Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Moment kritik në historinë e Ukrainës”, Britania një “paketë të madhe sanksionesh” kundër Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Moment kritik në historinë e Ukrainës”, Britania një “paketë të madhe sanksionesh” kundër Rusisë
AktualitetBote

“Moment kritik në historinë e Ukrainës”, Britania një “paketë të madhe sanksionesh” kundër Rusisë

Published: February 23, 2025
Shpërndaje

Qeveria britanike do të shpallë një “paketë të madhe sanksionesh” kundër Rusisë nesër 24 shkurt, ditën që shënon 3-vjetorin nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, njoftoi Sekretari i Jashtëm britanik, David Lamy.

Është koha për të “shtrënguar lakun rreth Rusisë së Putinit”, tha kreu i diplomacisë britanike.

“Do të shpall paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë që nga ditët pas fillimit të luftës, për të minuar makinën e saj të luftës dhe për të zvogëluar të ardhurat që nxisin shkatërrimin e Ukrainës”, shtoi ai.

- Publicitet -

Bashkimi Evropian pritet të miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të hënën, e cila do të përfshijë, ndër të tjera, ndalim të importit të aluminit rus.

Londra ka vendosur tashmë sanksione ndaj mbi 1,900 individëve dhe personave juridikë që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Ky është një moment kritik në historinë e Ukrainës, Britanisë së Madhe dhe të gjithë Evropës”, tha Lamy, vendi i të cilit është ndër mbështetësit kryesorë të Kievit.

“Kjo është arsyeja pse është koha që Evropa të dyfishojë mbështetjen e saj për Ukrainën”, shtoi ai.

Ai kujtoi se Britania mbetet e angazhuar për të ofruar ndihmë ushtarake prej 3 miliardë paund (rreth 3.6 miliardë euro) çdo vit për Kievin dhe është e gatshme të vendosë ushtarë britanikë “si pjesë e një force paqeruajtëse nëse është e nevojshme” në rast se arrihet një marrëveshje armëpushimi.

Kryeministri britanik Keir Starmer më 22 shkurt zhvilloi telefonata të veçanta me shefen e BE-së Ursula von der Leyen dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përsëritur një mesazh të ngjashëm me atë të Lammy-t.

Starmer do të udhëtojë në Uashington për t’u takuar me Presidentin e SHBA Donald Trump më 27 shkurt, duke shpresuar të veprojë si një “urë” midis SHBA dhe Evropës për të siguruar garanci territoriale dhe të sigurisë për Kievin në rast të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?