Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mungesa dhe dilema, Sylvinho mban sekret formacionin e Shqipërisë në Poloni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Mungesa dhe dilema, Sylvinho mban sekret formacionin e Shqipërisë në Poloni
Sport

Mungesa dhe dilema, Sylvinho mban sekret formacionin e Shqipërisë në Poloni

Published: March 27, 2023
Shpërndaje

Shqipëria e Sylvinhos është një mister i cili do të zbulohet mbrëmjen e sotme në Varshavë. Trajneri i ri do të debutojë në stolin kuqezi, në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 në fushën e Polonisë. Edhe pse në konferencën përpara ndeshjes deklaroi se e ka të qartë si do të luajë, tekniku brazilian është kujdesur që formacioni i mundshëm të mbetet sa më sekret.

Në portë Strakosha ka fituar kuota përballë Berishës dhe pritet të jetë titullar. Në mbrojtjen me 4, Kumbulla e Mihaj pritet të jenë në qendër, ndërsa Balliu e Hysaj nga krahët, aty ku alternativë është Veseli.

E ndikuar nga mungesat dhe gjendja fizike, mesfusha pritet të ndryshojë. Titullarë përkrah Ramadanit janë projektuar Asllani dhe Laçi,me këtë të fundit që është në balotazh me Bajramin.

- Publicitet -

Në treshen e sulmit, debutuesi Jasir Asani dhe Uzuni do të luajnë në krahët e Cikalleshit. Formacioni është mjaft i ndryshëm nga ai i ndeshjeve të fundit. Për shkak mungesash apo zgjedhje teknike, Shqipërisë i mungon i gjithë boshti i pak muajve më parë.

Nga portieri Berisha, tek Ismajli e Gjimshiti në mbrojtje, për të vijuar te mesfusha, ku Keidi Bares së dëmtuar i shtohen Gjasula që sapo është rikuperuar nga lëndimi dhe Abrashi i cili së fundmi vuajti një virozë gripale. Në sulm mungon edhe ylli i ekipit, Armando Broja, i cili ka nisur fazën e rehabilitimit te Chelsea. Shqipëria në Poloni pritet të ketë shumë ndryshime, por të gjithë besojnë dhe shpresojnë se Kombëtarja do ti nisë kualifikueset me rezultat pozitiv.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhëndri i Trump, me një “kukull të Sorosit”: Paradoksi i Sazan-Zvërnecit, si shembull deri ku arrin Diplomacia e Dollarit
  • Studentja: Më goditën me shkop gome, ndërkohë që nuk po bëja asgjë
  • Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit hyjnë në biznes dhe djegin orenditë, iu vënë flakën edhe reklamave (VIDEO)
  • I gjakosur dhe në pranga, ky është i riu që u përball i vetëm me grushte me 6 policë të FNSH
  • VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  2. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. demo on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  5. Gjergj on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?