Nga Bashkim Koçi
Kur dëgjova presidentin ameriak, Xho Bajden, teksa tha “Nëse kini një të luftës së Dytë Botërore në jetën tuaj, telefonojini!”, mendja më shkoi tek veteranët tanë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, tek ata që, ashtu si të gjithë luftëtarët antifashistë të botës, na dhuruan më heroiken histori luftrash të të gjitha kohrave, duke e lartësuar e dhënë emër të madh Shqipërisë në sy të opinionit ndërkombëtar. Por dy fjalë në atë kujtese-amaneti të presidenti amerika “nëse kini”, sepse më krijojnë e sjellin emocione, nëmos më duken të jenë si një thirrje me domethënje të veçantë: Kujdes më këtë pasuri të madhe të jashtëzakonshme të kombit, kujdesuni për ta sepse nesër nuk do t’i kini më.
Dhe kjo nuk është hamendje. Sepse veteranët tanë të LANÇ-it po na ikin një e nga një. Nëse para disa vitesh ishin me mijra, sot ky numër sa vjen e bëhet më i vogël me drejtim të pashmangshëm për të mos i patur më midis nesh. Ja, nisur nga kjo çka thashë më sipër, gjykova për të shkruar për një veteran të LANÇ-it, për Odhise Porodinin, i cili qëndron në krye të Organizatës së Veteranëve e Pasardhësve dhe që, pa asnjë mëdyshje, përbën një nga figurat më përgjithësuese të atyre që janë gjallë, të atyre që bënë luftën e na sollën lirinë. Madje duke qënë afër tij, duke e parë çdo ditë, orë e cast, sesi ai ndjek dhe derdh merak me tepri për të mbajtur e lartësuar lavdinë e luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, nuk gaboj nëse them që këtij veterani, i cili u përfshi në luftën Antifashiste NÇ si Debatikas, dhe më pas hodhi armën në krah e luftoi bashkë me të tjerë kundër pushtuesit nazifashist që e fituan me gjak atë luftë, i shkon për bukuri kurora e fitimtarit. Bota në të gjitha kohrat ka patur e ka nevojë për modelin e njeriut që e arrin suksesin me përvuajtje, me mund dhe gjithmonë të merituar. Them se një model i tillë, por që duhet thënë se nga këta kanë mbetur pak, është veterani Odhise Porodini. Për të ilustruar këtë gjë më duhet të sjell ca fakte, të cilët dikush edhe mund të mos i besojë. Ja, le të sjell disa copëza jete në rrugëtimin e gjatë të këtij veterani, i cili nuk u tërhoq për asnjë çast drejt asaj që e kish zgjedhur me zemër.
Odhiseja i nisi vitet e jetës për të arritur këtu ku është sot, në moshën 11 vjeç. Për çfarë? Për të siguruar bukën e gojës për vete dhe për familjen. U detyrua të punonte si punëtor krahu në qytetin e Vlorës, aty ku pushtuesit italianë kishin filluar të ndërtonin Fushën e Aviacionit me qëllimin që pushtimin e vendit ta bënin edhe nga ajri. Merret me mend se çfarë mund të bënte një 11 vjeçar, një fëmijë piciruk ende i parritur! Sidoqoftë ai punoi e fitoi ca para, por kontakti me punëtorë të pjekur dhe të mirinformuar për rrezikun që kishte sjellë për vendin pushtuesit italianë, e bënë të qëndronte zgjuar dhe ta nxisnin për t’u marrë me ca punëra të padëgjuara deri atëherë. Sapo u kthye në fshat, në Lunxhëri, mori vesh se aty kishte filluar të flitej për luftën, por edhe për një organizatë me të rinj revolucionarë e që kishte një emër shumë të bukur e të padëgjuar deri atëherë, DEBATIK. Ishte nëntori i vitit 1943 dhe Odhiseja vetëm 13 vjeç. Ai, edhe pse kanë kaluar 79 vjet, e mban mend ende emrin Sofo Papajanit, të deleguarit të Qarkorit të Gjirokastrës, i cili ndihmoi për krijimin e Organizatës së pionierit antifashit, pra DEBATIK-ut ku Odhise Porodini do të zgjidhej të ishte në krye të saj. Një varg veprimtarish kryenim bashkë me 6 shokë të tjerë pionierë debatikas, kujton 92 vjeçari me mendje të kthjellët e me sy të përflakur. Mblidhnin informacione mbi lëvizjen e armikut, thotë ai, çonim letra nga një fshat në tjetrin, grumbullonim materiale për forcat partizane, i shpërndanim partizanët nëpër baza, e të tjera shërbime që na diktonte lufta.
