Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Megjithëse mund të ishte menduar se vendimi i gjykatës për arrestimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha mund të kishte qenë e papritura e madhe, në fakt, askush nuk u habit.
Megjithëse mund të mendohej se vendimi i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-kryeministrin Berisha, “detyrim paraqitje”, apo ndalimi i udhëtimeve të tij jashtë Shqipërisë, që në fakt përbën një shkallë të zbutur të arrestit shtëpiak, mund të sillte një lëvizje të ndjeshme kundërshtuese, deri në përplasje me sistemin, asgjë nuk ndodhi.
Askush nuk lëvizi nga vendi dhe si duket, kishte qenë një vendim i pritur, që ishte pranuar edhe më parë se të ndodhte.
Edhe vendimi i GJKKO për vendosjen sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme e llogarive bankare të Jamarbër Malltezit nuk tronditi njeri. Pasuritë e ndjeshme të tij, pak a shumë ishin të njohura.
Si duket, e gjithë ajo që u paraqit është vetëm njëra nga majat e ajsbergut financiar të dhëndrit kryeministror dhe ndalesa mund të mos jetë vetëm kaq.
Risi nuk përbëjnë të gjitha këto. Të gjitha ishin të pritura, ashtu si më e rëndësishme është se vendimet e përcaktuara përbëjnë një precedent që nuk lidhet vetëm me një njeri, sado i fuqishëm të duket ai, as me disa ngjarje që për shumë kënd ishin të pritura.
Nuk e di se si do të shkojnë më pas gjërat. Të gjitha opsionet janë të hapura. Rruga është e gjatë dhe fillesa nuk është në këtë fund muaji tetor, por shumë me herët, dhe si duket, dikush ndoshta edhe i mbështetur nga institucione të tjera, jashtë Shqipërisë, mori një nga vendimet, që do të tronditin skenën politike shqiptare, jo vetëm tani, por më shumë në të ardhmen.
Për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani” është folur që prej disa viteve, janë bërë hulumtime, janë hedhur ide, janë paraqitur akuza të ndryshme dhe ka qenë një nga kuajt e betejës së shumicës qeverisëse. Pas saj janë edhe afera të tjera dhe si duket kjo shërbeu për të hapur “Kutinë e Pandorës”, të një sërë çështjesh të tjera, që lidhen me qeverisjen e opozitës, por jo vetëm të saj.
Së pari, askush nuk është imun para drejtësisë. Ndëshkimi për aferat që mund të kenë ndodhur është hapur dhe nuk do të ketë më murin e politikës para vetes, ashtu si nuk do të ketë një kohë të caktuar krejt shkurt për t‘u gjykuar.
Nga shumë vetë është menduar se çdo cenim që do të bëhej nga sistemi i drejtësisë ndaj Berishës, apo familjes së tij në një rast më të thjeshtë, do të kishte reagim rebelues dhe për më tepër, protesta të ndjeshme dhe të fuqishme. Kjo nuk ndodhi, dhe si duket nuk do të ndodhë.
Qetësia me të cilën është pritur dëshmon se shumë njerëz, shumica dërmuese e popullsisë është e lodhur me klasën politike, e cila ka bërë një mijë e një të zeza, është pasuruar dhe ka ndjellë të keqen mbi fatet e njerëzve. Loja e deri tanishme, sipas së cilës, pushteti i justifikon gjërat dhe të lejon të kesh imunitet, po merr fund. Edhe në majat e politikës.
Së dyti, ka qenë një betejë e gjatë mes sistemit të drejtësisë dhe pushtetit për të bërë të ligjshëm ndëshkimin e klasës politike. Gjithë herë ka fituar pushteti. Vetëm së fundmi, gjërat po fillojnë të përmbysen. Rasti i ish-ministrit Koka, i numrit dy të qeverisë Rama, Ahmetaj, burgosja e disa zyrtarëve të mesëm dhe drejtues të pushtetit lokal, dosjet e ndjekura dhe dërgimi për gjykim, përbëjnë atë fillesë që është pritur, por që deri tani nuk kishte ndodhur.
