Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mjekët ikin nga Shqipëria për paga më të mira në Europë? Ja ku “arratisen” për të njëjtën arsye mjekët e Europës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mjekët ikin nga Shqipëria për paga më të mira në Europë? Ja ku “arratisen” për të njëjtën arsye mjekët e Europës
BoteEkonomiKryesore

Mjekët ikin nga Shqipëria për paga më të mira në Europë? Ja ku “arratisen” për të njëjtën arsye mjekët e Europës

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Tre muajt e fundit më shumë se 500 profesionistë të sektorit të shëndetësisë kanë deklaruar se janë të gatshëm të largohen nga Italia, vetëm ose me familjet e tyre, për të punuar në vendet arabe.

Ky trend ka kohë që ka nisur, por ka regjistruar një rritje prej 40% të kërkesave brenda 90 ditësh, ndoshta duke u ndikuar dhe nga tërheqja e Lindjes së Mesme të yjeve të futbollit botëror si Ronaldo, Neymar apo ish-trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mancini.

E sigurtë është se pagat arrijnë deri në 20 mijë dollarë në muaj plus dhe bonuset, një ofertë shumë joshëse në krahasim me atë që jep për monentin sistemi italian i shëndetësisë. Këto shifra kanë një peshë të rëndësishme në vendimin e mjekëve, infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, të cilët kanë zëvendësuar vende të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ato të Lindjes së Mesme.

- Publicitet -

Nga ana tjetër është dhe rritja e nevojës për mjekime e vendeve të Gjirit, ku popullsia shënon rritje dhe po përjetohet një proces fiziologjik i plakjes dhe  mbi të gjitha është vendosur që të investohet rreth 10% e PBB-së në shëndetësi. Aktualisht, në Arabinë Saudite 90% e personelit shëndetësor janë me origjinë të huaj, në një kohë që Italia ka hapur dyert për profesionistë shëndetësorë nga Kuba.

Sipas të dhënave të Shoqatës së mjekëve me origjinë të huaj në Itali dhe Unionit mjekësor euro-mesdhetar, nga 450 profesionistë të shëndetësisë italianë dhe 50 europianë rezidentë në Itali që tremujorin e fundit kanë nisur të programojnë një punë në vendet e Gjirit, 250 janë mjekë specialistë, 150 janë infermierë dhe 100 janë mjekë të përgjithshëm, fizioterapistë, farmacistë dhe dietologë.

Parashikohet që deri në vitin 2030, Arabia Saudite do të ketë nevojë për 44 mijë mjekë dhe 88 mijë infermierë. Një injeksion masiv që do të shërbejë për të frenuar pjesërisht eksodin e 30 mijë pacientëve që po trajtohen jashtë vendit nga vendet e Gjirit në SHBA dhe Angli, Gjermani dhe Francë, me një shpenzim total prej mbi 20 miliardë dollarësh.

Specializimet më të kërkuara janë dermatologji, kirurgji e përgjithshme, mjekësi estetike, ortopedi, gastroenterologji, gjinekologji, pediatri, oftalmologji, urgjencë, kirurgji plastike, otorinolaringologji, stomatologji.

Më pas, infermierë, fizioterapistë, farmacistë dhe dietologë të specializuar. Tarifat përfshijnë shërbimet dhe strehimin, regjistrimin në shkollë për fëmijët dhe lehtësimin e taksave: për mjekët ato variojnë nga 14 mijë deri në 20 mijë dollarë në muaj dhe për infermierët nga 3 mijë deri në 6 mijë dollarë.

Në Arabinë Saudite mjekët më të paguar janë neurokirurgët, neurologët, ortopedët, mjekët e urgjencës, kirurgët plastikë, gjinekologët dhe pediatër. Gjithmonë ata me pasaportë të Bashkimit Europian.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • 999 says:
    September 7, 2023 at 9:12 am

    Keto krahasime djallezore behen me qellim si mbeshtetje te deshtimeve te qeverise Rama ne shendetesi!
    Rama edhe per te justifikuar krimin dhe korrupsionin kolosal ne Shqiperi,nuk pranon pa aftesine e tij,por i mbulon ato duke thene se “Kudo ne bote ka krime dhe korrupsion”!
    Po atehere pse e shani shtetin socialist te Enver Hoxhes qe nuk kishte krime dhe korrupsion,se ai te varte ne litar po te beje te tilla!?

    Reply
  • demo says:
    September 7, 2023 at 9:52 am

    E zbrazi Gadafi,..

    Reply
  • Artan says:
    September 7, 2023 at 10:24 am

    Arabia Saudite kishte mese dy dekada qe Po studionte perthithjen e ajkes ne profesione themeltare, pasi eshte nje superfuqi ne industrine e arit te Zi. Fundja cfare vlere do te kishin parat e tyre nese nuk investonin Tani, shpejt…

    Reply
  • rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit says:
    September 7, 2023 at 10:29 am

    Ikja nga Shqiperia e mjekeve nuk behet per paga me te mira ashtu si mjeket neper Europe.
    Ikja nga Shqiperia ka marre trajten e epidemise per tere shtresat e popullsise dhe detyrohet nga shteti-xhungel qe ka instaluar Edrogan Rama me fukarallek e maskarallek bashke.

