Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moska vendos gazetaren italiane në listën e të kërkuarve, Roma thërret ambasadorin rus
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Moska vendos gazetaren italiane në listën e të kërkuarve, Roma thërret ambasadorin rus
AktualitetBote

Moska vendos gazetaren italiane në listën e të kërkuarve, Roma thërret ambasadorin rus

Published: September 13, 2024
Shpërndaje

Ministria e Brendshme ruse ka vendosur në një listë të personave në kërkim disa gazetarë nga media italiane, gjermane dhe ukrainase. Mësohet se të shpallur në kërkim janë Stefania Battistini, një reportere për televizionin italian RAI, Nicholas Simon Connolly, një reporter për transmetuesin gjerman Deutsche Welle i caktuar në Rusi si agjent i huaj mediatik, Gazetari i CNN, Nick Paton Walsh dhe gazetarët ukrainas Natalya Nagornaya.

Gjithashtu zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha më herët se Moska i konsideron aktivitetet e mediave perëndimore në Rajonin Kursk të Rusisë si dëshmi të përfshirjes së tyre të drejtpërdrejtë në agresionin hibrid. Diplomatia tha se gazetarët e huaj lejohen të vizitojnë Rusinë vetëm nëse kanë vizë dhe janë të akredituar nga Ministria e Jashtme.

Ndërkohë Ministri i jashtëm italian Antonio Tajani thirri sot ambasadorin rus në Romë për t’i shprehur kundërshtimet ndaj vendosjes së gazetares italiane Stefania Battistini në listën e kriminelëve të kërkuar nga Rusia. Gazetarja e rrjetit shtetëror RAI, bashkë me një koleg amerikan të CNN akuzohen për kalim ilegal të kufirit nga Ukraina muajin që shkoi.

- Publicitet -

Siç raportohet Battistini dhe tre gazetarë të tjerë akuzohet se kanë kaluar kufirin të shoqëruar nga ushtarë të Ukrainës, për të raportuar lajme nga qyteti goditur nga luftimet Sudzha në rajonin rus Kursk, gjatë një ofensive të ndërmarrë nga Ukraina. Asokohe ky ishte raportimi i parë nga mediat e huaja në vendngjarje.

“Kam thirrur ambasadorin e Rusisë për të shprehur habinë tonë mbi vendimin e çuditshëm të Moskës për të përfshirë Battistini në listën e të kërkuarve, të publikuar nga ministria ruse e mbrojtjes”, tha Tajani në një deklaratë në rrjetin X.

Zhvillimi erdhi pas transmetimit të raportimit nga rrjeti RAI, kur agjencia ruse e sigurisë FSB hapi hetimin kriminal ndaj Battistini, italianit tjetër Simone Traini, dhe amerikanit Nick Paton Walsh të rrjetit CNN.

Incidenti diplomatik i shtohet tensioneve të fundit mes Italisë e Rusisë që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, ku Itali ka shprehur mbështetje të plotë për Ukrainën, në rindërtimin e infrastrukturës dhe me armatime. Megjithëse shumë kompani italiane vijojnë të punojnë në Rusi, aktivitetet e tyre janë goditur rëndë nga sanksionet ndërkombëtare, që mbështeten nga qeveria e Meloni.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?