Kjo do të jetë edhe më tej një betejë e gjatë, e mundimshme, e lodhshme, dhe jo gjithë herë do të jetë e vërteta ajo që do të sundojë. Si ka ndodhur shpesh, do të mund të ndodhë edhe në të ardhmen, por sinjalet e dhëna janë shpresëdhënëse.
Së treti, dërgimi për gjykim i çështjes Berisha, etj, nuk përbën një gjë tronditëse për njerëzit. Si duket, e shumë pritura goditja në “peshqit e mëdhenj”, ka ardhur në momentin e duhur dhe në terrenin e duhur. Më në fund ka rënë alibia e mos ngacmimit të të fuqishmëve për hir të qetësisë, ose për mos prishjen e ekuilibrave politikë.
Shumë herë, për hir të ruajtjes së status-kuo-së politike, është ndërhyrë edhe nga institucione të tjera. Ose vetë pushteti ka ndërhyrë përdhunshëm për të përmbysur krejt sistemin.
Dy raste në të shkuarën, që duhen hapur domosdo, ai i çështjes Meta, në videon e famshme, që aq lehtësisht u hodh poshtë, megjithëse ishte dhënë verdikti nga një institucion i fuqishëm si FBI, apo vrasjet e 21 janarit, kanë dëshmuar se pushteti ka qenë më i rëndësishëm se e vërteta dhe në të dy rastet, përmes dhunës politike është mposhtur sistemi i drejtësisë.
A do të ndodhë edhe kësaj radhe kështu? Është e mundur, por atëherë do të ketë humbje të plotë të besimit te reformimi i sistemit të drejtësisë. Ashtu si mund të ketë humbje të ndjeshme edhe nëse çështje të tjera të hapura, apo në hetim, do të mbylleshin nga forca e politikës.
Të paktën, në këtë rast, është një fillesë, e cila duhet shkuar deri në fund, duke zbardhur të vërtetën dhe mbi të gjitha duke e bërë të qartë këtë të vërtetë.
Nuk e di nëse është vërtetë i fajshëm Berisha apo familja e tij. Perceptimi i përgjithshëm të çon drejt fajësisë, por kjo duhet saktësuar.
Së katërti, faji mbetet gjithnjë aktual. Shkelja e ligjit, pavarësisht nga kalimi i viteve është gjithnjë aktual. Asnjë shkelje nuk mund të parashkruhet. Ajo që ka dëmtuar interesat e shtetit apo të shtetasve duhet ndëshkuar. Pavarësisht se cili qëndron pas saj. Slogani i mbetur deri tani vetëm slogan, sipas të cilit të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit, duhet të jetë mbizotërues.
Nëse është i fajshëm, Berisha dhe familja e tij duhet ndëshkuar jo se ai vetë është kreu i pjesës së madhe të opozitës, por sepse si çdo qytetar, bëmat dhe keqpërdorimet e pushtetit, kur ai ishte në majën e piramidës pushtetore, duhen ndëshkuar.
Shpesh herë është luajtur me procedurat. Janë mbyllur çështje të rëndësishme përmes procedurës. Rasti i abuzimeve të mëdha në Rrugën e Kombit, ku “humbën”, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, rreth 220 milion euro, është vetëm njëri prej tyre. Rastet e së nesërmes, qoftë për PPP-të e famshme, apo koncesionet e dhëna në sistemin e drejtësisë, duhet të jenë të qarta për të gjithë.
Së pesti, në pak vite, disa njerëz, dhëndurë apo kunetër, nuse apo farefis i njerëzve të pushtetit, janë pasuruar aq shumë, sa që të duket e pabesueshme se si ka ndodhur kjo.
Rasti Malltezi është njëri prej tyre, i njohur tashmë edhe nga vendimet e GJKKO.
Si është e mundur që një njeri, pa pasur një vend të caktuar pune, i panjohur në shumë vite, befas, pas një martese, krushqie apo në saj të lidhjes së tij me pushtetin, zgjohet një ditë me pasuri të mëdha. Një familje e lidhur me pushtetin, në pak vite, në këtë rast më pak se 20 vite qëndrimi në Shqipëri, kanë në të njëjtën kohë 16 pasuri të paluajtshme, 6 llogari bankare në euro, dollarë dhe lekë, të kenë në një shoqëri të quajtur “Homeplan” shpk, 45 për qind të kuotave, në një tjetër 100 për qind, përsëri në një tjetër 60 për qind.
