Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moti i çmendur/ Shqipëria digjet nga vapa, Kroacia dhe Bosnja shkatërrohen nga stuhitë. 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Moti i çmendur/ Shqipëria digjet nga vapa, Kroacia dhe Bosnja shkatërrohen nga stuhitë. 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
AktualitetBoteEnciklopediRajoni

Moti i çmendur/ Shqipëria digjet nga vapa, Kroacia dhe Bosnja shkatërrohen nga stuhitë. 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Published: July 21, 2023
Shpërndaje

Një stuhi e fuqishme e ka goditur të premten pjesën veriore të Bosnje-Hercegovinës, përkatësisht Banja Llukën, Shamacin dhe Oxhakun. Në Banja Llukë është raportuar se erërat i kanë shkulur edhe drunjtë. Për stuhi është raportuar të premten edhe në disa zona të Krociasë, në Istri e më pas edhe në Zagreb. Erërat kanë shkaktuar dëme edhe atje dhe një person është raportuar të jetë plagosur në Novigrad.

Në Kvarner dhe Istri është raportuar për shumë dëme të shkaktuara nga erërat përfshirë, pemë të rrëzuara, makina të dëmtuara, ndërprerje të energjisë dhe rritje të sasisë së ujit nëpër rrugë. Autoritetet kanë thënë se kanë pranuar mbi 300 thirrje nga qytetarët për dëmet që u janë shkaktuar vetëm të premten. Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë, e ka lëshuar të premten një paralajmërim urgjent për motin në orët në vijim.

Sipas tij, një stuhi e fuqishme është duke u bartur nga rajoni i Osijekut, përmes Savës, për në Serbi. Vetëm dy ditë më parë, në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni, kanë vdekur gjashtë persona, si pasojë e një stuhie që, sipas autoriteteve, nuk është regjistruar me dekada. Qindra persona të tjerë janë plagosur dhe dëmet është thënë se janë të konsiderueshme.

Kanë mjaftuar vetëm 10 minuta dhe stuhia e paparë ndonjëherë në Novigrag të Kroacisë të shkatërrojë qendrën e qytetit Istrian dhe një kamp me rulota pranë bregdetit. Stuhia rrëzoi pemët duke shkatërruar shumë nga rulotat, të cilat turistët i panë si mundësi për tu strehuar nga moti i keq por që në vërtetë u rrezikoi dhe jetën. Fatmirësisht në këtë kamp stuhia nuk shkaktoi viktima por dëme të mëdha.

Një zjarrfikës kroat ka vdekur gjatë stuhisë vdekjeprurëse që përfshiu Ballkanin pas një vale të të nxehtit, duke e çuar numrin e të vdekurve në gjashtë, thanë zyrtarët. Në të gjithë Ballkanin, autoritetet raportuan qindra të lënduar, duke përfshirë disa në gjendje më të rëndë, nga pemët, pjesët e çative ose objekte të tjera të rrëzuara nga erërat e forta. Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, Ballkani përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po luftojn me zjarre dhe temperatura të larta.

Shërbimet e urgjencës në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Serbi u përpoqën më 20 korrik të rivendosin energjinë elektrike dhe të pastrojnë mbeturinat e mbetura pas kaosit të një dite më parë. Meteorologët thanë se stuhia ishte jashtëzakonisht e fuqishme pasi u formua pas një vargu ditësh shumë të nxehta. Më herët, në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, janë raportuar dy viktima si pasojë e stuhisë. Sipas policisë kroate, dy burra humbën jetën pasi u goditën nga rrëzimi i pemëve. Ngjarja përfshinte një 50-vjeçar që ndodhej jashtë në rrugë dhe një 48-vjeçar që ndodhej brenda makinës së tij gjatë fatkeqësisë.

Mjekja e urgjencës, Ljupka Hitrova, ka bërë të ditur për agjencinë zyrtare të lajmeve Hina se të dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda në kokë. Në Cernik të Kroacisë, një person tjetër humbi jetën sa ishte në makinën e tij, gjithashtu nga rrëzimi një i peme. Diku tjetër në Zagreb, një 36-vjeçar u lëndua rëndë kur një vinç pranë një zone ndërtimi u shemb, thuhet në deklaratën e policisë. Stuhia errësoi papritur qiellin dhe solli shi, përmbytje të shpejta dhe erëra në të gjithë Zagrebin duke filluar rreth orës 16:00.

Transporti i qytetit u ndal, pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrugët u bllokuan për shkak të pemëve të rrëzuara. Shërbimet e urgjencës së Zagrebit u kërkuan qytetarëve të kenë durim, pasi qindra thirrje për ndihmë erdhën menjëherë. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të thërrasin vetëm nëse janë në një situatë kërcënuese për jetën, deri në stabilizimin e situatës”, tha kryetari i bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomaseviq në Twitter.  Një situatë e ngjashme u raportua në Slloveninë fqinje, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe dëmtoi çatitë.

Transmetuesi publik RTV Sllovenia raportoi se një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos kur një pemë ra mbi ta në zonën e liqenit Bled. Një person humbi jetën në Bosnje dhe të paktën 20 u plagosën, thanë autoritetet atje. Autoritetet në Serbi lëshuan paralajmërime për qytetarët ndërsa stuhia u zhvendos drejt lindjes. Erërat e forta u përhapën nëpër kryequtetin serb të Beogradit, të mërkurën në mbrëmje. Disa pjesë të qytetit mbetën pa energji elektrike dhe aeroporti i Beogradit u mbyll përkohësisht. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një vinç të madh duke rënë. Diku tjetër në Serbi, banorët raportuan pemë të çara në mes, tulla që binin dhe çati të dëmtuara.

Një vajzë 12-vjeçare u shtrua në spital pasi një pemë ra mbi të në qytetin verior të Novi Sadit, thanë mjekët. Shërbimet e urgjencës në të tre vendet raportuan qindra ndërhyrje ndërsa stuhia përfshiu rajonin. Autoritetet paralajmëruan alpinistët të qëndrojnë larg atyre zonave me pemë./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?