Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MOIKOMI MES NESH…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > MOIKOMI MES NESH…
KomunitetKryesoreKulture

MOIKOMI MES NESH…

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Botuar në DITA

Tre vite më parë, më 15 qershor 2020, humbëm Moikomin.

- Publicitet -

An exceptional man.

E vuri poshtë një sëmundje e gjatë dhe e rëndë.

Atë. Moikomin e fortë, Moikomin e ecjeve të gjata, të orëve pa fund zhytur në lexime, të ngjitjeve në majat e larta ku janë kështjellat e të parëve tanë dhe të zhytjeve në thellësitë e deteve ku gjenden rrënojat e qyteteve tanë të lashtë.

Epikuri dhe Lukreci, dy autorë të lashtë që Moikomi i çmonte shumë, me mësimet e tyre mbi vdekjen, si një gjë e natyrshme, nuk e ndihmuan dot që ta priste vdekjen qetësisht.

Edhe pse ai i dha kuptimin më të plotë jetës njerëzore, edhe pse e jetoi atë në plotësinë e saj, edhe pse ishte një punëtor i palodhur në fushën e letrave e të kërkimeve, Moikomi ishte, si gjithë të gjallët, një njeri i vdekshëm.

Por një njeri i vdekshëm që rron edhe pas vdekjes.

Sepse një poet dhe një shkrimtar i shquar, edhe kur ndahet nga të gjallët, vazhdon të jetojë mes tyre përmes veprës së tij.

Moikomi i trembej vdekjes jo si një proces i natyrshëm, jo si një “ligj i jetës”. Ai ishte një epikurian dhe, si i tillë, e dinte se çdo gjë që lind edhe vdes.

Ai i trembej vdekjes sepse kjo u prish krijuesve të mëdhenj—siç ishte edhe ai vetë—planet e tyre dhe ua lë të pambaruara punët e nisura, ose punët që kanë në kokë e në zemër.

Ky ishte meraku i tij më i madh në muajt dhe javët e fundit, kur po e ndiente se fati po i numëronte një e nga një ditët e mbetura për të.

Stoik deri në fund, por, si çdo njeri i gjallë, i paaftë për ta ndryshuar fatin e vet. Atë fat që në mënyrë tragjike e rrëmbeu shumë të ri nga familja e tij, nga shokët dhe miqtë e tij të shumtë, nga bota letrare e kulturore e kombit tonë.

Ne flasim sot Moikomin jo si për dikë që nuk është më, por si për dikë që është ende gjallë. Sepse e kemi të pranishëm në bisedat tona. Dhe e ndiejmë të pranishëm mes nesh.

Edhe në muajt dhe javët e tij të fundit Moikomi nuk hoqi dorë nga ajo filozofi stoike e Senekës, që vdekjen e shihte si një përgaditje për jetën. Kjo u bë filozofia praktike e tij.

U bënë tre vite pa u parë sy më sy me Moikomin. Pa pirë së bashku kafenë në 6:30 të mëngjesit dhe një tjetër në 7 të mbrëmjes.

U bë tre vite që nuk shkëmbejmë dot librat tanë.

Tre vite që nuk flasim më për Platonin dhe Lukrecin, për Shekspirin dhe Erazmin, për Montenjin dhe Migjenin, për Trojën dhe Durrësin, për Amsterdamin dhe Uashingtonin.

Tre vite që nuk vemi më së bashku në Libohovë e në Gjirokastër, as në Ulqin e në Korçë dhe që nuk mblidhemi më me shokët tanë “të tavolinës” për një gotë verë.

Por jemi sërish bashkë me të.

Moikomi ishte—dhe mbetet—nga ata njerëz që nuk harrohen.

Ai nuk do të harrohet asnjëherë nga një numër i madh njerëzish.

Ai ke bërë kaq shumë në jetë dhe ke lënë pas kaq shumë vepra, vlera e kujtime, saqë ato do të jenë me ne për një kohë të gjatë.

Ndoshta përgjithmonë.

Ndërsa shumë nga miqtë dhe njerëzit tanë të dashur janë ndarë nga jeta, ne mund të gjejmë ngushëllim në fjalët e urta të Mark Aurelit, të cilin Moikomi e pëlqente veçanërisht: “Vdekja na buzëqesh të gjithëve; e vetmja gjë që ne mund të bëjmë është ta presim atë me buzëqeshje”.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  • 12 tetor 2026
  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  2. Urim on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. Ziu on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?