Këto pasuri nuk i kanë rënë nga qielli asnjë prej rioshëve të politikës. Kur janë futur në politikë, pikërisht nga lidhjet miqësore apo familjare ata ishin njerëz me pasuri të zakonshme, si kanë deklaruar vetë, kur befas, pas pak viteve, janë milionerë.
Në Shqipëri ka disa institucione të kontrollit të pasurive apo ndjekjes së pasurive të paligjshme. Çfarë kanë bërë ato? Të mundur nga pushteti kanë vegjetuar, kanë bërë kompromise të rënda dhe kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë të ardhmen e vendit.
Së gjashti, Berisha në konferencën e tij të shtypit, thirrur me urgjencë dhe ende nuk e kishte marrë veten nga çfarë kishte ndodhur, deklaroi se e gjitha kjo ishte pasojë e shkeljes së kushtetutës, ligjeve dhe vendosjes së diktaturës së Edi Ramës në Shqipëri.
Edi Rama nuk është njeri i lehtë dhe jo kurdoherë ka vendosur si është dashur të vendosë. Por, ajo që ka ndodhur jashtë kohës së pushtetit të tij nuk mund të amnistohet me gjetje politike.
Edhe nëse shefi i qeverisë së tanishme ka bërë një mijë e një të zeza kjo nuk e justifikon të djeshmen, korrupsionin që ka ndodhur, mbledhjet me çantë të parave në burime të pasura, vendosjen e shtetit në këmbët e rioshëve dhe shkeljet e pafund të ligjeve të ndodhura në një qeverisje tjetër, ku vetë Berisha ka qenë shefi i qeverisë.
Nëse një herë e një kohë janë mbyllur me forcë, kjo nuk përbën alibi për mos-hapjen e tyre qetësisht dhe atëherë kur gjërat janë kopsitur.
Së fundi, në të gjithë këtë histori ka edhe një fakt interesant dhe domethënës. Në kohën e hartimit të ligjeve favorizuese për privatizimin e kompleksit “Partizani” disa anëtarë të komisionit ngritur për këtë qëllim, nuk kanë pranuar të firmosin, duke e quajtur shkelje të ligjit dhe si ndodh, në qeverisjet diktuese, janë ndëshkuar. Pothuajse të gjithë janë dëbuar nga puna dhe në vendin e tyre janë emëruar të tjerë, që nuk kanë ngurruar të firmosin paligjshmërinë. Pra, janë bërë pjesë e aktit korruptiv, duke përmbytur edhe ndërgjegjen e tyre njerëzore e qytetare.
Nëse të parët duhen përgëzuar, të dytët duhen ndëshkuar. Jo vetëm që të mësojnë të tjerët, por se vetëdijshëm kanë shkelur ligjin.
Çështja Malltezi, që shumë shpejt mund të quhet çështja Berisha është patatja më e nxehtë në duart e sistemit të drejtësisë. Shumë baltë do të hidhet mbi to. Një pjesë u hodh furishëm në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit të zotit Berisha. Do të anatemohen. Do të mallkohen. Do të jenë nën trysninë e politikës, njëjtë si ishin në kërcënimin e bandave të rrugës. E keqja nuk ndryshon, pavarësisht se si quhet ai që përpiqet të godasë.
Do të jetë një betejë e vështirë. Që sapo ka hapur një sipar të saj. Ajo që shihet pas perdeve është gjithnjë ana më e errët e politikës.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Sot fillon SHTETI.
Nuk e kam thene une,E lexova nga nje komentues,qe shpesh jane me te mencur se vete artikullshkryesit.
