Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja e Jashtme gjermane: Të mos humbasim kohë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministrja e Jashtme gjermane: Të mos humbasim kohë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në
AktualitetBote

Ministrja e Jashtme gjermane: Të mos humbasim kohë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Published: July 2, 2022
Shpërndaje

Ministrja e Jashtme gjermane dhe kolegia e saj sllovene druajnë se pa afrimin e shpejtë me BE-në Rusia dhe Kina mund të fitojnë shumë terren në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shpreh sërish pro hapave të shpejtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për t’u integruar dhe për t’i afruar njerëzit, tha politikania e Partisë së Gjelbër pas bisedimeve me ministren e re të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, (01.07.) në Berlin. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë jo vetëm gjeografikisht në mes të Evropës, por edhe politikisht.

- Publicitet -

Asnjë hapësirë depërtimi në Ballkan

“Në Ballkan nuk duhet të krijohet asnjë hapësirë, ku mund të depërtojnë dhe të hedhin rrënjë Rusia apo aktorë të tjerë,” tha Baerbock. Përveç Moskës edhe Kina po përpiqet që të fitojë një ndikim më të madh në Ballkanin Perëndimor. Nga ana e saj Tanja Fajon theksoi mbështetjen e Sllovenisë si anëtare të BE-së për perspektivat e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit.

Tanja Fajon und Annalena Baerbock Tanja Fajon dhe Annalena Baerbock
Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë në faza të ndryshme të afrimit me Bashkimin Evropian. Ndërsa negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi tashmë kanë filluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë statusin e kandidatit, por Bullgaria po bllokon fillimin e negociatave. Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk e kanë ende statusin e kandidatit.

Bosnje-Hercegovina rasti më i vështirë

Baerbock tha, se në samitin e javës së kaluar Bashkimi Evropian nuk arriti të vendoste lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sikurse kishte premtuar. Kurse lidhur me Bosnje-Hercegovinën ministrja tha se për shkak të situatës së brendshme politike nuk pritet ndonjë vendim për statusin e kandidatit. Në Bosnje-Hercegovinë po intensifikohet kursi i shkëputjes së Republikës Serbe (Republika Srpska) të Bosnjës nga shteti i përbashkët, që përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Srpska./DW

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora
  • Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian

Komentet e Fundit

  1. Dashnor Osmani on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. ANA on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  3. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  4. Ethem Lalaj on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  5. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?