Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mirësevini në “shtëpi”!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Mirësevini në “shtëpi”!
KryesoreLajmi i funditopinion

Mirësevini në “shtëpi”!

Published: June 28, 2026
Shpërndaje

Nga Artan Xh. DUKA

Ajo që na bën të veçantë në turizëm nuk janë malet e detet me bollëk në planet, as ngrehinat e arkitekturat turistike e urbane që bota i ka pa hesap por trashëgimia gjuhësore, historike e kulturore unike ku gjen vetveten turisti vetë.

Turisti dëshiron atë që nuk ka në vëndin e tij, sidomos kur nuk gjëndet kollaj gjetiu dhe aq më tepër kur identifikohet me të. “Thesari” gjuhësor, kulturor e historik i yni jo vetëm është unik por dhe i mundëson turistit “makinë kohe” për të prekur, parë, dëgjuar e mësuar për të shkuarën e të parët e tij.

- Publicitet -

“Muzeu” i Europës

Pas 90 u hap “Kutia e Pandorës” edhe për rolin e vëndin e paraardhësve tanë në qytetërimin europian që, në mos i shtrëmbëruar, ishte i “arkivuar” e i “pagojë” me boshllëkun të mbushur me sajesa e të pavërteta rreth historisë sonë.

Falë përkushtimit të emrave të shquar të së shkuarës e brezit rishtas të studjuesve e shkencëtarëve shqiptarë e të huaj, sot po faktohet nga arkivat e kërkimi shkencor se jemi jo vetëm vëndi plot merita i shqiptarëve por edhe “muzeu” i qytetërimit europian nga gjuha, historia, ADN etj që plotësojnë “mozaikun” historik e gjuhësor europian.

Gjuha jonë konsiderohet gjuha më e lashtë aktive në Europë me “Science” që e shtrin evolucionin e pandërprerë në 6 mijë vjet. Sot supozohet se gjuha e jonë iu shkëput e para trungut indo-europian, në mos ishte vetë ky trung nga ku evoluan gjuhë të tjera në kontinent ndaj, kur turisti dëgjon shqipen, me shumë gjasa “dëgjon” duke folur edhe të parët e vet e Shqipëria pastaj i duket si “shtëpi” e dytë.

Shkrimet mesapike pohojnë se jo vetëm gjuha e të parëve është shkruar shumë më herët nga sa mendohej por dhe se alfabeti, rëndom i quajtur grek, është pellazg, një vlerë kjo për identitetin tonë dhe atë europian. Sot ka hipoteza se gjuha “babeliane” me gjurmë në toponime, etimologji etj, është gjuha ende e gjallë tek populli më i lashtë në kontinent.

Arkivat e kërkimet po qartësojnë vijimësinë pellazgo-iliro-arbërore-shqiptare që sqaron edhe origjinën e plot figurave të bujshme historike nga perandorë, mbretër, papë, politikanë, presidentë, dijetarë, artistë e shkencëtarë etj. Mitet për figurat, legjendat, ngjarjet e lashtësisë nga Troja, tregimet e Homerit etj po rishikohen dhe lashtësia flet gjithnjë e më shumë pellazgjisht e ilirisht e kjo natyrshëm grish edhe kuriozitetin turistik.

Rilindja 2.0

U jemi vërtet mirënjohës të gjithë studjuesve të huaj e vëndas që sot po zhbirojnë historinë në respekt të së vërtetës. Rishikimi nuk është revanshizëm e dielli nuk mbulohet me shoshë. Arvanitasit mbase ndjehen grek por gjuhën e flamurin kuq e zi duhet t’a shpalosin si vëllezërit në Itali. Jo për hatër të Shqipërisë por të parëve të tyre që bashkë me Skënderbeun, ua ngriti kokën lart.

Njëlloj si rilindasit dje që krijuan vetëdije kuq e zi pas 5 shekujsh robëri, edhe brezi i sotëm i studjuesve shqiptarë që po heqin “pluhurin” e harresës nga “thesari” i historisë dhe gjuhës unike në kontinent po ndihmojnë në krijimin e një vetëdije të re që lë pas tabu e klishe dhe përgatit shqiptarët për shekullin e tyre dhe kurorën e meritën që u përket.