Më bën përshtypje ky mastërbim kombetar per nje sukses ORDINER te Spak-ut qe ka heshtur 2 vjet rrjesht dhe befas godet per show MEDIATIK…Dhendri Salihit ka qindra miljone pasuri dhe nuk ka nevoje per DELIKATESE por duhen rrasur brenda FAMILJARISHT jo vetem per SUPER-PASURI por dhe per Krime Pa Fund dhe ju lutem forconi kujtesen:
*
1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
*
2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
*
3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
*
4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
*
5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
*
7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
*
8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
*
9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
*
10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
*
11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
*
12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
*
13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
*
14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
*
15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
*
16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
*
17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
*
18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
*
19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
*
20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
*
21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
***
Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
Fajtori nr 1 jane DREJTORET QE MERREN ME SHQIPERINE NE USA-BE se kane numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMORTJA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht I cili fuqine e votave plebishitare qe mori per te akuzuar ne organet e drejtesise krimet per pranga Berishes e ktheu ne Vampirizim ndaj periudhes 1944-1990 jo se ka qene ne “Korene e Veriut “por ka bere PALLE ARIU
@ Chess player
Për gjithëçka, që shkruan në lidhje me këtë vampir të lindur me emrin “sali”, je shumë i saktë. Të gjithë faktet e pakundërshtueshëm i ke renditur në mënyrë kronologjike.
Presim ndëshkimin ligjor. Fjalën e fundit e ka Drejtësia. Le të shpresojmë.
Faleminderin për të vërtetat!
A ju kujtohet mbremja nje dite para se te mblidhej gjykata per ti dhene vendimin ministrit superhajdut me bllok ne dore me ofere 700 mije euro dhe ofere 7% te kapur me video nga i ndjeri Dritan Prifti. Ky perbindesh shkoi per darke tek shtepia e ministrit superhajdut te floririt te krrabes sipas vete deklarimit te perbindeshit te vicidolit dhe te nesermen gjykata ishte blere dhe votoi ne favor te spiunit Agush njeriut me te urryer te planetit per shqiptaret. E mbani mend gergufjen ne mbremje pas vendimit te gjykates kur spiuni cirrej para mikrofonave te mediave tip cimpordhaqenefi tv : 5 me zero. Dhe kishte te drejte te mburrej spiuni se kishte mposhtur drejtesine e sot ajo kohe ka marre fund. Por drejtesia duhet te vere para bankes se te akuzuarve dhe gangsterin e foltores apo Geringun e pds Muli horrin qe eshte gergufur shume kohet e fundit se po i vjen rrotull shteti i drejtesise. Vila 3 kateshe e Lalzit ndertuar me para te pista te droges se Lazaratit kur ai ishte president i Republikes se Lazaratit duhe te verifikohet. Po ashtu abuzimet me apartamentet e entit te banesave ne Sarande duke u dhene banesa familjareve te vet nga Shishtaveci kur ishte tek enti i banesave. Ky vagabond qe hyri me force ne drejtorine e policise Tirane per te penguar arrestimin e naziskineve te Mamurrasit qe dogjen deren e kryeministrise me urdher te tije duhet te jape llogari qe te qetesohet populli i Tiranes nga kjo moster me foristrade 125 mije euro qe gergufet ne parlament dhe kercenon me dje’jen e tij ashtu sic beri Geringu i Rajhut te Trete me Rajshtagun ne 1933. Dhe duan pushtet perseri keta bandite te mallkuar nga mbare populli shqiptar qe u dhane goditjen apokaliptike me 14 maj duke i nxjerre nga skena politike ne 92% te teritorit dhe duke humbur ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi, humbja me e madhe qe ka pesuar nje force politike dikur ne pushtet , ne historine parlamentare te Botes.
Pushteti eshte sot e verteta vete o shoku Bedri!
Eshte ajo e vertete qe del nga dyert e tij, Pushtetit pra.
Eshte Pushteti e Verteta ne kete vend e nuk ka te vertete tjeter perpos tij.
Ke etiketon ky Pushtet e kujt i drejton gishtin, aty eshte e Verteta …Drejtesise pastaj i mbetet vetem te ndjeke rrugen nga i tregon gishti i Pushtetit.
