Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve se ai kontrollon Prokurorinë e Posaçme. Në fjalën e tij të gjatë para deputetëve socialiste, por edhe para kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë u shpreh se ka bërë maksimumin për realizimin e reformës në drejtësi, duke shkuar sa në Bruksel e Berlin dhe Uashington.
“Përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Ka disa që thonë që unë nuk e kam menduar se do vinte kjo ditë. Reformën na i imponuar ambasadorët, kurse më të fantaksurit thonë që SPAK bën ca i them unë. E para unë mund të mos jem shumë i zgjuar, por edhe kaq fare idiot sa të shkoja derë me derë, sa në Berlin sa në Bruksel për të kërkuar aleancë për vettingun, të cilin në ato fillime as në Berlin as në Bruksel nuk e pranonin. Pastaj në Uashington për të kërkuar aleanca për krijimin e BKH. Le ti hapin kartat, BKH është në programin tonë në 2009.
Si na i imponuan reformën ambasadat, kur ne na u desh shumë kohë për ti bindur ata për domosdoshmërinë e këtij ushtrimi shumë të paparashikueshëm që donim të bënim dhe patjetër që vullneti ynë ishte pavarësimi i pushtetit politik, i drejtësisë nga pushteti politik. Po si mund të bënte vakti që të shkrueshmin gjitha ato analiza po të mos ishte vullneti i PS dhe vendosmëria për të mos u tërhequr nga presion real konkret duke parë detin para gjiri të Lalzit që do prishej koalicioni qeverisës sepse edhe sikur të vinte flota e gjatë amerikane nuk kalonte reforma në drejtësi.
Në rastin më të keq i keni live cdo sabah dhe çdo aksham bëhen për të ardhur keq. E çmë duhet mua kontrolli i SPAK? Që unë të shqyhem ne dysh ditë e natë, në krye të punëve që shumica në këtë familje politike të bëjnë punën e tyre që disa ti bëjnë në gjumë dhe t’i gjejnë në gjumë. E ndërkohë ta kontrolloj SPAK që ndonjë mes nesh, ca rrotull nesh të tjerë poshtë nesh të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit”, tha Rama.
j.l./ dita
Gjynah, ky ne mbledhjet e partise dhe deputeteve duhet te therresi edhe drejtuesit e SPAK-ut, bile me detyrim duhet ti beje edhe antar te partise socialiste. Manovrat e ketij mashtruesi ordiner vetem nje budalla nuk i kupton, bile edhe keta kane arritur ti kuptojne tani sepse eshte rritur numuri tyre qe ushqehen neper koshat e plehrave!
Populli i urte dhe punetor,Te di Rame!T`i di te Gjitha! Sa punon,sa vjedh,,sa Troje pushton,sa perrenj gllaberon,Sa Koncesione PPPra fiton..Populli e di qe shurra mender nuk blihet me pare,,se mban ere dreqiii!Po ti ja jep Vilma Nushit,,I ve nje Etikete si mos o zot amerikonce,Check-Up,,,,sa t`i dali era. Romaket ne mungese te sapunit,i lanin rrobat me Shurre,,Bile kishin caktuar edhe Taxe per shurren..Ku te vajti mendja,mor kodosh,Duket qe je punetor i modh.
I le Socialistat pa pune.Kur i ben vete te tera,MERRE EDHE PERGJEGJESINE PERSIPER,.
Më rrotë kari se demua , vështirë se gjendet në tërë rrjetet sociale . Ja kalon vetëm intelektualeja.
Foli dhe populli. Eshte statistikisht e pamundur qe ne nje vend me 28,000 km katror siperfaqe te kete kaq shume budallenj, por edhe ne kete pike Shqiperia del kampion. Shqiperia ka kaluar qindra vite luftra dhe komunizem, u zhduken sa e sa njerez e prape fara e budallenjve nuk eshte zhdukur, ju kemi akoma si ferra neper kembe.
Spastrimi i korrupsionit nga brenda dhe sidomos formulimi e rregullave te lojes me qellim parandalimin e korrupsionit ka prioritet. Por korrupsioni evulon, behet me i sterholluar dhe rregullat duhen permiresuar. Por nderkaq, ne se antaret e qeverise dhe personalitete te tjera kane degjeneruar, qeveria duhet ti denoncoje tek “Drejtesia , Spaku”. Keto denoncime
nuk ja ulin vlerat SPAKUT.
Me siper komentusi.DE, thote se Rama i di te gjitha gjerat qe ndodhin ne Shqiperi.
Z.Rama thote te kunderten: Ai nuk di se cfare ndodh, se behen pas shpines se tij.
Por sic thote populli: Me mire vone se kurre.
Ai ka propozuar Tete Pika te programit per “bllokimin e akteve korruptive”
A do kete individe ne pushtet qe do i manipulojne rregullat e lojes pas shpines se tij?
Deri tani te gjitha ligjet dhe vete drejtesia, policia, ……. , jane manipuluar nga individe
qe “Jane vete trajnuar” per 10 vite rresht.
Po si do permiresohet situata me po ate personel qe “Nuk shikonte, Nuk degjonte”,
“Nuk kuptonte”, “Nuk besonte se djalli egziston”,
Por “aftesia per te shijuar dhe organet trupore perkatese absorbuan potencen e te
gjitha shqisat e tjera qe duket sikur u shuan.