Kjo veprimtari për kauzën e së vërtetës pa komplekse nga e shkuara duhet të mbështetet nga shteti duke mos u paragjykuar apo denigruar apriori me institucionet shkencore të parat mëndjehapura ndaj risive të kohës.

Sot bota pranon se gjuha shqipe është më e lashta në kontinent, etimologjia provon se jemi “tulla” e gjuhëve atje, se kemi dhënë më shumë se kemi marrë fjalë nga bota etj fakte që bëjnë të interesuar e krenar të gjithë, përfshirë edhe turistët të interesuar për gjenezën nga vijnë.

Nëse supozohet se plot gjuhë në kontinent kanë në gjenezë pellazgjishten, atëhere shqipja si trashëgimtare e saj duhet të entuziazmojë të gjithë. Shqipja nuk evoluoi teknikisht si gjuhët e tjera (rregulla, gramatika etj të diktuara nga lart) sepse u përndoq dhe ironikisht, evoluoi natyrshëm e “nëndhe” duke ruajtur e vetme “kodin” e komunikimit të të parëve pellazg.

Nëse Trump i tha Europës se pa ata ajo do të fliste gjermanisht, kur Çarls u tha amerikanëve se pa ta ata do flisnin frëngjisht atëhere edhe pa ne Europa do të fliste turqisht! Jo vetëm flasim ende gjuhën që flisnin dikur të parët e europianëve të sotëm por edhe mbrojtëm mozaikun e këtyre gjuhëve kur u ndeshëm me hordhitë Osmane edhe për ta!

Arkivat po tregojnë se heronjtë e lashtësisë ishin iliro-pellazgë, se luftuam perandori dhe i drejtuam ato, krijuam Zotat e më pas lejuam Krishtërimin, se betejat epike të lashtësisë ishin mes atyre që flisnin të njëjtën gjuhë, se alfabetet e gjuha nga ku dolën të tjerat (psh. latinishtja për gjuhët latine), bazoheshin vetë tek alfabeti e leksiku pellazgo-ilir që ruan ende “kodin” tek shqipja etj.

E shkuara po dëfton se nuk jemi “brum” dosido ndaj dhe e ardhmja shihet më me besim e shpresë. Po del “hipnoza” e kjo falë brezit të rilindasve të sotëm që njëlloj si të mëparshmit, janë “priftërinjt” e “dishepujt” e përkushtuar të rradhës në “altarin” kuq e zi.

Ne nuk jemi aq të vegjël sa të përgjërohemi e ulemi në gjunjë për t’u integruar në BE. Jemi të parët dhe të vetmit “roje” të thesarit historik e gjuhësor të së shkuarës që është në zanafillë të vetë Europës. Nuk jemi shtojcë në BE por ajo që i mungon asaj për t’u identifikuar qysh nga gjeneza.

Për mal e det por edhe të parët e vet!

Pa ne, lashtësia e Europës mbetet mister. Nëse Europa e 1913 do të zhdukte Shqipërinë, do të zhdukte pakthim edhe origjinën e saj dhe “pasaportës” e “CV” së Europës do i mungonte sot “fleta” e parë dhe koha e vëndlindja do të ishte bosh!

Kur europiani viziton Shqipërinë, i jepet mundësia të kuptojë nga vjen, të dëgjojë si tingëllonte gjuha e të parëve, të mësojë kuptimin e llogjikën pas plot fjalëve të përditshme, të mësojë se plot figura historike europiane janë bij të shqipes, se një perandor me origjinë nga ky vënd myslyman u mundësoi Krishtërimin, u dha papë e Nënë Terezën, i mbrojti nga rreziku Osman, se lashtësia e kontinentit flet pellazgjisht etj.

Turizmi në Shqipëri, aq sa qejf e argëtim, është dhe surprizë e bukur që i hap sytë botës për të shkuarën e pashkruar deri më sot. Kurioziteti është njerëzor dhe kur bëhet fjalë për veten, nuk njeh kufinj.