Ky dhendrri tullac i Sales neper foto duket si trap zalli. Kam frike se do nxjerre ndonje certifikate budallai si ato qe nxirrnin cunat e babit per te mos shkuar ushtar. Dhe s’ka ligj ne bote ta denoje budallain pse eshte budalla. “C’me duhet mua se c”kam bere une”?! Objekti qe ne gazeta quhet “kompleksi Partizani” ne mos gaboj perfshinte edhe aerodromin e vjeter. Cudi sesi nje aerodrom ngrihej ne toke private pa’ u shpronesuar apo blere nga shteti. Ne mos gaboj, e ndertuan italianet. Dhe ata likujdonin pronaret e truallit. Pra, kjo eshte vjedhje me paramendim e permasave te medha. Lexova qe Lad Qiriazi eshte ankuar per falsifikim dokumentash dhe s’ka firmosur per privatizim. Dhe per kete pune e hoqen nga detyra. Dmth, paska pasur edhe burra te zote ushtria!
Chess,lere makinerine e SPAK te filloje te punoje,,Mos e pengo,se duam ti shohim ne burg keta perbindsha,,Ti per arsyet e tua,Une per te mijat.
Mos kerko gaz ne drrase,te marre superxhiro nga vendi me 200 Km/ore.
I dijme shume mire ato qe rendit ti per Bberishen.I kemi renditur sot e 20 vjet dhe vjedhjet e Berishes sherbyen si pleh per te ushqyer Vjedhjet e ketij thjetrit.
Perbindshin Sali Berisha e rritet ju! Vitua,Huzniu,Ti,Liljana,Sokoli,..etj,,skota juaj.
Nuk e shihje TI me Nexhmien,me Ilirin,me Sokolin,qe Sali Berisha me Mehmet Elezin shkonin ca si shpesh tek redaksia e revistes Shkenca dhe Jeta,,,jo per shkence(se shume shume maloket mund te kollondrisin ndonje Plagjature),por per te thurur Intriga me Liljanen,,sepse vertet Liljana ishte semure nga trute e kokes,por praktika ka vertetuar se te semunret mendore jane merimanga te rrezikshme qe pjellin mijra veze,.Mendja e tyre eshte fertile,per Intriga dhe keto intriga qe shkonin nga Liljana tek sokoli,tek enveri,,i ushqenin intrigantet me te rrezikshem te asaj kohe,Sali Berisha,Mehmet Elezi,Fari Balliu.
Po ay shoku Sulo nuk shihte ai me ke shoqerohej Isuf Kalo Luzati,ke fuste ne ozhakun e enverit,.Nuk e dinte ay ato qe tha Haxhia,kopilin serb,,dhendrin e ish Oficeres se OZNAS,me lidhje me ministrat,shefat e UDB?
Prandaj gjarperi Sali Berisha polli Atje tek ju ne Bllok,pastaj u be perbindesh.
Lere SPAAK te punoje,,Mos e Dekurajo!
a thua te kete ardhur fundi?!!!!se keshtu menduam edhe kur saliu permbysi bllokmenet
Ore, ky sikur do bente namin dhe do fitonte ne zgjedhjet e rradhes…
“Sali, 10 vjet rresht që kam qeverisur , të kam prekur qoftë edhe një qindarkë nga pasuria që ke vën duke vjedhur, a kam bër qoftë edhe një denoncim të vetëm për krimet që ke bër, edhe për vrasjen e katër protestuesve të mi të pafajshëm në 21 janar, asnjë denoncim, dhe ti o mosmirnjohës ngele duke brritur Edi Rama hajdut kur edhe vet je hajdut si unë, ngele duke më akuzuar për vjedhjen e zgjedhjeve kur edhe ti ke vjedhur zgjedhjet si po i vjeth unë, tani, edhe kur unë si zemërgjer që jam, ta bëj rrogën reale 5 miljonë lekë të vjetra si deputet, në një vit 60 miljonë pëer ty dhe për kokë deputeti bashkë me deputetët e tu, ti prap brret për revolucion që të më rrëzosh mua që përsëri të vjedhësh ti popullin e jo unë që kam radhën për ta vjedhur”, po i thot me të drejtë Edi Rama me kërcënimin e sapo inskenuar për arrestim duke shtuar,
“Saliiiiii…….. mblith mëndjen se do të arrestoj me gjith mënd dhe në vënd që të shijosh në pleqëri pasuritë që ke vjedhur, do të kalbesh në burg bashkë me fëmijët dhe dhëndrrin, prandaj ul kokën se je i dhjer si dhe unë me krime , kusari e korrupsion”.
