Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Misteri rreth aksidentit ajror në Kazakistan, çfarë e rrëzoi avionin, zogjtë, dronët, rusët apo…?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Misteri rreth aksidentit ajror në Kazakistan, çfarë e rrëzoi avionin, zogjtë, dronët, rusët apo…?
BoteLajmi i fundit

Misteri rreth aksidentit ajror në Kazakistan, çfarë e rrëzoi avionin, zogjtë, dronët, rusët apo…?

Published: December 26, 2024
Shpërndaje

Rrethanat e tragjedisë ajrore në Kazakistan me avionin që u rrëzua ditën e djeshme pranë qytetit Aktau në Kazakistan mbeten ende të panjohura, me autoritetet përkatëse po hetojnë disa pista për shkakun e rrëzimit të avionit, ku mbetën të vrarë 38 pasagjerë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një nga pistat që autoritete po hetojnë rreth tragjedisë ka të bëjë me dronët që dyshohet se ishin ukrainas. Avioni u detyrua të ndërronte drejtim për shkak të një sulmi me dron në Rusinë jugore.

Ndërkohë që raportet e mediave ruse thanë se avioni u përplas me një tufë zogjsh përpara se të rrëzohej, por kjo ende nuk është konfirmuar.

- Publicitet -

Azerbajxhani Airlines tha se avioni ishte detyruar të bënte një ulje emergjente rreth 3 km (1.8 milje) nga Aktau në Kazakistan.

“Paraprake: pas një përplasjeje me zogj, për shkak të një situate emergjente në bord, komandanti i avionit vendosi të ‘shkonte’ në një fushë ajrore alternative – u zgjodh Aktau,” tha mbikëqyrësi i aviacionit të Rusisë në Telegram.

Pasagjerët ishin kryesisht shtetas të Azerbajxhanit, por kishte edhe pasagjerë nga Rusia, Kazakistani dhe Kirgistani.

Një hartë që tregon rrugën ajrore që mori avion nga Azerbajxhani në Rusi përpara se të rrëzohej

Në disa media të tjera të cilat i referohen institucioneve zyrtare avioni mund të jetë rrëzuar nga rusët, sakaq kjo mbetet aludim deri në publikim e fakteve dhe të dhënave konkrete.

Ndërsa presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se sipas informacioneve që ka në dispozicion, avioni ndryshoi drejtim për shkak të motit të keq, por ai shtoi se shkaku i rrëzimit nuk dihet dhe duhet të hetohet plotësisht.

“Kjo është një tragjedi e madhe që është bërë një pikëllim i jashtëzakonshëm për popullin azerbajxhanas,” tha ai.

Prokurori kryesor i transportit i Kazakistanit, Timur Suleimenov, tha në një konferencë në kryeqytetin e vendit Astana se kutia e zezë e aeroplanit, e cila përmban të dhënat e fluturimit për të ndihmuar në përcaktimin e shkakut të një përplasjeje, ishte gjetur, raportoi Interfax.

Do të jetë informacioni nga kutia e zezë që do të jap shkakun e saktë të kësaj tragjedie.

Azerbajxhani Airlines pezulloi fluturimet për në Grozny

Azerbajxhani Airlines ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha fluturimet nga Baku në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, deri në përfundimin e hetimeve për rrëzimin vdekjeprurës të avionit, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Agjencia Reuters e lidh këtë vendim me skenarin e lëshimit të dronit nga Dagestani kundër Çeçenisë.

Aeroplani i Azerbajxhanit, me 67 persona në bord, po fluturonte midis Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, dhe Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, sipas Azerbajxhanit Airlines. Avioni u rrëzua mëngjesin e djeshëm pranë qytetit Akhtau, një port i Detit Kaspik në Kazakistanin perëndimor.

Tridhjetë e tetë persona u vranë në aksident, tha zëvendëskryeministri i Kazakistanit, sipas raporteve të mediave. “Situata nuk është shumë e mirë, 38 të vdekur,” tha zëvendëskryeministri Kanat Bozubayev, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax. Më herët autoritetet folën për 32 të mbijetuar nga rrëzimi i avionit.

Fluturimi J2-8243 i Azerbajxhanit Airlines mori flakë teksa po përpiqej të bënte një ulje emergjente pranë qytetit Aktau, Kazakistan. Avioni ishte rrugës për në Grozny, Rusi, por u devijua për shkak të mjegullës, tha linja ajrore për BBC.

Në një tjetër skenar thuhet se mbetjet nga një raketë mund të ketë dëmtuar sistemet hidraulike ose elektronike të avionit, duke bërë që pilotët të drejtonin avionin manualisht, por pa patur kontroll të plotë mbi të.

Ndërhyrje me bllokim GPS: FlightRadar24 raporton se ka shumë të ngjarë që rrëzimi i avionit të jetë për shkak të një bllokimi.  Media citon një hartë interaktive në të cilën në momentin e rënies kishte paralajmërim për ndërhyrje të forta, për shkak të sulmit të mëparshëm të dronëve ukrainas. Hartat e tjera të fluturimit treguan gjithashtu zonat ku sinjali kishte humbur – diçka që ndodh shpesh në rastet e bllokimit.

Ndërhyrja nga sisteme të tilla mund të ngatërrojë  ekuipazhet ajrore, duke i keqinformuar për koordinatat dhe lartësinë në të cilën ata po fluturojnë, si dhe të ndërhyjë në një numër sistemesh, duke i bërë ato në mënyrë efektive të padobishme. Në këtë rast, pilotët do të fluturonin në mënyrë “verbër”. Në të kaluarën rusët janë akuzuar për ndërhyrje GPS në rajonin më të gjerë.

Problem mekanik: Të dhënat nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 tregojnë se lartësia e avionit ka ndryshuar më shumë se 100 herë në 74 minutat e fundit të fluturimit, ndërsa në disa pika të fluturimit sinjali i tij ka humbur. Ky “model”  kujton shumë një incident të vitit 2018, kur një fluturim me të njëjtin lloj avioni kishte pasur probleme teknike që e nxorën jashtë kontrollit dhe e detyruan ekuipazhin të bënte ulje emergjente në Portugali.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • t says:
    December 26, 2024 at 11:59 am

    Shume te sakta te gjitha hamendjet dhe thashethemet!

    Reply
  • demo says:
    December 26, 2024 at 2:45 pm

    Pyetni te mbijetuarit,pati goditje me rrakete???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?