Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mozaiku i një bazilike të panjohur nga Bylisi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Mozaiku i një bazilike të panjohur nga Bylisi
Kulture

Mozaiku i një bazilike të panjohur nga Bylisi

Published: March 8, 2023
Shpërndaje

Nga Ilirjan Gjika

 

Në vitet 1970, gjatë punimeve për ndërtimin e murit rrethues të varrezave të fshatit Hekal të Mallakastrës, u gjet rastësisht një sipërfaqe e zbukuruar me mozaikë. Pas kësaj gjetjeje të rëndësishme arkeologjike, u realizuan disa sondazhe të cilët zbuluan ekzistencën e një sërë muresh guri të lidhur me llaç. Ata i përkisnin një godine me karakter shoqëror të ndërtuar në një pozicion të volitshëm, në një distancë prej 300 m në veri të mureve të qytetit të antik të Bylisit.

- Publicitet -

Pas evidentimit të tij do të ishin specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, të cilët zbuluan në pjesën që ruhej nga ndërtesa edhe një sipërfaqe të madhe mozaikësh të dëmtuar nga punimet bujqësore. Midis tyre ishte edhe një pjesë e kompozuar brenda një ambienti të brendshëm me përmasa 5.20 x 3.10 m. Ajo përbëhej nga gurë kubikë gëlqerorë prej 1 cm (tesera) me ngjyrë të bardhë, gri të zezë dhe të kuq në rozë. Motivi dekorativ kryesor ishte një gërshet i ndërthurur i ngjashëm me mozaikët e periudhës së antikitetit të vonë. Ai kufizohej nga një bordurë e përbërë prej harqesh të vegjël që zgjateshin drejt anëve të saj, të vendosur brenda një fushe prej 10 cm të gjerë. Punimi kishte në qendër elementë të tjerë kompozicionalë të cilët për shkak të gjendjes së dëmtimit nuk arritën të përcaktoheshin mirë.

 

***

Gjatë studimit u vu re se mozaiku ishte ndërtuar mbi një shtresë llaçi në raportin një me dy, me përbërës gëlqereje, rëre dhe pluhur tjegulle. Procesi vijoi me fotografimin dhe vendosjen e piketave orientuese me qëllim që fragmenti të zhvendosej nga vendi i zbulimit dhe shpëtimin e tij si vepër arti. Hap pas hapi u realizua shkulja e tij, pjesët e të cilit u transportuan drejt laboratorit të restaurimit në Tiranë. Pikërisht aty sipas kritereve dhe kushteve të kohës, mozaiku, u risoll në gjendjen e mëparshme duke përputhur të gjithë elementët e tij.

Ndërsa në përfundim pjesët e tij u vendosën në një pllakë të betonuar me trashësi 4 cm dhe përmasa 167 cm x 91 cm, në të cilën u përdor armaturë metalike me një rrjet kuadratik hekuri prej 6 mm. Brenda panelit të saj u vendosën edhe katër unaza hekuri me qëllim montimin në ambientet muzeale ose vendndodhjen e tij origjinale. Njëkohësisht gjatë këtij procesi të gjatë rikonstruksioni u krye edhe një studim i motiveve të kësaj vepre arti. Pas krahasimeve me mozaikët e Apolonisë dhe të Linit, autorët e studimit, arritën në konkluzionin se ai mund t’i përkiste dyshemesë së një ndërtese kulti të shek. V-VI. Sipas gjasave bëhej fjalë për një kishë paleokristiane për të cilën stadi i atëhershëm i gërmimeve arkeologjike në Bylis nuk mund të siguronte mbështetjen e hipotezës së autorëve.

Ndërkohë që gjatë viteve 1980-1991 brenda territorit të qytetit antik dhe bizantin të Bylisit u zbuluan pesë bazilika paleokristiane. Në këtë mënyrë gërmimet arkeologjike midis të cilave u zbuluan edhe sipërfaqe të mëdha me mozaikë hapën perspektiva të reja studimi, por një proces i tillë nuk solli në vëmendje rastin e ekzistencës së mozaikut në fjalë. Në këtë mënyrë ai mbeti një rast i shkëputur studimor.

 

***

Vetëm këto vitet e fundit disa arkeologë kanë shfaqur interes ndaj këtij objekti që i përket tashmë fushës së muzeologjisë. Sipas aludimeve të tyre, mozaiku në fjalë duhej t’i përkiste një bazilike paleokristiane, e cila ishte ndërtuar jashtë mureve të Bylisit, pothuajse në të njëjtën kohë me bazilikat e tjera të tij. Gjithsesi dëmtimi i kësaj kishe “extra muros” dhe mozaikëve nga punimet bujqësore të kohës kur u zbulua, nuk lejuan zhvillimin mëtejshëm të gërmimit dhe studimit të plotë të godinës. Të vetmet dëshmi të ekzistencës së saj kanë mbetur tashmë mozaiku në fjalë dhe shkrimi informativ rreth gjetjes, shpëtimit dhe restaurimit të tij.

I titulluar “Restaurimi i mozaikëve të Mesopotamit dhe Bylisit” ai u publikua në nr. 17 të revistës “Monumentet”, në vitin 1979. Sipas autorit dhe njëkohësisht edhe drejtuesit të projektit të zhvendosjes dhe restaurimit, skulptorit dhe restauratorit Sotir Kosta, dokumentacioni dhe shkulja e mozaikut në atë kohë u krye nga grupi i përbërë nga U. Çikopano, Gj. Varfi dhe I. Zaloshnja. Pas restaurimit të tij ai u vendos në pavijonin e arkeologjisë të Muzeut Historik Fier, ku qëndron edhe sot i ekspozuar për vizitorët dhe publikun.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  • Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare
  • LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  • 10 korrik 2026
  • Një cirk i dështuar

Komentet e Fundit

  1. Dulla on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  2. Gani USA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. MODERATORI on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  5. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?