Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mirush Kabashi dhe letra e Ajnshtajnit për të bijën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Mirush Kabashi dhe letra e Ajnshtajnit për të bijën
Kulture

Mirush Kabashi dhe letra e Ajnshtajnit për të bijën

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Enver Kushi

 

1.

- Publicitet -

Fillimdita e të martës së datës 5 dhjetor 2023 sikur erdhi me vonesë në Tiranë. Dukej sikur nata nuk donte ta lëshonte atë. Dhe kur ajo erdhi, qielli ishte gri, shumë gri dhe i ulët. Dukej sikur prej tij do të vinin kumte hidhërimi, ose lajme të dhimbshme. Dhe vërtet kështu ndodhi. Pas orës tetë në disa media televizive dhe rrjete sociale u dha lajmi i hidhur: Ishte shuar një nga aktorët e shquar të skenës dhe filmit shqiptar, Mirush Kabashi. Ishte nga ato lajme, që e ngrysin më shumë ditën, krijojnë një boshllëk të madh dhe ti ndjen në hapësirë mungesën e një njeriu dhe aktori të jashtzakonshëm, siç ishte Mirush Kabashi. Kam patur fatin ta njoh atë nga afër, ndonëse nuk bëja pjesë në shoqërinë e tij të ngushtë, jo vetëm se në filmin «Binarët» me regji të Muharrem Fejzos dhe skenarin tim, ai interpreton një nga rolet më të bukur, por edhe në shfaqjet e Teatrit Kombëtar, ose kur ai vinte në Bibliotekën Kombëtare dhe priste të dilte nga puna Lola, bashkëshortja e tij, një grua fisnike, e heshtur, si dhe kur ka ardhur në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Nuk dua të ndalem në vlerat e rralla të tij si aktor, për të cilat është shkruar e do të shkruhet në të ardhmen. Shkrimin në formë letre, që po publikoj në gazetën «Dita», dikur me titullin «Një urim i vonuar për Mirush Kabashin», e kam shkruar në kapërcyellin e viteve 2017-2018. Këtë tekst po e lë të pandryshuar, ashtu siç e shkrova para pesë viteve, i emocionuar nga interpretimi i veçantë i aktorit të madh Mirush Kabashi. Mbaj mend, që e mora në telefon Mirushin për ta uruar për interpretimin e letrës së Ajnshtajnit, si dhe i lexova ato që kisha shkruar për të. Ai më falenderoi dhe më tha se kishte dëshirë të pinte një kafe me mua. Duke publikuar këtë letër, «Dita» i bën homazh Mirush Kabashit, aktorit të madh. Tani që gjeta tekstin e letrës së Ajnshtajnit për të bijën dhe që po e publikoj te «Dita», shkrimin për Mirushin mund ta zgjeroja me ide të tjera. Megjithatë, siç nënvizova më lart, po le të njëjtin tekst.

2.

Në pragndërrimin e viteve 2017-2018, në Tv Klan ishte ftuar aktori i madh Mirush Kabashi. Mendoj, se ishte një gjetje e duhur dhe e mençur, shumë e mençur, për të mbyllur vitin që lamë pas dhe për të nisur vitin e ri me ca mesazhe të mëdha për gjithë shqiptarët, kudo që janë. Aktori Mirush Kabashi, nuk interpretoi në këtë kapërcyell vitesh poezi apo fragment poeme dhe as ndonjë fragment drame e komedie, ose ndonjë monolog nga ato, që ai i ka për zemër. Ai solli para mijëra e mijëra telespektatorëve shqiptarë, një letër të jashtzakonshme, me një peshë   të   veçantë   apo   emocione   që   mund   t’i   japin   qindra   vargje, monologje, drama,   tragjedi.   Është   letra   e   një   prej   gjenive   të papërsëritshëm të shekullit të njëzetë, Ajnshtajn, shkruar për vajzën e tij dhe që u publikua gjashtëdhjetë vite më pas, mos gaboj, në vitin 2016.