Por, duke gjykuar se lufta kërkonte kontribute edhe më të mëdha, Odhise Porodini në pranverën e vitit 1944 u gjend në Tiranë. Nëpërmjet kushëririt të nënës, Polo Vasit, ai u lidh me grupin e dytë ushtarak të Pezës, i drejtuar nga qarkori i Tiranës dhe i kryesuar nga Selaudin Imami. Duke qenë se djaloshi Odhise vinte me përvojë goxha të vyer nga veprimtaria e tij si Debatikas, dhe meqë ky grup vepronte brenda në qytetin e Tiranës e në Pezë, ku kishte disa baza të rëndësishme, si shtëpia e Bajram Hetës, e Spiro Kolxhionit etj, të cilat kanë qënë një mbështetje e fuqishme për gjithë veprimtarinë e grupit, atij, si më i riu, iu besun detyra, sa të thjeshta, aq dhe të rrezikshme, siç ish lidhja me pjesëtarët e grupit, riprodhimi e shpërndaja e komunikatave, grumbullimi i armëve e municioneve, të cilat i nisnin për në Pezë.
Si veprimtari kulmore, veterani Odhise Porodini, sjell luftën që u bë për çlirimin e Tiranës. Ai nuk ka harruar e nuk do të harrojë sa të jetë gjallë katër ngjarje nga më të vështirat e të rrezikshmet nga ku edhe mund t’i merrnin jetën. Ai tregon se në banesën e Llazo Pinës, pranë asaj të Bajram Hetës, kishim magazinën ku kishin grumbulluar armë e municione, aparate telefonikë, veshmbathje etj, të cilat herëpashere i nisnin për Pezë. Një mbrëmje, në orët e vona, në rrugën sot “Bogdani” u ndje një zhurmë e madhe mjetesh të blinduara. Duke menduar se nazistët mund t’i kishin zbuluar e po drejtoheshin te baza e tyre, u larguan nga një deriçkë, duke dalë në një baçe aty ngjitur. Ishin tre shokë. Me vete kishin dhe një ish ushtar italian. Mario quhej. Po nuk ndodhi asgjë, kujton veterani. Zhurma u largua dhe ne u kthyem sërish në bazë.
Ai sjell në kujtesë edhe një rast të dytë. Më ngarkuan detyrën të përcillja një lëtër nga zona e okupuar e Tiranës, në atë të çliruar, tek ish kafe “Bellavenecia”, bri Bulevardit të Madh. Tentova të kaloja në krahun tjetër tek “Bilardo Amerikane”, kujton ai, por kur sapo dola në qendër të këtij bvulevardi, më diktoi bunkeri i vendosur në qendër të sheshit të madh (sot sheshi Skënderbej), bunker ky me të cilin nazistët kontrollonin gjithë rrugët që dilnin në shesh. Ai shtiu kundër meje. Ndjeva predhat që më kaluan shumë afër. Rashë përtokë për të krijuar përshtypje se u vrava dhe, kur bunkeri u kthye në krahun tjetër, u ngrita me shpejtësi dhe kalova matanë.
