Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mirë që jam fajtor pa fakte, po i dënuar pa gjyq pse?!”, Veliaj: Përndjekësit Bani e Dado tani më vjen keq t’i lë vetëm…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Mirë që jam fajtor pa fakte, po i dënuar pa gjyq pse?!”, Veliaj: Përndjekësit Bani e Dado tani më vjen keq t’i lë vetëm…
Kronike

“Mirë që jam fajtor pa fakte, po i dënuar pa gjyq pse?!”, Veliaj: Përndjekësit Bani e Dado tani më vjen keq t’i lë vetëm…

Published: March 3, 2025
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu mbi procesin hetimor të ngritur ndaj tij, të cilin e quan një burgosje pa gjyq.

Postimi i plotë i Erion Veliajt

27 vjet vetmi

- Publicitet -

Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.

Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon.

Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja:

Po në burg pse jam?

Thosh edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore.

T’i marrim me rradhë:

Rreziku i ikjes

Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:

“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.

Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen.

Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”.

E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?

Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.

Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore.

Ju dua të gjithëve!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Ppsh says:
    March 3, 2025 at 3:37 pm

    Hahaaaaa postimi i kujt?
    Ku po shkonka lali eri me kete makine te zeze?
    As propagande nuk dini te beni

    Reply
  • Tani says:
    March 3, 2025 at 3:41 pm

    Je ne burg sepse mund te fshehesh provat

    Reply
  • lato says:
    March 3, 2025 at 3:59 pm

    Ti nuk je Kafka,por je Edmond Dantesi,qe e burgosen me nje leter Anonyme,per ti marre Mercedesin.

    Reply
  • kolegu i SPAK says:
    March 3, 2025 at 4:06 pm

    Edhe gjygj do ta kesh por duro se nuk je UFO qe te te behet gjygji brenda muajit…
    …ti si embelsira qe ruhet per ne fund edhe gjygjin ne fund do ta kesh nga ata pra, tuajit “koleget e SPAK” !

    Reply
  • Katiu says:
    March 3, 2025 at 6:06 pm

    Stili në të shkruar , ironitë , fjalori që përdor , argumentet që paraqet, janë identike me ato të kryellafollogut Rama .
    Djalë , po bëhesh qesharak . Kij durim, thuaji këto para gjykatës , sot këto janë shprehje dëshpërimi , dëshmojnë pafuqi , jo potencë …….

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    March 3, 2025 at 6:32 pm

    SPAK u respektua nga shumica e shqiptareve kur veproi ndaj Saliut dhe dhendrit te nje afere qe tregòi 19 kulla dhe dhjetra banesa te Argites brenda e jashte vendit,e rriti besimin me ceshtjen ndaj Metes e Kryemadhit por reagimi ndaj ceshtjes Veliaj dhe Xoxes eshte i kundert.Populli eshte shume me i thelle dhe i mencur se sa e mendojne politikane apo magjistrate.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 3, 2025 at 6:42 pm

    @Abdul BAJGA:

    Per SPAK te gjitha Kafshet ne fermen e Kafsheve jane BARABAR, por DERRI Erion Veliaj eshte me BARABAR se Kafshet e tjera dhe mund te shkruaje nate e dite dacibao me Griselden e Kavajes duke anatemuar prokurorin si:

    QEROS, PERVERS, ZVARRANIK, LUNATIK, FUKS, SIGURIMS, KAFKE, SHOLLE…

    He mo BAJGE si te duket ty kjo BARAZI?

    Reply
  • Artemis says:
    March 3, 2025 at 6:53 pm

    O Abdul Dibra që kujton se përfaqëson popullin, për Erjonin është gëzuar 90% e Shqipërisë o xhan , më shumë edhe se sa për Saliun ( pavarësisht se për mendimin tim personal, për Saliun duhet të kishte konsensus 100% që duhet t’a mbylli jetën e mbetur në burg) , ama kush mbron erjonin është thjesht vemje , si arditi dhe nojzi që thjesht ka përfituar nga lekët që ka vjedhur lali. Dosja lalit është super e kopsitur o dallkauka se vilën e “vjerrit” biznesman pse e mbante në emër të firmës dhe jo të vjerrit (fshehje flagrante e pasurisë , vepër penale) . Gjithsesi më mirë vazhdoni insistoni që lalit i kanë rënë në qafë se është burr i ndershëm (mbasi para tij janë arrestuar të gjith drejtorët e bashkisë , rast i paprecedent) se kështu po e katandisni vetë ju që kujtoni se e mbroni në nivelin e saliut sa i takon neverisë popullore. Se harrova dhe diçka deri sa po negocionte me ols dadon (se vë në dyshim që dhe ky mund të jetë legen) e quante koleg , kur i dështuan negociatat u kujtua për konfliktin e interesit. Është aq idiot sa thotë që më kërkoj metra shtesë veç lejes dhe ky del e deklaron k’të gjë disa vite mbasi një qytetar i ka kërkuar një nder korruptiv , duke vetë faktuar një tjetër vepër penale si mos kallzim i krimit!

    Reply
  • Selimi NGA Gusmari says:
    March 4, 2025 at 2:10 am

    KY “intelektuali” I leshit,mos ka ngrene koken e preshit?

    Reply
  • AI QE KE QUAJTUR "SPIUN I ENVERIT" says:
    March 4, 2025 at 3:41 am

    Si komentet e tua, te te njejtit nivel me deklarimet e Saliu. E po’, te dy me pseudonimin nga UDB.

    Reply
  • ENDRI PUKA says:
    March 4, 2025 at 3:36 pm

    JENI NJE MEGA BANDE E KOÇO KOKEDHIMA.250 MILJONE DOLLARE KU E KENI ÇUAR

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?