Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mutacioni gjenetik i zbuluar në familjen italiane hedh dritë mbi shkaqet e Alzheimer
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Mutacioni gjenetik i zbuluar në familjen italiane hedh dritë mbi shkaqet e Alzheimer
KurioziteteLajmi i fundit

Mutacioni gjenetik i zbuluar në familjen italiane hedh dritë mbi shkaqet e Alzheimer

Published: January 22, 2025
Shpërndaje

Një familje nga veriu i Italisë, e prekur rëndë nga sëmundja e Alzheimer, ka ofruar të dhëna të vlefshme mbi një shkaktar të mundshëm gjenetik të kësaj sëmundjeje neurodegjenerative,

Studimi tregoi se në familjen prej 15 anëtarësh, gjashtë prej tyre zhvilluan sëmundjen e Alzheimerit.

Testet gjenetike dëshmuan se të gjashtë këta individë mbanin një mutacion të rrallë në një gjen të njohur si GRIN2C, i cili luan një rol të rëndësishëm në formimin e kujtesës. Nëntë anëtarët e tjerë të familjes, që ishin të shëndetshëm, nuk e mbanin këtë mutacion.

- Publicitet -

Peter Giese, profesor i neurobiologjisë së shëndetit mendor në King’s College të Londrës, e përshkroi këtë zbulim si një provë të fortë për shkaktarët gjenetikë të sëmundjes.

“Është një provë shumë e fortë gjenetike, sepse është brenda një familjeje,” tha ai për Euroneës Health.

Alzheimeri, sëmundja që prek rreth 7 milionë njerëz në Evropë, është forma më e zakonshme e demencës. Sëmundja shkaktohet nga vdekja e qelizave nervore në tru, duke sjellë probleme me kujtesën, të menduarit dhe sjelljen, të cilat përkeqësohen me kalimin e kohës.

Shkencëtarët besojnë se Alzheimeri shkaktohet nga një kombinim i faktorëve gjenetikë, stilit të jetesës dhe mjedisit. Disa mutacione gjenetike mund të rrisin rrezikun për t’u prekur nga Alzheimeri, por jo gjithmonë e shkaktojnë atë.

Në këtë studim, studiuesit përjashtuan 77 mutacione të tjera të lidhura me sëmundje neurodegjenerative, duke izoluar GRIN2C si një nxitës të mundshëm të Alzheimerit.

“Problemi i përgjithshëm me sëmundjen e Alzheimerit është se kemi një kuptim të kufizuar të mekanizmave që e shkaktojnë atë,” shpjegoi Giese. “Studimet gjenetike si ky janë shumë të dobishme për të identifikuar problemet bazë.”

Studiuesit theksojnë se hapi i ardhshëm është testimi i ndikimit të mutacionit GRIN2C në modele kafshësh dhe në laborator. Këto teste do të ndihmojnë për të përcaktuar se si mutacioni ndikon në funksionimin e trurit dhe nëse ilaçet ekzistuese mund të neutralizojnë efektet e tij.

Studimi ofron një bazë të re për të zhvilluar trajtime që mund të ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes. “Na jep një ide më të mirë për llojin e trajtimeve që mund të zhvillohen për të luftuar Alzheimerin,” përfundoi Giese.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
  • Tërmeti 7.6 ballë godet Panamanë, lëshohet alarmi për cunam

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?