    Reply
  • Bureto says:
    September 7, 2023 at 10:34 am

    999-a! Nuk m’i ka qejfi ofendimet, kur secili ka të drejtë të shkruaj si e mendon. Por duhet të dish se, para se të të respektojnë të tjerët, duhet të respektosh vehten! Me përmbajtjen e komentit tënd, ata që si puna ime, do kenë fatin e keq ta lexojnë, si mund të të vlerësojnë ndryshe, veçse si idiot?

    Reply
  • 999 says:
    September 7, 2023 at 6:00 pm

    Bureto,edhe vete e pranon qe je nje cope IDIOTI kaluar gomarit,vecse te mungon samari!
    Ne vend qe te hash m…,guxo dhe thuaj cfare nuk te pelqen nga komenti im,qe nuk e ke bere dot!
    Ne bote ,o idiot,ka plot ngjarje,krime,korrupsione, etj,por qeveria shqiptare nuk duhet ye justifikoje deshtimet e saj duke na servirur ne shqiptareve te gjithe te keqijat e botes,por te krahasoje veten me me te mirat,se ballafaqimi me ato te nxit te ecesh perpara!
    A e ke vene te ti si IDIOT ,qe je,se qeveria Rama asnjehere nuk ka guxuar t’ia tregoje shqiptareve se si funksionon ne SHBA demokracia dhe shteti ligjor,se si respektohen lirite dhe te drejtat e njeriut atje,se si pushteti vendor atje u sherben te gjithe qytetareve pa dallim dhe kudo ku banojne?
    A ke degjuar ,o IDIOT,qe media shqiptare te na kete rrefyer qofte edhe ne nje rast se pse KUDO NE SHBA,KU BANOJNE NJEREZ KA ZHVILLIM?
    Kurre nuk ka guxuar ta beje sepse do t’i nxjerre bojen pushtetit antishqiptar te cilit i sherben prej 33 vjetesh!
    Populli shqiptar,ndonese i shtypur dhe shfrytezuar nga sundimtare diktatoriale ,qe jane sjelle si pushtues prej 33 vjetesh,hesht i nenshtruar duke e ngrene sapunin per djath!
    Vetem nje media atdhetare,e shkeputur plotesisht nga PUSHTUESIT E PUSHTETIT, do t’i hape syte popullit shqiptar se ku na kane zhytur keta pushtues,duke i njohur me realitetin ne SHBA!
    Slogani i pushtuesve se “E po ne nuk jemi AMERIKA”, eshte sa kriminal aq edhe antishqiptar!
    Po,ne jemi dhe duhet te jemi AMERIKA,se ajo eshte pasqyra me cilesore ku ne te shohim fytyren e zeze te jetes tone!
    Vetem duke i treguar popullit AMERIKEN,do te rebelohen shqiptaret per te shporrur tere klasen e deritanishme politike antishqiptare!
    A e kupton tani o IDIOTI Bureto,se ty te mungon vetem samari?!

    Reply
  • !!? says:
    September 8, 2023 at 5:23 am

    999, mos u inatos, Burrecua është vetëm një spiun patronazhist i gestapos së Edi Ramës infiltëruar në këtë faqe të ditës vetëm për të përgjuar çfarë thuhet për kusarin komb çfarosës Edi Rama dhe vetëm për të shar se haleja mendore e tyre prodhon vetëm fekale sharejesh, asnjë argument për të mbrojtur atë që nuk mund të mbrohet, kusarin qeverisëse të një insani me mëndësi vagabondi adoleshent që është bër kryeministër vetëm për të vjedhur për të realizuar ëndrrën e fëmijnis së papërgjegjëshme , të bëhet Alibaba i përrallave arabe me thesare prrallore në New Dubain turistik të llojit arap në Europë.

    Nuk është shqetsues problemi i 1000 mjekëve që po largohen por është alarmante spastrim etnik i trojeve shqipëtare nëpërmjet eksodit të pandërprerë ku maja e ajsbergut është eksodi me gomone në Britani ku numri i shqipëtarëve mjeraë, jo mjekë, që rrezikojnë jetën në aventurën e pandërprerë të kalimit të La Manshit ja kalon edhe afganëve që në një statistikë botuar para disa javësh në Dita ishte 16 000 për vitin e kaluar në mos gabohem, ndërsa për afganët ishte rreth 10 000, por mendoni që popullsia e Shqipëris aktualisht nuk duhet të jetë më tepër se 2 miljonë kur Afganistani ka 60 miljon banorë. Po të shtosh numrin e atyre që në Britani nuk venë me gomone, numrin e atyre që ikin në vëndet e tjera si Itali, Greqi, Gjermani, ……të jeni të sigurt që