Veterani Odhise Porodini i ka pa fund aksionet që do t’i vinin në rrezik jetën. Në bazën tonë, tek shtëpia e Spiro Kolxhionit, në rrugën sot “Islam Alla”, kur po dilja prej saj, u përballa me një patrullë gjermane SS. Ata sa më panë, hoqën automatikun nga krahu për të më qëlluar. Në këtë situatë unë ndërrova drejtimin. I ndjeva breshëritë e automatikut. Shtiva edhe unë me një beret që kisha me vete. Kthesa në rrugë më shpëtoi edhe nga kjo përballje me nazistët, tregon me plot emocione Odhiseja.
Mos më ndërpri, thotë si me lutje. Do të tregoj edhe një ngjarja tjetër, që kur e kujtoj nuk di pse më vjen në mendje një thënie me kuptim të madh: Nuk ka asnjëherë një rrugë të thjeshtë për të fituar lirinë. Në shtëpinë e kushërirës time Vasilika, e martuar me Petro Çukën, të dy anëtarë të Grupit, pra në shtëpinë e Bajram Hetës ku ata banonin, shpesh bëheshin mbledhjet e grupi. Unë aty kisha disa komunikata e shënime të mijat. Në mënyrë të papritur, në këtë shtëpi shkuan forca të ballit dhe nazistë, të cilët gjatë kontrollit gjetën këto materiale dhe pyetën se ku ndodhesha unë. Kushërira Vasilikë dhe i shoqi i saj u thanë se Odhiseja është larguar prej disa ditësh dhe nuk dimë ku ndodhet. Ata i arrestuan të dy dhe i çuan në burgun e Tiranës. Por, meqenëse kushërira ishte shtatzënë e liruan, ndërsa të shoqin, Petron e internuan në kampin e përqendrimit nazist në Prishtinë. Fati e deshi që ai pas çlirimit të kthehej i gjallë nga andej.
Me çlirimin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, u ktheva në fshatin tim, në Karjan të Lunxherisë, thotë me dëshirën pa ta çuar besedën deri në fund veterani. Ai e vazhdon dhe ka dëshirë ta ngasë bisedën, të duket sikur ai bashkëbisedon me kujtimet e tija që sjellin aromën e asaj lufte të largët. Aty në fshat mu desh të nisja betejat e tjera, siç ishin aksionet e rinisë për ndërtimin e hekurudhës e veprimtari të tjera me organizatën e rinisë. Më pas u zgjodha kryetar lokaliteti në krahinën e pastaj u inkuadrova në forcat e ministrisë së Punëve të Brendshme për të marrë pjesë në luftën kundër bandave që tentonin të rrëzonin pushtetin e popullit, e mbyll tregimin veterani, por që në të gjithë qënjen e tij shikohet diçka e madhe, angazhimi i vazhdueshëm dhe këmbngulës i tij në krye të Organizatës së Veteranëve e Pasardhësve për mbrojtjen e velerave të luftës Antifashiste NÇ, gjë që figurën e këtij veterani e lartëson, e bën më të madh dhe heroik.