Njerëz, Saliu do të reflektoj dhe nuk do të ketë arrestim dhe dënim për të. Do të provohet edhe një herë që korbi i zi nuk i nxjer sytë korbit tjetër skrrop të zi njësoj si ai.
Nuk do të ketë arrestim dhe dënim të polikriminelit horror Sali Berisha sepse ajo prokurori që do të “vras” vërtet njërin korb të zi të kusaris marramëndse , nuk ka pse të ler të pa cënuar dhe të livadhisi korbin tjetër të zi të kusaris kombçfarosëse,
po u arrestua dhe u dënua me të vërtet Saliu nuk ka pse prokuroria të mos arrestoj dhe gjykata të mos dënoj Edi Ramën që ja ka kaluar disa herë në kusari, korrupsion dhe krime, edhe krimin e vrasjes, sepse Edi Rama nuk ka vrarë si Saliu katër veta në mes të bulevardit por po vret pamëshirë një komb të tërë në mes të Europës duke e shpërbër në kope emigrantësh endacakë që lypin mirqënien e mohuar dhunshëm në vëndin e vetë në dyert e kombeve të tjerë të botës.
Ceshtja e “Kompleksit Sportiv Partizani” qe ka pushtuar gjithe mediat shqipetare, ne keto 24 orete fundit, duket si ogur i mire per rolin e SPAK. Ka disa vite qe perflitet dhe jane publikuar materiale per korrupsion ne ambientet e ish-kompleksit Partizani. Si duket analiza e fakteve ka cuar ne konkluzionin se aty vertet ka korrupsion. Le te pergjigjen te arrestuarit se si e moren ata pronesine e 26 000 m2 toke ndertimi ne zemer te Tiranes dhe si i bene 5 milione euro perfitim nga ky pazar qe kundermon korrupsion. A e ndihmoi vjerri i tij ish kryeminister te akuzuarin J. M. ne kete ceshtje? Le te shohim si do zhvillohen ngjarjet ne gjykate.
Ky veprim i prokurorise duhet te vazhdoje edhe ne hetimin e shume rasteve te tjera ku pronat e ministrise se mbrojtjes, dhe te tjera prona shteterore, jane shitur per “5 qindarka” te familjet apo miqte e pushtetareve. Perfitimet nga keto vjedhje te pasurise kombetare kane shkuar ne xhepat e ish pushtetareve. Keto pare te vjedhura ja bejne Muuu.. dhe jane kthyer ne vila, hotele dhe rezorte luksoze ne bregdetin e Shqiperise.
Te gjithe peshperisin se ato jane te filan pushtetari, ish-doganieri, minister, drejtor i pronave apo shef tatimesh por askush nuk kujtohet tu thote se nga i gjeten burimet financiare keta “bisnesmene”!
Shpresojme qe drejtesia te veproje dhe paret e vjedhura tu dalin nga hundet ketyre hajduteve te pacipe te ketyre 30-viteve te fundit (te “pushtetit demokratik”).
Pikcuditese dabell dhe pikpyetje singel:
Edhe intelektuali i bashkohet konkluzionit tuaj qe me duket shume i drejte, por me nje korrigjim te vogel:
PSE TE MOS ARRESTOJE DHE HETOJE SPAK-U EDI RAMEN DHE ME PAS TA DENOJE GJYKATA PER FAKTIN E PAKUNDERSHTUESHEM SE KA KORRUPTUAR FBI DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE ENVERIT SI AL CAPONE I VERTETE?
sepse:
Privatizimi i klubit Partizani ne Tirane nga dhenderi i Sali Gerdecit duket palo gje ne krahasim me rezilin e cunit te Kristaqit qe arriti te korruptoje FBI duke i hedhur nje damke njolle te papare Shqypnise ne Arenen nderkombetare si nje shtet qe nuk njeh moral me aleatet strategjike qe cliruan Kosoven dhe qe kane abandonuar totalisht kryeministrin korruptues shqyptar si nje arnaut i pabese
Perse SPAK nuk heton kush firmosi tjetersimin e Klubit Partizani nga prone publike ne zone Banimi?
