Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila këtë të mërkurë dënoi me gjithsej 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së, është rikthyer në vëmendje një video e vitit 2014, ku Albin Kurti paralajmëronte asokohe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për krijimin e kësaj gjykate të veçantë.
Në videon e publikuar, Kurti kundërshtonte krijimin e Gjykatës Speciale dhe i drejtohej drejtpërdrejt kryeministrit Thaçi, duke pretenduar se ai po e lejonte krijimin e tribunalit me bindjen se vetë nuk do të përfundonte përpara tij.
“Tribunali apo gjykata e veçantë nuk bëhet sikur ky kryeministër i Kosovës të mos donte të bëhej, por Thaçi po e lejon këtë tribunal pasi beson se ai vetë nuk ka për të përfunduar atje. Nëse ka ndonjë mik ndërkombëtar që mund ta ndihmojë Kosovën, duhet ta bëjë këtë duke i treguar kryeministrit që edhe ky vetë do të përfundojë aty”, shprehej Kurti.
Deklarata daton në prill të vitit 2014, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës. Në atë periudhë, çështja e krijimit të një gjykate të veçantë për trajtimin e pretendimeve për krime të kryera gjatë dhe pas luftës së Kosovës ishte pjesë e debatit politik në vend.
Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë krijimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Videoja është rikthyer në vëmendje këtë të mërkurë, pas shpalljes së vendimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët u dënuan gjithsej me 81 vite burg.

Le ta shohin te gjithe patronazhistet qe na çajne t…n . Ta shohin kush eshte Kurti. Te kujtojne edhe bemat e liderrit te tyre qe bashke me Thaçin benino plane per ndarjen e Kosoves. Te kujtojne kur fluturonte me helikopter e bente presion kosovareve, sikur te mos mjaftonte thika qe i futi Obama,per ta votuar gjykaten. Kujtoni Ballkanin e hapur,qarjet e Rames ne Bruksel qe Europa ta mirekuptonte Serbine. Kujtoni presionin qe i beri Ramush Hajradinajt per ti dhe territorio Malit Te Zi. Po mor po traghetto ka emer.
Shkoi Ramuti me helikopter ne Kosove qe ta bindte Thacin, dhe ja si perfundon kur degjon kryehajdutin e shqiptareve.
Këtu prap çenka akuzu rëndë H.Thaqi se çfarë ai ka mendua Kurti e paska ditur por një është e sigurtë kjo gjykatë dhe aferat gjyqësore pararendëse ku u shënjestruan të gjithë komandantët lokalë nuk initcua me kërkesën e Thaqit por edhe të kundërshtohej gjykata do të formohej 50 milionë prap do ti merrnin Kosovës dhe jo se do të arrestohej Thaqi por do të akuzohej edhe ma keq se po fshihet nga krimet e tija ky kishte me qenë akuzimi nga serbët A.Kurti A.Haxhiu D.Gërvalla G&H .Geci S.Berisha e 1milionë të tjerë
Nese e ka pas me sinqeritet, atjere Kurti le ta anuloj tani kete gjykate. Arsyet jane sot shume te forta. Gjykata ka devijuar dhe nuk mundet ne emer te popullit te Kosoves te denoje sipas deponimeve te prokurorisë se Serbisë. Kjo eshte devijim brutal nga ligjet dhe Kushtetuta e Kosoves. Pra, le te konstatoj devijimet brutale te kesaj Prokurorie dhe Gjykate dhe le te anuloj keto dhoma. Tani arsyet jane. Kemi tani edhe Gjykaten vendore per krime lufte, dhe le te gjej prova per secilin qe pretendon dhe te vazhdoj me procedime ne Gjykaten vendore.
Po tash po kerkoni me ja pastru Thacit krimet dhe vrasjet…!?!?!
Thanja e urte popullore thote:Kungulli nuk rin mbi uje…!!!
Kan vra njerez te pa fajshem perpara familjareve te tyre e tshti po kerkojne lemozhe….edhe trupat e tyre nuk jane gjete kurrrrr….kundershtaret politik jane denigruar ne manyra te ndyta dhe shume prej tyre jane vrare mizorish….me cilen te drejt je mer jeten nje bashkatedhetari vetem pse mendon ndryshe dhe i perket nje tjeter partie politike…!?!?!
O largpames,o profet i Kosoves.Ja paske thene.Ashtu si nuk lejove formimin e Associacioneve dhe shkeputjen e Mitrovices.Formo qeverine dhe futi nje shqelm asaj gjykates kushtetuese,qe kerkon president me 2\3,se askund ne Bote nuk ka president me 2\3.
Pra shoket si ramazoni dhe ai dylberi amerikan e cuan te kasapi thacin me shoke tani bejne teeater si te tronditur gjoja.
Ramazoni arriti te q EDHE shkiptaret e kosovo se ketu i ka perdhunuar fare debim masiv.
Profet ke qënë z. Kurti….
Hashim Thaçi, ra në “gropën” që hapi vetë….