Ky veteran, tashmë në moshë të thyer, ka marrë përsipër të kryejë një detyrë të vështirë, ka marrë një barrë të rëndë, që veç fuqisë fizike kërkon edhe mençuri, pse jo edhe shpirt që të dëshmojë vetëm ndershmëri. Odhise Porodini të gjitha këto çka thashë i ka me tepri, nëmos nuk e gjen dot një të dytë që do të mund t’i ngjante në të gjithë atë çka njeriun e bën të jetë i vitytshëm. Nga kjo pikpamje, ky njeri i lindur, rritur dhe plakur në kërkim të vlerave njerëzore, edhe tani që rrugëton drejt shekullit, lufton e punon për të kryer punë të jashtëzakonshme për vendin, siç është mbrojtja e vlerave dhe simboleve të Luftës NÇ. Nuk është e lehtë të punosh sot me njerëzit, sidomos me ata që kryejnë punë pa asnjë shpërblim, krejt vullnetarisht. Magjia e Odhise Porodinit qëndron tek shembulli që jep në sy të veteranëve dhe mijra pasardhësve, të cilët shikojnë tek ai njeriun e “shenjtëruar” për t’i shërbyer kombit. Dikujt, çka po them, mund t’i duken “përralla nga e kaluara”, por kush mund të jetë kurjoz të dijë ç’përfaqëson dhe si punon ky veteran në detyrën e lartë të Kryetarit të Komitetit të Organizatës të Veteranëve të LANÇ, le të ndjekë vetëm një ditë pune të tij, vetëm një ditë, dhe do të mbetet gojëhapur për disiplinën, për komunikimin me vartësit, për intensitetin e lidhjeve me veteranë e pasardhës në bashkitë e vendit etj. E gjithë kjo punë e voluminoze, me plot tension lodhje nervash, bëhet pa asnjë shpërblim, pra pa pará. Nuk mund të ketë krahasim puna e përgjegjshme e këtij veterani me të një nëpunësi shteti, ku ky i fundit, sapo del nga shtëpia bën hesape e llogari për çka mund t’i zhvasë shtetit dhe shoqërisë. Odhise Porodini, fiks në orën e caktuar hap zyrën dhe kthehet në shtëpi me korrektësinë e zbatimit të orarit të punës. Eshtë vërtet çudi për t’u çuditur. Mund të bëhet edhe kjo pyetje: Po mirë, çfarë “mbjell” e “korr” ky Odhseja, pra kush është produkti i punës që bën? Ti lexuesi i këtyre rradhëve mbaj shënim! Organizata e Veteranëve e Pasardhësve të LANÇ, me në krye Odhise Porodinin, ka mbajtur dhe mban gjallë vlerat e Luftës ANÇ, duke kujtuar ngjarjet e mëdha dhe heroizmin partizan të asaj lufte, duke ruajtur e mbajtur në mënyrë të denjë simbolet e saj, ata qindra e mijra lapidarë, buste e përmendore, pllaka përkujtimore e shumë simbole të tjerë dhe ca më shumë nderimin dhe lartësimin e emrit të dëshmorëve të atdheut. Nuk janë pak, apo jo?! Unë gazetari, që e mbroj me konsekuencë LANÇ, shpesh ndjehem kokulur, i turpëruar, kur shikoj konsekuencën, angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj armate të madhe veteranësh e pasardhësish me në krye ish Debatikasin Odhise Porodini. Dhe ky Odhiseja, i cili ngre në këmbë qindra e mijra të tjerë për të realizuar këto punë të mëdha për kombin, nuk u jep urdhra përshpëritëse në vesh, por u ka “pëshpëritur” në shpirt e në zemër. Ai nuk ka folur qoftë edhe një herë me gjuhën e atij që mban leksion morali, por me shembullin vetjak, duke dhënë shumëçka nga vetja.
Presidenti amerikan, Xho Bajden, kur tha “Nëse kini një të luftës së Dytë Botërore në jetën tuaj, telefonojini!”, ka patur parasysh veteranë të asaj Lufte të Madhe e Heroike, të cilët nuk besoj se i kanë dhënë asaj më shumë se veteranët tanë, më shumë se Odhise Porodini. Atëhere le t’u përulemi e t’u jemi mirënjohës, jo vetëm Odhise Porodinit, por të gjithë asaj armate veteranësh që janë ende pranë nesh, të cilët më 20 Korrik do të kujtojnë e festojnë 65 vjetorin e Ditës së Veteranit.
.