Shqipëria ofron për turistin atë që imagjinata nuk mundet. Një “kthim” pas në kohën e të parëve të vet duke filluar nga “fosili” i gjallë i gjuhës që flitet për mijra vjet, historia etj ndaj dhe në funksion të turizmit, vetëdijes e krenarisë kombëtare, shteti duhet të përkushtohet më tej në shpalosjen e nxitjen e këtyre vlerave.

Nga popullarizimi i alfabetit pellazg si thesar kombëtar, futja në proçesin mësimor, prania si shkrim i dytë në tabelat publike etj.

Mbushja e shesheve me statuja heronjsh, personazhe mitologjike pellazgo-ilire, studjues të shquar, albanolog të huaj e vëndas me kontribut. Nga Homeri, Zeusi e Zotat, Troja, Aleksandri i Madh, Pirro i Epirit, Konstandini i Madh, Napoleoni, Boçari e Bubulina, Uashingtoni, eruditë e pena të shquara si Kadare, Agolli, Qosja, Zheji, Kola etj pafund të mëdhenj që kanë rrënjët tek kjo tokë e “vogël”.

Përkujdesje për kulturën, zakonet e traditat nga jugu në veri që kudo e kurdo turisti të mësojë për këngën labe, lahutën e malësisë, serenatën korçare, veshjet shqiptare etj. Veshjet zyrtare të rojeve të nderit duhet të fusin traditën e fustanellës, xhubletës, plisit e qeleshes me antenë etj, sepse kemi “copyright” e të tjerët janë “piratë”.

Shteti duhet të nxisë emërtimin e vëndeve, rrugëve, objekteve etj me emra e ngjarje historike, të rikthejë në identitet emrat e huazuara nga bota etj deri edhe të nxisë përdorimin e emrave që simbolizojnë lashtësi e përjetësi edhe tek qytetarët vetë.

Shteti të financojë studjuesit për të gërmuar nëpër arkiva, të lobojë UNESCO-n, botën politike, kulturore, artistike, vetë Hollywood-in etj, për të tërhequr vëmëndjen që meriton vëndi i “vogël” me të kaluar të madhe.

Tekstet shkollore duhet të reflektojnë zhvillimet e reja pa komplekse sepse sot nuk diskutohen më kufijtë në një botë gjithnjë e më të hapur por duhet që të mos mbetet pezull e vërteta dhe dinjiteti që ajo përcjell.

Institucionet shkencore e kërkimore duhet të jenë në pararojë të kërkimeve e botimeve rreth zhvillimeve të reja pasqyruar këto në fjalorët e gjuhës, etimologji, histori etj. Gjuha zyrtare duhet plotësuar më tej me gegërishten si “këmba” e dytë, tok me toskërishten, e “urës” që lidh shqipen me lashtësinë.

Një shtet demokratik në BE do të davariste çdo paragjykim të stisur nga gjeopolitika antishqiptare. Vëndi amë i nderuar e respektuar për të shkuarën e të sotmen do të ishte pikë referimi e burim krenarie vetëdije kuq e zi për çdo bashkëkombas të ri apo të hershëm në botë.

Turisti i huaj që vjen në Shqipëri do të bëhet kurioz kur të suprizohet nga monumentet në shesh, tabelat turistike kudo që flasin për ngjarje historike europiane, vëndasit që e kuptojnë leht3 etj. Kur të kuptojë se plot prej tyre lidhen edhe me të parët e origjinën e tij, atëhere “Mirësevini në Shqipëri” do u tingëllojë si “Mirësevini në Shtëpi”!

DITA

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Firenze says:
    June 28, 2026 at 6:16 pm

    Eh……. i nderuar , vetëm dhimbje dhe trishtim të vjen ndërmend kur mendon se në çfarë situate ndodhet vendi ynë. Në këtë shkrim tuajin, pēr njeriun e mirë gjithçka është një immaginatë dhe një ëndërr e parealizueshme. Kërmat e këtij kombi mbizotorëjnë si një re e zezë dhe nuk e lejojnë rrezen e djellit që të shkëlqejë mbi tokën tonë të lashtë. Fillimisht duhet ç’rrënjosur kjo farë e ndyrë anti atdhetare.

