group Sha. me kohëzgjatje deri në 2033.
Në dallim nga kjo, pasuria që i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12.3.2025, ishte fillimisht e dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke pasur kundërpalë Shoqërinë “Focus Media News”.
Kontrata e qirasë e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 i referohet një pasurie tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm nga pasuria objekt i vendimeve gjyqësore dhe që nuk i është kaluar “KAYO” sh.a. Ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni zyrtar i regjistrit kadastral dhe nga planet e rilevimit, të cilat tregojnë qartë se bëhet fjalë për njësi pronësore të ndryshme.
Çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta ose të lidhura, përfshirë referencat ndaj kontratave të tjera të qirasë, përveçse e pabazë është edhe një dizinformim nga ana e një media-je që duhet të tregojë të vërtetën. Asnjë interes material i pronarëve nuk e justifikon keqinformimin!
Pra janë dy gjëra e dy kontrata krejt të ndryshme dhe kjo e dyta nuk ka asnjë ndikim mbi vlefshmërinë, legjitimitetin apo ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë që detyrojnë lirimin e menjëhershëm të pasurisë së kaluar nga Këshilli i Ministrave shoqërisë “KAYO” sh.a., për realizimin e objektit të saj të aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rikonfirmon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave, si dhe se pasuria është e regjistruar qartësisht si njësi e veçantë pronësore, pa lidhje me asnjë pronë tjetër të dhënë me qira përmes kontratave të ndryshme.
MEKI mbetet e hapur për çdo sqarim e informacion në interes të informimit korrekt të opinionit publik dhe të gjithë të interesuarve”.
j.l./ dita

Deshiroja te thoja qe News24 por edhe shume Media te tjera jane si ndermarje bisness dhe gjobvenie, edhe paraberes te fuqishem! Si i beri parate Frangaj dhe Fevziu? A nuk jemi deshmitare te genjeshtrave, te shpifjeve, te krijimit e lajmeve te reme, presioneve ose me jep nje shume te caktuar parash ose do te nxjerrim sekretet e tua! Genjeshtra per Ramen dhe qeverine e tij, per Saliun udheheqesin historik te PD,Po Eni po Fatos Lubonja dhe shume te tjre! Fatosi mund te ndryshje historine dhe te flase per tre banda se sa per nje bande etj etj! Good Job drejtesia Shqiptare sepse duan t’ja veshin Rames?!!
Bysneset,Oligarket,Bossat e droges i perdorin Mediat ne pronesi si ARME per te shantazhuar pushtetin. Nuk paguajne qera,uje,drita,taxa dhe Detyrimet ne shtet si gjithe byzneset e ligjshme.Gazetaret,pamvaresisht se duken si llogarikerkues te Rregullit dhe Ligjit,,PUNOJNE NE TE ZEZE.Nuk u paguhen sigurimet shoqerore nga Pronaret. Kur i sherbejne pushtetit ,pronaret e Mediave perfitojne Troje Ndertimi,Siperfaqe ne vende Turistike,Resorse ne Bregdet,Privatizime me 1 Euro te Prones Publike,si ka perfituar i siperpermenduri. Ku ti kapesh keta? Per mua eshte me i ndershem Organizata kriminale i atij Drogaxhiut qe kishte bere 23 miljard Euro me Trafik nga Amerika Latine ne Hamburg,Anverse,se keta Pronaret e Mediave qe dalin Aksionere ne Inceneratorin e Tiranes.Se keta vjedhin Taxat Tona.
Edhe njehere per Fatos Lubonjen me pseudonimin “Qorri”! Ky njeri shkateroi veten! kemi qene ne shkolle te mesme bashke! E shpune ne Superfosfatin e Lacit per riedukim, te kisha qe une do te me kishin futur nr burg! E di Tosi historine e vitit 1971 ,ne mos gabohem! Ishte nje idhullat tane! Miropo kur e futen brenda me vone tha se arsyeja ishte librat e tij antiregjim qe i kishin gjetur ne tavanin e shtepise! Jo arsyeja ishte se i llapte shume goja! Pse nuk i botoi me kurre Tosi,Qorri, pas 1990 keto libra! Arsyeja eshte e thjeshte : nuk kane egzistuar kurre”! Ishte shok me Ramen por Tosi eshte Tos! Gjithmone ka thene “une dhe Rama”! Por Rama u be k/minister dhe Tosi ngeli rrogetar i Eni Vasilit, nje sherbetore e Mysebelliut! Tani thote se “Rama e mbylli News 24” njelloj si Agon Channel se Qorri punoka aty! Zoti te merre mendte Tosi!
Dy Pronare Mediash kane cfryre Tullumbacen E News 24 Media e Lire dhe e Ndershme.Keta jane Nikolle Lesi dhe Mero Baze.Nikolla i thote:Mos ma krahaso me djegjen e Koha Jone nga Banditet e SHIKUT ne 1997,se :
As te dogjen,as te vrane
Por s`ke paguar Qerane.
Mero i thote: Irfan Hysenbelliu u hoq nga Lista e Mediave te Privilegjuar.
Drejt Leon dhe SPAK .
Deri ne vitin 2033,Arben Ahmetaj mbeshtetes i medias se lire si Arben Malaj ne 2003,hahaha,japin pasurine publike jo shtepine e vet.Ky eshte korrupsion dhe keta jane Oligarket.