Pse SPAK nuk heton cfare beri Rama me Pallatin e Kultures qe e ktheu ne lojera fati
Sa ndyresi ka bere Rama gjate kohes qe ishte Kryetar Bashkie
Pse SPak nuk heton grabitjen e Kopeshtit Botanik te Tiranes nga Veliu dhe dhenien e tij per shesh ndertimi
PSe SPAK nuk heton privatizimin e Rezervave te Shtetit nga Rama?
Pse SPAK nuk heton shkeljen e Kushtetutes oer Sovranitetin Territorial ne dergimin e Detit ne Hage?
PSe SPAK nuk heton ceshtjen e BUTRINTIT
TE PORTIT
Te BAlleshit
Te INCINERATOREVE
TE ANIJEVE ENERGJITIKE
TE PISNESMENEVE STRATEGJIKE TE RAMES
qe vjedhin dhe grabisin., toka, ujerat dhe gjithe pasurite kombetare
Te PPPVE dhe koncesioneve pa fund te Rames dhe ministreshave te tij te kapura me presh ne dore nga BE
Ku jane fondet bujqesore qe u prene nga BE
HAPUR fare, rama vjedh dhe kriminelin e gjen te ata qe beri aleance 10 vjet perpara
Po nuk ndahej tepsia me humbesit
te gjithen per vete
E more Sali, e shikon se largimi i Nanos dhe Ruci veshur se grua ne Maqedoni para pak kohesh, ne vitin e begate 1997 ishte pervoje shume e vyer. Po ta kishe mesuar me kohe, do te mund ta zbatoje sot me sukses, por ti nuk e degjove fjalen e urte te partise. Dhe ja shiko rezultati.
Flm për analizën konstruktive!
Sot filloi “tranzicioni i vertere i normalizimit” te zbatimit te ligjeve,
Por do duhet nje periudhe kohe jo e vogel qe e verteta te triumfoj.
“TA LEME TE TASHMEN DHE TE KUJTOJME TE KALUAREN”
Keshtu thote enveristi Bedri Islami ne dacibaon e radhes ne gazeten DITA por mesiguri ka harruar se te e TASHMJA e Edi Rames te korruptuar deri ne fyt ka lidhje me te KALUAREN e Edi Rames si Kryetar Bashkie qe ka firmosur te hjitha lejet dhe miratimet per zullumet qe ka bere dhenderi i Saliut qe SPAK po e ndjek si fashist te lig me prokurorin komunist, hetues i Enverit, Arben Kraja qe ne, te perndjekrve politike nuk na gezon fare dhe nuk na lumturon aspak, por ka qitur nga brimat e miut fanatiket ashiqare dhe te maskuar te Enverit qe duan ta shohin pjellen e tyre ne gijotinen e Robespierit revolucional, por mengadale o fanatike te Enverit qe po festoni me qofte dhe raki per vdekjen e Sali Berishes dhe familjes se tij, por historia tregoi se Robespierit i prene koken ne gijotine revolucionaret e tij dhe Franca u fut ne nje kaos te papare qe njihet si viti horror 93, qe solli me vete Diktatorin Napoleon Bonaparti,
prandaj:
Ju o pushta te Enverit dhe ti o shkrimtari i dacibaove enveriste ne gazeten DITA, Bedri Islami
ENVERIN DONI QE TE NGRIHET NGA VARRI QE TE KTHEHE KOHEN E QEPES ME TOLLONA DHE BUNKERE?
sepse:
Kjo feste e pushtave te Enverit nuk ka spjegim tjeter
Pandeshkueshmeria e politikaneve shqiptare duhet te marre fund njehere e pergjithmone.
Mori fund kur parate dhe ari merreshin jo vetem me canta por edhe me luge eskavatori..!