Odhise Porodini , eshte shembulli i gjalle i luftetarit te lirise dhe i perfaqesimit te idealeve te veteraneve te luftes . Kudo , ne boten e qyteteruar , veteranet e luftes , nderohen dhe respektohen nga te tere brezat , pa bere dallime , te ndryshimeve idealiste te kohes dhe te hapesirave , ku kane kontribuar . Ne Amerike , dita e veteraneve eshte dite pushimi e feste zyrtare . Shqiptari , Odhise Porodini eshte luftetar i vijes se pare , ne tete dekada . Nje rrast , po thuaj unikal , kur kemi parasysh , qe eshte ende aktiv , me ngarkese te plote , sic na i ka sqaruar autori i shkrimit . Pervec vlerave heroike dhe perkushtimit jetesor , per lirine , na jep nje shembull te vullneetrizmit , qe shpesh sot konsiderohet si vlere e tejkaluar . Vullnetarizmi , eshte cfaqje e patriotizmit , qe duhet ta aplikojne te gjitha instancat . Si bashkekrahinas me Odisene , krenohem me jeten e tij heroike ne sherbim te Atdheut . I uroj jet fiziollogjike te metejshme sa me te mbare , ashtu sic ka shpirtindhe kurajon . Sinqerisht : Illo Foto
I nderuar Bashkim Koci,me ju lumte sa keni shkruar,per kete figure EMBLEMATRKE te VETERANEVE te Luftes N,Cl.te nderuar Odhise Porodina,aktualisht-Kryetar i Komitetit te Pegjithshem te Veteraneve te vendit.Ai,nje jete MODEL kuader,si e spjegoni ju ne shkrin e mesiperm Figure qe e miriton te njihet pervoja dhe aftesia e tij,si drjeus i atij istitudioni te rendesishem per VETERANE,tashme dhe Pasuesit.
Une patur fatin ta njoh ne vite, Ai aktivizuar ne Komitetin e Pergjithshem te Veteraneve ne Tirane, e vecanirisht pas viteve 1991,une dale ne pension,apasionuar me punen me komitetin e Veteraneve, kryesisht me fshatin si mesues e Drejtor shkolle,nga Shegergji ne Zall-Dajt (Shupali dikurshem)sa prane seksionit te Arresimit,ne dispozicion, patur rastin te lidhem me Drejtuesit e Veteraneve ne qenderr te Tiranes.Aty,nga shuku Odhise Porodina,kuadro me aktive,qe u zgjedh Kryetar pasuar te mirenjjohurin,ish Krryetarit Shefqet Peci,mare shembull,nga perkushtimi i tij,ne detyrat e ngarkuara, nga ish zv kryetar u zgjodh kryetar i Komitet pergjithshem te veteraneve,unamimisht,Odhisea. . Une,pas vitit 2016te, jam aktivizuar me rekomandimin e te ndeierit Shefqet Peci,me *Veteranet e Pasuesit veterane*ne Emigracion,kryesisht ne Toronto,ku kam femijet familiarisht. Detyren vene shoku Shefqet per te krijuar org,te *Pasuesve veterane*,ne Toronto te kanadase e vazhdova,deri nga 16 Shatori 2016te,krijuar org,*Pasues Veterane* ne Toronto,qe sot aktualist ka arritue numeri mbi 100 Antare.Kryesist te moshave te reja pasues.Eshte merit e shokut Odhise Porodina,mua mbajtur afer, derri sa Zgjedhur;Antar i Komitetit Kombetar, ne zgjedhiet e 20 Nendorit 2021, detyre qe po e ve ne funksion, me *Pasuesit veterane* ne Toronto..I faleminderit per kujdesin qe tregon per punen me Pasuesit Veterane* ne emigracion,tashme bere masive ne disa shtete, ku ka emigrante shqiptare me te dhena per tu pranuar ne Org.Pasues veterane,sipas statutit,ku nenvizohe-Atdhetarizmi-paresore.. I uroj pune te mbare z,Porodina sa e pergezoj per ate organizim te persosur,mbreselenes ne aktivitetin e *65 vjetorin e org. VETERANE e PASUESIT qe u zhvillua pikersit dje ne Tirane, ndjekur permes mediave TV. deri ne tej oqeanit/ Mirenjohie dhe faleminderi sa BENE.merit e e shokut Odhise sa shoke e shoqe.te zgjedhur apo me fuksione ne Drejtimin e Organizatave.
Suksese ju uroj ne emer te mbin 100 *Pasues veterane* ne Toronto.
VO jo Shefqet Peci po Rusten Sheqet Peci…