Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Muzeu i Luvrit, a janë Panterat Rozë, banditët ish-jugosllavë pas grabitjes së shekullit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Muzeu i Luvrit, a janë Panterat Rozë, banditët ish-jugosllavë pas grabitjes së shekullit?
BoteLajmi i fundit

Muzeu i Luvrit, a janë Panterat Rozë, banditët ish-jugosllavë pas grabitjes së shekullit?

Published: October 23, 2025
Shpërndaje

Ndërsa orët kalojnë, shanset për të gjetur bizhuteritë e vjedhura në Muzeun e Luvrit dhe keqbërësit zbehen, pavarësisht premtimit të presidentit Macron.

Rreth 60 hetues nga brigada anti-krim në Paris dhe Zyra Qendrore për Luftën kundër Trafikimit të Pasurisë Kulturore janë mobilizuar. Por lehtësia me të cilën grupi prej katër banditësh ia doli t’ia mbathte me bizhuteritë, hipur mbi dy monopatina ditën e diel, e bën situatën thuajse të pashpresë.

Sipas Corriere della Sera, firma izraelite e inteligjencës, CGI Group në Tel Aviv, tha se është thirrur nga Luvri për të marrë pjesë në hetim, pas suksesit të zgjidhjes së një çështjeje të vjedhjes së një miliard eurove në vitin 2019 në Dresden, por drejtuesit e muzeut e mohuan shpejt dhe kategorikisht.

- Publicitet -

Kush mund të jetë pas grabitjes së shekullit?

“Gjithë hipotezat janë të mundshme”, thotë prokurori i Parisit, Laure Beccuau. “Vjedhja mund të jetë kërkuar nga ndonjë koleksionist, rast në të cilin kemi shpresë t’i gjejmë bizhuteritë në gjendje të mirë, ose nga hajdutë që iu interesojnë vetëm bizhuteritë dhe metalet e çmuara, ndoshta për të pastruar para të aktivitetit kriminal.

Çdo gjë mund të lidhet me trafikimin e drogës, duke marrë parasysh shumat e mëdha të parave”, shton prokurori, i cili nuk përjashton “ndërhyrjen e huaj”, edhe pse s’është hipoteza e parapëlqyer. Edhe të hënën, Luvri qëndroi i mbyllur që hetuesit të vazhdonin hetimet dhe të merrnin në pyetje punonjësit për të zbuluar nëse banditët kanë pasur një bashkëpunëtor të brendshëm.

Disa dëshmitarë i dëgjuan grabitësit të flisnin në gjuhë të huaj duke nxitur idenë e përfshirjes së “Panterave Rozë”, grupit famëkeq ish-jugosllav që përbëhej nga ish-ushtarakë nga Serbia dhe Mali i Zi. Ata kanë bërë kërdinë në Europë që në vitet ’90 dhe e morën emrin nga Interpoli pas një vjedhjeje në vitin 2003 në Londër, kur u gjet një diamant i fshehur brenda një kavanozi me krem, njësoj si në filmin e famshëm me inspektorin Clouseau.

Vjedhjet e Panterave Rozë karakterizohen nga shpejtësia, pak ose aspak dhunë të drejtpërdrejtë dhe shënjestron sende që konsiderohen të pamundura, si Luvri. Bizhuteritë çmontohen dhe shpërndahen jashtë kufijve.

Panterat Rozë konsiderohen një rrjet i madh kriminal me qindra anëtarë dhe dyshohen autorë të dhjetëra vjedhjeve, përfshirë Francën: dy herë në dyqanin Harry Winston në Avenue Montaigne në Paris (2007, 36 milionë dollarë, 2008, 73 milionë dollarë), Hotel Carlton në Kanë në vitin 2013 (53 milionë dollarë), argjendaria Chaumet në qershor 2021 (2 milionë euro). Bizhuteritë nuk janë gjetur kurrë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    October 23, 2025 at 9:03 am

    Shtet fyckeee!Dergoi aeroplanmbajtese te luftoje me Turqine ne emer te drejtave grabitqare te shtetit me te llastuar te BE,greqise.Dergoi ushtri ne Libi te beje corbe edhe Atje.Do beje lufte me Rusine si gjeli me Ariun.Kercenoi Izraelin,po ne Izrael ka Cecua bixhak.5 Hajdute me patatina pushtuan zemren e Frances,Luvrin,grabiten cfare deshen dhe sa deshen dhe ja bene n`to. Si Fredo Belleri ushtrise Berishes ne 94.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të koncesioneve
  • Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në Europë?
  • Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  • U lirua nga burgu, reagon për herë të parë Ilir Beqaj
  • Ceuta nën shtetrrethim: Enklava spanjolle që sfidoi kufijtë e Evropës

Komentet e Fundit

  1. Zëri i popullit të drobitur on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  2. Ethem Lalaj on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Otto on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  4. Pensionisti i rroptuar on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Metush Rama on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?