Pacin faqen e zeze…shume deme i bete kombit hee fara e keqe dhe e flliqur serboruse..!
fery i hekurt i Enverit si Celiku i Partise ne Elbasan:
ASGJE NUK KA MARE FUND
por:
Luga e eskavatorit te Saliut eshte zevendesuar me Koven lubi te buldozerit te Edvinit qe ka vene perpara parane perzier me floririn e pronave dhe e shtyn me parrullen:
QENTE LE TE LEHIN, PARAJA DHE FLORIRI TE SHKOJE PERPARA!
njashtu tamam:
Si Enveri me floririn e Rubikut do kohe me pare me shofer buldozeri Haki Tosken dhe polic trafiku Fatos Nanon
Pas ngazëllimit njëjavor kapter hafije lalaj pi çorrushi me gjithë sojin dhe sorollopin rilindjotas do zhyten sërisht në llumin e zhgënjimit. Kësaj here humbja e shpresës ke drejtësia do ua rëndojë akoma më shumë psikozën. Sa gjynah! Kur ta kuptojnë se për ta asgjë nuk ndryshon, s’do dinë tjetër kujt t’ja shfryjnë dufin. Si do t’ja bëjnë sikur mos të ketë më salinj? Drejtësinë e shumëpritur e bëjnë veprat dhe jo lloqet. Përderisa klima politike nuk pëson ndryshim, drita në fund të tunelit kurrë s’do duket.
Z. Topalli:
Nje numur i jashtezakonshem pasurish te patundura rezulton se jane prone e
antareve te familjes te ish bossit tend.
Ato pasuri nuk jane fituar me djersen e ballit.
Pse beni thirje te mbroni interesat e grupimit ku ju e inkludoni personin tuaj?
Sa te medha jane pasurite qe ju, apo bashkepuntoret e juaj kene akumuluar?
Marifetet per pasurim te pa ligjshem nuk mund te konsiderohen pune krijuse.
I Nderuar demo
,te garantoj dhe me jeten time dhe mund ta ve bast per kete qe monstra Salih Rom Berishaj nuk mund ta denoje as Amerika me Brukselin….as e majta e shperfytyruar .. as demonkratikja e Alibeut apo Luli Kimes,,dhe as drejtesia apo Spaku I kinkalerinave te Jurit ..Pse ? Le ta argumentojme
.
E PARA
eshte genjeshtra kozmike se Bushi-Bejker-Biberaj-Bill rajersoni-Berisha rrezuan gjasme komunizmin ne 1991-1992 sepse ai system kishte kohe qe kishte rene teorikisht dhe praktikisht dhe perdhosja e nje kufome bie ere kanibalizem aq me shume qe ne krye te shqyersve te kockave te sistemit 1945-1990 ishin komunistet me te qelbur te asj kohe bashke me spiunet e gjithe ngjyrave,,Pra si do denoje Amerika bulldogun e kohes Rajersonit kur ky I fundit eshte fajtor per kllonim e Usaliut ?
.
E DYTA]
Keto 31 vjet jane grabitur mbi 250 miljarde dollare te pasurise shteterore ( nga keto mbi 40 mijarde jane armatimet e ushtrise shqiptare) dhe Kucedra e Viqidolit shpesh I ka cuar mesazhe te koduara ish top shtetareve euroatllantike si kamikaz..Po me preken nje Kime “ ethyb” une do hap bllokun e shenimeve dhe prisni Cunamin e Sali Gate ne dy anet e Atllantikut
.
E TRETA
Gjate monarkise nazi-berishiste 1992-1997 dhe 2005-2013 nga Washingtoni dhe Brukseli kane ardhur dhjetra “FBI-ajsa” (si ky qe po ben radiolojen me 2 tropojane salista dhe 1 corovodas metist) dhe nuk ka dyshim se disa pune te tyre kane qene “DIRTY JOB” si karburanti SERBISE..Takimi ne Oher 1993 Berishoviq Millosheviq apo eksperti I Virxhinias per e mbuluar vrasjen e KTrebickes nga grupi qifelia..
.
Jane dhe disa argumentime te tjera kokeforte qe vertetojne se euro-atllantiket…Ose sinqerisht kane frike nga ish Bulldogu I tyre per pune te pista qe kane bere..ose akoma po e perdorin si kellef shume-perdorimsh per te shtypur me cdo kusht te majten shqiptare apo ‘Kamunizmin” qe disa sekte makartiste & rraciste ne Perendim akoma vazhdojne me antikomunizmin e tyre qe jo vetem eshte loje por dhe me zi se vete komunzmi te pakten per Shqiperine..