Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot
Rajoni

Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

Published: December 30, 2023
Shpërndaje

Deri në mesditë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta por pas mesditës dhe në vijim vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë vendin, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore por nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre duke u luhatur nga vlera minimale -2 C deri në 18°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites dhe mbrëmjes duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

- Publicitet -

Kosova

Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat jugperëndimore. Ndërsa në zonat veriore dhe lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të vijojë me kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së shtunë ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites, më të theksuara në zonat jugore dhe perëndimore. Ndërsa pas mesdite dhe në vijim vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin e MV ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë -3 gradë në Gostivar dhe në mesditë do të ngjiten deri në 14 gradë C në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e aktivizimit të Ciklonit të Islandës, një pjesë e mirë e kontinentit Europian, do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Konkretisht, vendet Nordike dhe Europa Lindore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore.

Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu paraqiten Europa Qendrore, gadishulli Iberik dhe pjesërisht Gadishulli Apenin. Ndërsa Rajoni i Ballkanit në pjesën më të madhe do të dominohet nga kthjellimet dhe kalime të pakta të vranësirave. Gjithashtu me mot të qëndrueshëm pritet të jenë dhe brigjet e detit të Zi.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?