    Reply
  • Turisti says:
    June 28, 2026 at 6:37 pm

    Turizmi eshte nje shtylle e rendesishme e zhvillimit. Por, nuk eshte kryesorja, dhe turizmi ka kuptim vetem nese rritet paralel me standardin e qytetarëve te Shqiperise perndyshe turizmi nuk eshte te shiteshin b.hen e cdo gje per leket qe do ti le turisti.
    Cturozem eshte kur me 12 milione vizitor sa çroklamonte Rama se kishte ne vitin 2025, pra 12 milionë turist kane ndikuar me vetem me pak se 0.2% ne buxhetin e shtetit.Sepse turistet i ushqeni me produktet bujqësore dhe produkte tjera qe kryesisht vijnë nga Greqia, Serbia dhe vendet tjera per rreth.
    Cfare eshte kjo narratov manjake per turizmin?!
    Pa sektorit e tjere zingjiror do te fitojnë vetem vendet fqinje. Jo zoterinje dembela, turizmin e keni keqkuptuar rende.

    Reply
  • Dashi says:
    June 28, 2026 at 9:01 pm

    Madje edhe arabishtja dhe kinezja e kanë origjinën pellasgjike ( shqiptare) , pa përmëndur pastaj , që Mao Ce Duni dhe Gandi ishin me prejarrdhje arbëreshe .

    Reply
    • Kohë says:
      June 29, 2026 at 8:37 am

      Dash sllavomongoli, kujdestari i vorioleshve te qelbur. Pse s’rri te qelbesh andej ku te rri barku? Ketu je ne mediat shqiptare!

      Reply
      • Dashi says:
        June 29, 2026 at 1:07 pm

        Unë me ty Kohë , nuk e fshi as atë prapa .

        Reply
  • demo says:
    June 28, 2026 at 11:45 pm

    Mos hiqni dore nga Simboli Protestes,Flamingo.Pse? Sepse vetem Natyra dhe Speciet e rralla sensibilizojne qytetareet Evropiane.Vizatojeni Edi Ramen si perbindesh qe gelltit Flamingo.,sepse vetem keshtu do te mobilizohen Shoqatat Ambientaliste,Partite e blerta,Te Majtet EvropianeParlamentaret Evropiane,.Keshtu do ndizet revolta e Antiglobalisteve,
    Greta Thumbergu,,Po ju the se Edi Rama ka perzene 1 miljon shqiptare,Po ju the se po pushton tokat e shqiptareve,,nuk do tja dije me kush per shqiptaret,Atje i kane..Po ju the po perze flamingot me betonjera,do lshohet gjithe Evropa ketu te mbroje Flamijngot. Flasmingot jane grepcja ku ngec Edi Rama.,Shfrytezojeni!

    Reply
  • Drin says:
    June 29, 2026 at 1:36 am

    Paske pi pak, o Duke

    Reply
  • Shoku i Dukes says:
    June 29, 2026 at 7:54 am

    Ke rreshkit komplet as nji rrjesht t‘hairit se ke!
    Egzakt per kto idiotsina turisti vje i here e se shef mo ke ne! E more n‘vesh o pellazg,neandertal,majmun a si ta dush ti!

    Reply
  • Kristaq Mahmuti says:
    June 29, 2026 at 8:04 am

    T‘ngrejm ca cadra me ca gropa si nevojtore e ti tregojm flamingot , jemi n’rregull me turizmin!
    S‘kemi nevoje as per aeroprt se vin me Kajak vet ata!! O alla i madh tunde nje here dhe mere me vete ket rrace idiotash!

    Reply
    • K R says:
      June 29, 2026 at 9:38 am

      Tamam ashtu jo por edhe pa beton po.
      Vila private per miliarderet ka plot ne bot
      Per ne te tjeret kush mendon?
      Apo sumfllaqe thuaj

      Reply
  • prehistoriku says:
    June 29, 2026 at 8:35 am

    Saktw

    Reply
  • EM says:
    June 29, 2026 at 8:37 am

    Ju lumte zoteri.
    Ju inkuraj te vazhdoni te shkruani sepse e keni koken plot.

