Sekretari i Përgjithshëm i Mjekëve pa Kufij, Christopher Lockyear ka bërë një prezantim dramtik në Këshillit e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth situatës në Gaza.
Sipas tij, ekipi i mjekëve që po punon në Gaza ka dalë së fundmi me një akronim të ri: fëmijë të plagosur, familje e zhdukur, FPFZ. Ajo që po provokon lufta në Rripin e Gazës ka sjellë një element të ri, tragjik për “të gjallët” e kësaj bote.
“Fëmijët që i mbijetojnë kësaj lufte jo vetëm që do të mbajën plagët e dukshme të lëndimeve traumatike, por edhe atotë padukshmet. Ka zhvendosje të vazhdueshme, frikë të vazhdueshme dhe dëshmi okulare sesi pjesëtarë të familjes copëtohen literalisht përpara syve të tyre. Këto plagë psikologjike kanë çuar fëmijë as pesë vjeç të na thonë se ata preferojnë të vdesin”, ka thënë ai.
Ai ka akuzuar SHBA-të për veton e vënë ndaj rezolutave të propozuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke nënvizuar se armëpushimi duhet të jetë i menjëhershëm.
ResPublica

Ta lexoi Intelektual trimi
Israeli – kobure ne doren e shba
Ata femije do hakmerren me keq kur te rriten
Kjo lufte e ka demtuar shume Izraelin ne planin nderkombetar. Nga i persekutuar te kthehesh ne persekutor eshte nje përbysje pozicionesh vetet dramatike.
Holokausti i vërtetë 2023/2024 izraeli shtet i falimentuar.
Kujtoni ju se keta jane mjeke?Ata jane sharlatane qe duan te bejne para ne kohe lufte ashtu si pasurohen boset e prodhimin te armeve ne bote pa dallim.Mjere populli dhe ai qe e ha nga bombat.