Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mogherini: Një vit pas samitit në Tiranë ngritëm kolegjin europian, falenderoj Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mogherini: Një vit pas samitit në Tiranë ngritëm kolegjin europian, falenderoj Shqipërinë
AktualitetPolitike

Mogherini: Një vit pas samitit në Tiranë ngritëm kolegjin europian, falenderoj Shqipërinë

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Në nisje të Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Rektorja e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Belgjikë, Federica Mogherini, dha për të pranishmit lajmin se tashmë Kolegji i Europës do të ketë të parin kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, pikërisht në Tiranë, duke bërë kështu realitet një ide të diskutuar një vit më parë në Samitin e mbajtur në Tiranë. Ndërkaq Mogherini dha lajmin e mirë se 21 shtete janë angazhuar të hapin bursa studimi për studentët në këtë kolegj.

Federica Mogherini: “Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë që u zhvillua një vit më parë, u ngrit dhe u diskutua ideja. Ju kërkuat që Kolegji i Europës të merrte në konsideratë hapjen e një kampusi në rajon, në Tiranë dhe një vit më pas ne e realizuam atë.

Kështu që, mendoj që kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur këtë Samit midis BE dhe Ballkanit Perëndimor me lajmin e mirë që diçka që ju diskutuat një vit më parë, sot është realizuar. Është në zhvillim e sipër dhe është duke u bërë!

- Publicitet -

Së pari, dua të falënderoj Edin, gjithashtu edhe qeverinë shqiptare për mbështetjen e jashtëzakonshme, jo vetëm për mbështetjen por dhe entuziazmin. Gjithashtu dhe Komisionin që mobilizoi burimet, Këshillin që e mbështeti dhe shtetet anëtare që sot na çojnë të bëjmë diçka, mjaft të rëndësishme.

Sot keni premtime nga 21 shtete anëtare për të mbuluar bursa për studentët qoftë nga rajoni ashtu dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj besoj se të gjithë studentët, të cilët marrin pjesë, do të ndjekin këto studime, do të kenë edhe bursa në shtator të vitit të ardhshëm kur të kemi masterin tonë për integrim dhe transformim europian.

Do të jetë një program master, një diplomë saktësisht si të tjerat e kolegjit të Europës, që do të thotë do të mbartë të njëjtin standard ekselence. Do të akreditojmë programet me autoritetet belge. Vlera do të jetë po njësoj dhe do të punojmë që të bëjmë që studentët tanë të jetojnë së bashku, të fuqizohen së bashku për të formësuar të ardhmen e integrimit europian.

Jo vetëm ju falënderoj për këtë, por jam po kështu, këtu, që t’ju sjell ndërmend se çfarë nënkupton ky angazhim. Trupa jonë mësimore, studentët tanë dhe kam parë të gjithë brezin e ri, jo vetëm në rajon, por edhe në pjesën tjetër të Europës që ka pritshmëri mjaft të mëdha për këtë.

Unë mendoj se sot ju investoni në atë brez që do ta bëjë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE realitet dhe nga ana jonë, sigurisht ne angazhohemi që t’ju ofrojmë ekselencën e dijes, të aftësive dhe të krijimit të rretheve që do t’i fuqizojnë ata për ta bërë të mundur këtë gjë dhe jam e sigurt që shtetet anëtare, institucionet dhe po kështu edhe vendet e rajonit do të konfirmojnë me zotimet e sotme, angazhimin për ta shoqëruar këtë proces dhe për ta bërë atë realitet.”

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?