    Reply
  • Epo kjo pune says:
    June 29, 2026 at 2:21 pm

    Pellazget e me pas iliret kane qene te shtrire ne gjithe mesdheun e deri ne kufije e azise ndaj kur emigrojme shkojme prape tek vatanet tona, europa e bota e kupton dhe e pranon ndaj shteti duhet te jete me aktiv ne zbulimin e te vertetave historike se i bejme nder vetes e vete europes dhe duhen ngritur duke filluar nga monumentet, muzeume se pyet turisti e pastaj perhapet dhe fakti historik se deri tani cfare eshte e lashte eshte greke kemi mesuar ne shkolle e domosdo tani duan te bejne grek skenderbeun e do vazhdoje avazi se ne rrime sus edhe kur faktet flasin per ne

    Reply
  • Dashi says:
    June 29, 2026 at 3:12 pm

    “Epo kjo punë” , nuk është pikërisht ashtu si thua ti . Së pari , Iliria nuk është shtrirë në gjithë Mesdheun e deri në Azi . Në pothua gjithë Mesdheun , ishin shtrirë pellazgët , të cilët ( e pa verifikuar plotësisht , por e presupozuar ) ishin paraardhësit e Ilirëve dhe Helenëve , por edhe paraardhës të disa popujve të tjerë . Po , Ilirët ( e verifikuar plotësisht ) , janë paraardhës të Arbërve ( shqiptarëve të sotëm) dhe shtriheshin në Gadishullin Ballkanik , sëbashku me Helenët ( Akejtë) . Pra , Gadishulli i Ballkanit ishtë banuar nga Ilirët dhe Helenët deri në shek. e gjashtë-shtatë , kur mbritën sllavët në Ballkan , të cilët e okupuan pothua gjithë Ballkanin për shekuj të tërë . Toponime sllave ka në të gjithë Shqipërinë e sotme , po edhe në Greqinë e sotme . Në Bibël përmëndet Iliria si krahinë . Shën Pietri e Shën Pali , që erdhën direkt si dishepuj të Krishtit në vitet e para të shek. të parë të erës së re , deklarojnë ( e shkruar në Bibël) : ” Neve e shpërndamë paqësisht fjalën e Krishtit , në fillim fare në të gjithë Ilirinë , dhe tani do të kaptojmë detin , për t’a përcjellë fjalën e tij edhe në tokat italike” . Pra ilirët u kristianizuan para italianëve (romakëve) e helenëve . Desha të them si përfundim që paraardhësit tanë kanë qënë vërtet shumë të vjetër , ndër më të vjetrit në kontinent , por kishin një antikap të madh , shumë të madh , gjuha shqipe nuk u shkrua deri më 1887 , kur u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë , kaq e vonuar , sa vështirë të gjesh në botë deri atëhere ( përjashto ndonjë fis afrikan) ndonjë popull që në shek. e nëntëmbëdhjetë , të mos shkruante gjuhën e vet . Slavët , fjala vjen , edhe pse të ardhur në Ballkan , e kanë shkruar gjuhën e tyre në vitin 1000 , pra , gati 9 shekuj para nesh , për të mos folur për grekët që kanë shkruar me alfabet gati 800 vjet para erës së re . Historia jonë shekullore , është shumë e varfër dhe gjurmët që kemi lënë në shekuj janë fare modeste . Kjo është arsyeja që këto pak gjurmë të lëna , neve i zmadhojmë e i shumfishojmë , a thua se kemi bërë jo vetëm historinë e Ballkanit , por edhe atë të Evropës , gjë që nuk qëndron dhe i bëjmë vetëm qefin vetes . Historia e popullit tonë , është e famëshme vetëm në periudhën e Skënderbeut , 1443- 1468 , pjesa tjetër le shumë e shumë për të dëshiruar .

    Reply
  • xxx says:
    June 29, 2026 at 5:59 pm

    Shkruni shkruni o A.Xh.Duka se llafet i keni pa takse

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  3. agron saliu on 120 milionerë britanikë, letër kryeministrit që të taksohen më shumë
  4. pirro on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  5. Pensionisti GJK on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?