Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Morën peng 68-vjeçarin në Tiranë dhe i shantazhuan gruan duke i marrë 20 mln lekë, arrestohen 5 autorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Morën peng 68-vjeçarin në Tiranë dhe i shantazhuan gruan duke i marrë 20 mln lekë, arrestohen 5 autorët
KronikeLajmi i fundit

Morën peng 68-vjeçarin në Tiranë dhe i shantazhuan gruan duke i marrë 20 mln lekë, arrestohen 5 autorët

Published: April 30, 2025
Shpërndaje

Pesë persona kanë rënë në pranga pasi kanë marrë peng një 68-vjeçar në një zonë periferike në Tiranë.

Në pranga kanë rënë, Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu, Nikoleta Begolli.

Ata kërcënuan bashkëshorten e tij, që t’i merrnin 2 milionë lekë të reja.

- Publicitet -

68-vjeçari Edvar Agalliu ka qenë në qendër në mes të qytetit të Tiranës, në një prej rrugëve më të populluara, “George W. Bush”, kur 3 prej autorëve kanë ndaluar makinën dhe e kanë marrë me forcë.

Pasi e futën në automjet, Sulejman e Klinton Sina dhe Idajet Mashollari janë larguar në drejtim të fshatit Kakunjë, ku e kanë izoluar 68-vjeçarin në një banesë të braktisur për 5 orë.

Konfikti mes tyre ka nisur në rrugë, ku njëri prej autorëve ka pretenduar se i ka ngacmuar të fejuarën, Nikoleta Begollin, dhe nga debati me kundërshti nga ana e 68-vjeçarit e kanë marrë me zor në makinë dhe e kanë dërguar në një fshat në kufi me Elbasanin.

68-vjeçari para hetuesve ka deklaruar se vetëm e njihte Begollin, por nuk e ka ngacmuar asnjëherë, por të kundërtën ka deklaruar vetë 32-vjeçarja.

Burri pasi është marrë, nuk është dhunuar, por vetëm lidhur dhe i është bërë presion.

Pasi e mbajtën peng në banesën e barktisur, autorët kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit dhe i kanë kërkuar 2 mln lekë të rinj. 68-vjeçari ka telefonuar gruan për të sjellë paratë dhe më pas është liruar.

Bashkëshortja i ka dorëzuar shumën Bajram Ibraliut në zonën e Saukut në Tiranë.

I gjithë momenti i pengmarrjes është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të gjithë autorëve.

Njëri prej autorëve ka dëshmuar në Policinë e Tiranës se 68-vjeçari i ka ngacmuar të fejuarën, Nikoleta Begollin.

Nga kontrollet që ka ushtruar policia, në banesat e 5 autorëve dhe mjetin me të cilin lëviznin Nikoleta Begolli dhe Sulejman Sina, ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e 68-vjeçarit. Po ashtu, në banesën ku u mbajt peng, është gjetur edhe litari me të cilin ishte lidhur 68-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.

Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Lala i Lushnjes says:
    April 30, 2025 at 10:39 am

    D.m.th. po u paguan paret nga më ngacmim, u fshi. Pyetini “mirë,,se është ngacmuar edhe herë të tjera ajo e “ndershmja,, , por jan paguar paret dhe ka “vajt,, nderi në vënd.

    Reply
  • Na myten says:
    April 30, 2025 at 11:24 am

    Me fal, po t’ia kishin q… Nikoleten sa e kishte pazarin?!

    Reply
  • xyz says:
    April 30, 2025 at 11:46 am

    Unë nuk e kuptoj fare. Këta kriminelë do dalin në gjyq ku do mbrohen nga ndonjë avokat pis si ata vetë dhe do ia hedhin me ca vite burg. Përse këto qënie të rrezikshme për shoqërinë nuk i eliminojnë një herë e mirë?! Si psh t’i varin?! Këtë nuk e kuptoj dot!

    Reply
  • Remo says:
    April 30, 2025 at 12:50 pm

    Mashollari prape?? Epo mire, kjo jave,
    duhet te shpallet java e “Llareve”…
    Nga Kejsi Spahillari tek Tahlellari babe e
    bir, dhe vime tek ki Mashua(llari) i sotem…
    Lere me kombinimin “perfekt” Suleimon
    turko me(byrazerin) Klinton nga Amerika…
    dhe pastaj, Bajrom Idraliu(osmanlliu) qe
    mbledh leket e gjobave…..ka rene ndonje
    virus i padukshem ne ate vend apooooo
    gjaku i bastarduar turkootoman, s’gjen
    paqe!!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Komentet e Fundit

  1. Ziu on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  2. K R on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  3. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  4. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  5. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?