    në një vit nga vëndi ynë arratisen për ti shpëtuar kusarisë së llahtarshme të Edi Ramës dhe biznesmenëve të marrosur të tij, me taksa dhe çmime rritur deri në absurditet, rreth 50 000 veta që do të thotë

    për 10 vjetë kusarqevrisje të përbindshit kombngrënës Edi Rama janë larguar jo për tu kthyer pran familjees sikurse emigronin në vitet 90 por janë larguar familjarisht për të mos u kthyer në vëndin e tyre që e bën një vënd të mallkuar që të jetosh i qetë e normalisht se për mirqënie këtu po nuk vodhe je i falimentuar, nuk jeton dot.

    Dhe nuk keni parë gjë akoma, eksodi i shqipëtarëve do të mar përmasa më të frikshme mbasi kusari i marrosur që vjeth me faturë dhe VKM e ligj të kuvëndit, të trefishoj taksën e banesës, të fus taksën e pasuris, të shumfishoj taksën e tokës dhe kusaria më e dhunëshme, taksa e sigurimit të detyruar, vërtet me dhunë, nga tërmeti duke i bër banesat ndërtuar me aq mund , pasurinë e vën me djersë, tokën në pronësi jo burim mirqënie por mallkim. Ato do të ekzistojnë vetëm si burim i parave që kusari të mbush shpellën e thesareve të dinastis së tij Rama dhe

    ata pakë shqipëtarë që janë në mosh pune që kanë ngelur akoma pa emigruar do të shporren nga Edi Rama dhe kusarët biznesmenë e tregëtarë marrosur njëlloj si ai, me kallashnikovin e taksave dhe çmimeve që nuk pushojnë së ngrituri, vetëm ngrihen e ngrihen çdo ditë…..ndërsa pensionistëve

    Edi Rama u ka dhën alternativën që të emigrojnë edhe ata por….në botën tjetër, duke u shqyer xhepat për të grabitur edhe qindarkat e fundit për ilaçet dhe për një copë buk thatë, ja pse nuk u ngre pensionet,

    ai parashikon që ti heq qafesh sa më parë pensionistët duke e bër Shqipërin një geto të llojit horror të hitlerjanëve për çifutët në Varshavë.

    Kështu në vitet 2030 kasapi shqipëtarngrënës Millosheviç do të prehet i qetë në atë botë sepse doli një përbindësh tjetër shqiptarngrënës që arriti të bënte në Shqipëri atë që ai nuk mundi të bënte në Kosovë, spastrimin e trojeve etnike nga shqipëtarët, spatrim etnik pa “bum bum kalashnikovët” por me armët moderrne të takasve dhe çmimeve ngritur deri në lemerin jetvrasëse.

    Mos u qani hallet mjekëve, mjer ai shqipëtar që sëmuret dhe bije në dorë të mjekëve, të rjepin edhe para se të vdesësh, të shkretët, me mekanizmat që u ka krijuar Edi Rama si rregjistrimi për vizitë tek mjeku specialist e marifete të tjera kusarie, marin , pse jo, edhe 1 miljonë e më tepër lekë të vjetër në ditë që nuk mund ti mirnin as në Gjemani as në SHBA apo në vëndet Alibabëve arapë.

    Reply
  • durrsaku says:
    September 8, 2023 at 6:13 am

    I vetmi dabim i joti 999 eshte se ti ose ke qene ndonje drejtues ne kohen e qoftelargut,ose nuk ja ke arritur sepse korrupsioni ishte ne ç’do zyre e nstitucion te PPSH,SEPSE QEVERIA NE ATE KOHE NUK EKZISTONTE,njelloj si dhe sot- Ne ate kohe ligjet i bente Enveri, sot i ben Rama,qeveritaret ishin dhe jane ca figura per te treguar se ka shtet. Nje familje e nje sekretari partie apo nje kryetari komiteti ekzekutiv por edhe nje kryetari te keshillit te lagjes nuk kishte femije te moshes madhore pa shkolle e te pa pune apo te punonte ne koop, kurse ne jetonim 6-7 vete me 2 rroga, jetonim 3-4 e me shume kurora maksimumi me nje apartament 2 dhoma e nje guzhine apo ky nuk mund te quhet korrupsion, Nuk besoj se keni pare ndonjehere familjare te pushtetareve te atij sistemi te qendrojne ne radha qumeshti, buke apo vajguri.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    September 8, 2023 at 6:58 am

    Nga Shqiperia nuk largohen mjeket me pervoje si ata ne drejtim te Arabise. Nga Shqiperia largohen mjeket e sapodiplomuar dhe ata largohen per mundesi me te mira specializimi e me pas karriere dhe jo per paga.
    Por shqiptareve iu eshte bere mendja pare-pare-pare si PPP-te e “profesionisteve” te Rames.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?