Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mohoi origjinën natyrore të covid-19, zyrtari amerikan zbardh shkaqet e largimit nga posti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mohoi origjinën natyrore të covid-19, zyrtari amerikan zbardh shkaqet e largimit nga posti
AktualitetBote

Mohoi origjinën natyrore të covid-19, zyrtari amerikan zbardh shkaqet e largimit nga posti

Published: March 8, 2023
Shpërndaje

Ish-kreu i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka deklaruar se u “mënjanua” nga posti që kishte, për pikëpamjet e tij mbi origjinën e pandemisë Covid-19.

Dr. Robert Redfield ishte dëshmitari kryesor në seancën e parë publike të një komiteti të Kongresit Amerikan në të cilin po hetohet se si u shfaq koronavirusi.

Ai tha se ishte përjashtuar nga diskutimet e hershme rreth origjinës së virusit pasi dyshonte se bëhej fjalë për rrjedhje nga laboratori. Ndërkohë, shumë shkencëtarë theksojnë se nuk ka asnjë provë që Covid ka dalë nga ndonjë laborator.

- Publicitet -

Sipas disa studimeve, virusi kaloi nga kafshët e egra te njerëzit në Wuhan, Kinë. Vendi i dyshuar i këtij kalimi që rezultoi tragjik është tregu i produkteve të detit dhe kafshëve të egra të qytetit.

Tregu është afër Institutit të Virologjisë në Wuhan, një laborator lider në botë për viruse që ka kryer kërkime për koronaviruset. Dr. Redfield, i cili drejtoi Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kur filloi pandemia në vitin 2020, ishte një përkrahës i hershëm i teorisë së rrjedhjeve laboratorike.

Ai i tha nënkomisionit të zgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve, të formuar nga shumica e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, se nuk ishte “shkencërisht e besueshme” për të që virusi kishte origjinë natyrore.

Sipas asaj që ai deklaroi, Redfield u mënjanua në fillim të pandemisë dhe u përjashtua nga takimet pasi pikëpamjet e tij nuk ishin në përputhje me shkencëtarët e tjerë të mëdhenj si Dr. Anthony Fauci, fytyra de-fakto e përgjigjes ndaj pandemisë së SHBA.

“Më thanë se ata donin një rrëfim të vetëm dhe se padyshim që unë kisha një këndvështrim tjetër”, tha ai. “Shkenca ka debat dhe ata e kanë shtypur çdo debat”.

Dr. Redfield foli gjithashtu për kundërshtimin e tij ndaj të ashtuquajturit kërkimi i fitimit të funksionit, në të cilin viruset manipulohen për t’u bërë më infektues në mjediset laboratorike. Ai tha se agjencitë amerikane ka të ngjarë të kenë financuar një kërkim të tillë në institutin Wuhan.

m.b.dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin

Komentet e Fundit

  1. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Anonymous on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?