Dhe ndërsa ndiqja interpretimin e shkëlqyer të Mirush Kabashit,

solla ndër mend veprimtarinë skenike të tij. Ai i përket një brezi të

shkëlqyer aktorësh të teatrit dhe filmit shqiptar  me role që kanë mbetur të   gjalla   në   kujtestën   tonë.   Fjala   shqipe   në   interprettimin   e   Mirush Kabashit, ka peshën e rëndë të emocionit, herë si peshë e dhimbjes deri në skaj të dhimbjes dhe të lotit përtej lotit dhe herë-herë botën e madhe lirike. Interpretimi i tij ka shumë nga hapësirat e brigjeve të Durrësit, ku ai ka lindur dhe është madhuar, erërat e buta të Adriatikut, ëmbëlsinë e netëve   me hënë mbi det, dallgëzimet e brendshme, gati vullkanike të thellësive   të   këtij   deti.   Interpretimi   i   tij   ka   dhe   dramat,   tragjeditë, dhimbjen dhe trimërinë e Kosovës, të rrënjëve të tij. Grekët e lashtë e të mençur, që i kanë dhënë kulturës botërore kryevepra në të gjitha fushat, veçmas Eskili, Euripidi, Sofokliu etj. etj. me tragjeditë e tyre u dhanë botës mesazhe universale, që u flasin kohërave, për reflektim, për të mirën dhe të keqen njerëzore, për luftën dhe paqen, si dhe katharsin, që do të thotë, përsosje shpirtërore, për të mos u përsëritur e keqja. Mirush Kabashi, ka vite e vite, që me fjalën e tij në skenën e teatrit, apo filma, është përpjekur të na bëjë më të mirë, më njerëzorë. Kujtoni një nga kryerolet dhe kryerealizimet e tij tronditëse, siç është ajo e Sokratit. Dhe ndërsa ndiqja letrën e Ajnshtajnit, mësazhet, që kjo letër u jep, njerëzimit, si dhe interpretimin brilant të aktorit Mirush Kabashi, ndjeva pranë shumë pranë dramat dhe dhimbjet e popullit tim. Kemi vite e vite, që   notojmë   çuditërisht   në   ca   ujëra   të   turbullta   dhe   në   ca   hije,   që errësojnë të ardhmen e shumëpritur dhe të shumëndërruar të shqiptarëve, për liri dhe   demokraci.   Në   vendin   tim   ka   shumë   ankthe,  ka   shumë varfëri,   ka   shumë  ëndrra të  thyera.   Rrallë   shumë  rrallë dëgjon  zëra mirësie, për harmoni, dashuri mes njeri tjetrit. Dhe këto mesazhe vijnë vetëm në festa zyrtare fetare, apo nga ndonjë zë intelektuali idealist, apo shkrimtari e poeti, që jeton me idealizmën e kulluar, që duket si e dalë mode,   në   shoqërinë   shqiptare   të   makutërisë   për   pushtet   dhe   fitime. Mirush   Kabashi,   me   letrën   e   Ajnshtajnit,   solli   mesazhe   të   tjera   për popullin, shqiptarët dhe politikën shqiptare. I dërgova menjëherë mesazh aktorit të madh, ku krahas urimit për Vitin e Ri dhe   interpretimin e shkëlqyer   të   kësaj   letre,   i   shruaja   këto   fjalë:   “Do   të   dëshëroja,   që interpretimin tuaj shqiptarët ta dëgjonin disa herë në ditë në mediat tona vizive, duke filluar që nesër, ku nis dita e Vitit të Ri”.

