Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moti i keq përfshin Evropën, Rumania dhe shtete të tjera përballen me përmbytje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Moti i keq përfshin Evropën, Rumania dhe shtete të tjera përballen me përmbytje
AktualitetBote

Moti i keq përfshin Evropën, Rumania dhe shtete të tjera përballen me përmbytje

Published: September 15, 2024
Shpërndaje

Banorët dhe autoritetet kanë vazhduar betejën e tyre me shira të rrëmbyeshëm dhe me vërshime në mbarë Evropën Qendrore më 15 shtator. Në Rumani autoritetet thanë se të paktën katër persona kanë vdekur nga vërshimet, në Poloni është raportuar për një viktimë, ndërkaq në Republikën Çeke katër persona konsiderohen të zhdukur.

Reshjet e shiut kanë detyruar ekipet e shpëtimit që të angazhohen edhe në disa pjesë të Austrisë, por edhe në Republikën Çeke dhe Poloni, teksa banorët janë evakuuar pasi diga në Miedzigorze u tejmbush, duke krijuar një situatë “kritike” për autoritetet lokale.

Por, Rumania është shteti që është goditur më së keqi, pasi 20 komuna në tetë qarqe rumune janë prekur nga vërshimet.

- Publicitet -

Më shumë se 5.000 shtëpi janë dëmtuar dhe qindra banorë janë evakuuar. Kryeministri Marcel Ciolacu ka njoftuar se janë ngritur strehimore të përkohshme për njerëzit që janë në rrezik nga vështrimet. Ai këtë njoftim e bëri teksa më 14 shtator vizitoi një prej qarqeve të goditura më së rëndi, Galati.

Katër persona raportohet se kanë vdekur nga vështrimet në Rumani. Instituti Hidrologjik dhe i Menaxhimit të Ujërave në Rumani ka aktivizuar alarmin e kuq në Galati dhe Vaslui, ku në përpjekjet e shpëtimit po merr pjesë edhe ushtria, e cila po tenton që të arrijë te banorët që janë bllokuar.

Niveli i ujit në disa pjesë të Rumanisë arrin deri në tri metra. Ndërkaq, autoriteti për menaxhimin e ujit në Vroklav, në jugperëndim të Polonisë, tha se situata është kritike, pasi diga pothuajse 30 metra e lartë në afërsi të kufirit të Polonisë dhe Çekisë, është thyer, duke detyruar që banorët të evakuohen.

Në Austri, dhjetëra komuna janë shpallur zona të katastrofës. Më herët gjatë 15 shtatorit, në Poloni u raportua se një person ka vdekur, ndërkaq në Çeki katër persona konsiderohen të zhdukur.

Në kryeqytetin çek, Pragë, autoritetet kanë vendosur masa për parandalimin e vërshimeve. Sipas parashikimit të motit, në Austri, Republikën Çeke, në jug të Gjermanisë, Hungari, Poloni dhe Sllovaki pritet të vazhdojnë reshjet e shiut.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?