Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mosbindja civile” në Serbi, 10 rrugë kryesore në Beograd bllokohen nga protestuesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Mosbindja civile” në Serbi, 10 rrugë kryesore në Beograd bllokohen nga protestuesit
AktualitetBote

“Mosbindja civile” në Serbi, 10 rrugë kryesore në Beograd bllokohen nga protestuesit

Published: July 7, 2025
Shpërndaje

Në ditën e tetë të protestave në Serbi, mëngjesin e 7 korrikut, mbi dhjetë rrugë kryesore në Beograd u bllokuan nga protestuesit. Me kërkesë të studentëve, grupe joformale të qytetarëve bllokuan rrugët dhe kryqëzimet në disa lagje që nga ora 7:00. Midis tyre janë edhe rrugë kryesore në Beogradin e Ri.

Policia ndërhyri në disa raste, duke i penguar qytetarët t’i bllokonin rrugët kryesore në disa vende në Beograd. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë raporton për forca të shtuara policore në rrugët e qendrës së qytetit dhe në lagje të tjera. Në disa nga vendet ku ka bllokada, raportohet se policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit të qytetarëve.

Bllokadat në qytete anembanë Serbisë filluan pasi studentët bënë thirrje për “mosbindje civile” nga 28 qershori. Organizata akademike “Studentët në bllokadë” organizon protesta qysh në fund të vitit të kaluar, duke kërkuar përgjegjësi për incidentin në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën nga shembja e një strehe betoni atje, më 1 nëntor.

- Publicitet -

Studentët, që kanë bllokuar edhe fakultete, kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Nga maji, kërkesë e tyre është bërë edhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme. Gjatë javës së kaluar, policia serbe, në disa raste, ndaloi persona që bllokuan rrugët. Mes protestuesve dhe forcave të rendit pati edhe përleshje.

Kundërshtarët e tyre, që e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete. Ata janë vizituar disa herë edhe nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?