Tani, që ka nisur Viti i Ri, në këtë urim publik të vonuar për Mirush Kabashin, do të shtoja, se interpretimi i letrës së Ajnshtajnit, prej

aktorit, le të jepet në çelje të seancave parlamentare, ose në radio të

ndryshme.   Kemi   nevojë   ne   shqiptarët   për   mesazhet   e   letrës   së Ajnshtajnit dhe për Mirush Kabashin, që na e solli aq mrekullisht këtë letër. Kemi   nevojë   ne   shqiptarë   edhe   për   mirësinë, dashurinë,   apo mesazhet   e   mirëkuptimit,   që   na   i   kanë   dhënë   në   shekuj,   poetë, shkrimtarë, publicistë, filozofë e veçmas për mesazhet e rilindësve tanë, siç janë ato të engjëllit mbrojtës të shqiptarëve, Naim Frashëri. Haxhi Bektash Veliu (1248-1337),  themeluesi   i   Bektashizmit,   mes   shumë thënieve të mënçura, ka edhe këtë: “Po të mbretëronte dashuria në botë, jeta nuk do të ishte me krime e padrejtësi”, ndërsa poeti i madh mistik, Junus Emre (1241-1320), me një varg emblematik shkruan: “Dashuria është misioni   im”.   Mirush  Kabashi, këto  mesazhe   na  i  solli  në kapërcyellin e viteve 2017-2018.

Tiranë, fillimjanar 2018 – 5 dhjetor 2023

Letra e Albert Ajnshtajnit për të bijën

“Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më kuptuan. Ajo çfarë do të zbuloj tani për njerëzimin gjithashtu do të pritet me keqkuptim dhe paragjykim.

Po të kërkoj të ruash letrat e mia për sa kohë të jetë e nevojshme: vite, dekada, derisa shoqëria të ketë bërë aq progres sa të arrijë të pranojë çfarë do të shpjegoj më poshtë.

Ekziston një forcë kaq e fuqishme sa deri sot shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim. Është një forcë që përfshin dhe i sundon të gjithë; që fshihet pas çdo fenomeni në univers. Kjo forcë është dashuria.

Kur shkencëtarët kërkonin për një teori të unifikuar të universit harruan më të fuqishmen forcë të padukshme. Dashuria është dritë që ndriçon ata që e japin dhe e marrin. Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë. Dashuria është pushtet, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër.

Dashuria shpaloset dhe zbulon. Për dashurinë jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuri.

Kjo forcë jep shpjegimin e gjithçkaje, i jep kuptim jetës. Është pikërisht ajo që kemi anashkaluar për kaq shumë kohë, mbase sepse kemi frikë nga dashuria, sepse është e vetmja energji në univers që njeriu nuk ka mësuar ende ta manipulojë.

Për t’i dhënë dashurisë vendin që meriton bëra një ndryshim të thjeshtë në ekuacionin tim më të famshëm. Nëse në vend të E = mc2 të pranojmë se energjia që shëron botën mund të përftohet nga shumëzimi i dashurisë me shpejtësinë e dritës në katror do të arrinim në përfundimin se dashuria është forca më e fuqishme që ekziston… sepse nuk njeh limite.

Pas dështimit të njerëzimit në shfrytëzimin e forcave të universit që na janë kthyer kundër është e rëndësishme që të ushqejmë një tjetër lloj energjie.

Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme.

Mbase nuk jemi ende gati të shpikim një bombë me dashuri, një pajisje të fuqishme që të shkatërrojë urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po gërryejnë planetin. Megjithatë, çdo individ mbart një “gjenerator” të vogël, por të fuqishëm dashurie, energjia e të cilit pret të çlirohet.

Atëherë kur të mësojmë të japim dhe marrim këtë energji universale, e dashura ime Lieserl, do të konfirmojmë se dashuria sundon mbi gjithçka; dashuria është e aftë të kapërcejë mbi çdo gjë, sepse dashuria është jetë.

Jam thellësisht i penduar që nuk kam qenë i aftë të shpreh çfarë kam në zemër, që ka rrahur për ty gjatë gjithë jetës sime. Mbase është vonë për të të kërkuar ndjesë. Por, meqë koha është relative, dua të të them se të dua. Falë teje kam gjetur përgjigjen themelore.

Babai yt,  Albert Einstein”

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. Sazan Sahani on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. REDAKSIA ONLINE on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Kokpalari 21 janarit on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Vlora e satëme on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. AI on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?