Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Muzeu për hebrenjtë në Shqipëri, Rama: Destinacion i historisë së lavdishme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Muzeu për hebrenjtë në Shqipëri, Rama: Destinacion i historisë së lavdishme
AktualitetKulture

Muzeu për hebrenjtë në Shqipëri, Rama: Destinacion i historisë së lavdishme

Published: February 17, 2023
Shpërndaje

Sot shpallet konkursi për muzeun “Besa”, që i kushton rëndësi historisë së shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Rama përshëndeti çeljen e këtij konkursi, duke e vlerësuar si një tjetër moment shumë të rëndësishëm për historinë, zhvillimin urbanistik dhe për artitekturën e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se ky muze nuk do të ekspozojë vetëm imazhe filmike por do të jetë një destinacion për të gjithë atë që duan të informohen më shumë mbi këtë çështje dhe për kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë shqiptarët për hebrenjtë në një kohë të vështirë për ta.

“Por nëse në rastin e Vlorës kemi një muze të hebrenjve ose më saktë të kësaj historie të shpëtimit hebre, këtu kemi ambicien që të shkojmë përtej, pra të kemi një vepër arkitektonike të kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale, një monument kulture në rrezik që i shtohet listës së monumenteve të shpëtuara të kulturës që është një listë shumë e gjatë dhe një hapësirë moderne që do ta konceptojnë arkitektë, e cila do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës, e historisë, e artit, e librit hebraik dhe që për të cilën kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit.

- Publicitet -

Një destinacion i ri në qytet për të gjithë ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve, por edhe për të rinjtë, edhe për punëtorët e mendjes në të gjitha fushat që kanë dëshirë të njihen nga afër me zhvillimet dhe po ashtu me momente të caktuara të historisë së shtetit të Izraelit.”, tha Rama.

Konkursi do të zhvillohet në dy Faza: Në fazën e parë të aplikimit, kandidatët do të paraqesin përbërjen e ekipeve, kualifikimet, metodologjinë e punës dhe vizionin për sitin, duke përfshirë një koncept paraprak. Në fund të kësaj faze, juria do të përzgjedhë pesë skuadrat dhe konceptet më të mira, të cilët do të mund të vazhdojnë punën për fazën e dytë.

Në fazën e dytë, juria do të shqyrtojë propozimet e 5 ekipeve të përzgjedhura dhe do të zgjedhë propozimin fitues. Juria e konkursit do të përbëhet nga shtatë anëtarë, ekspertë vendas dhe të huaj me përvojë në fushën e arkitekturës, muzealizimit, kurimit të ekspozitave etj.

Fjala e plotë e kryeministrit Rama:

Është një tjetër moment shumë i rëndësishëm për historinë dhe për zhvilimin urbanistik dhe për aktitekturën e Tiranës dhe më në fund besoj që do të marrim frymë të lehtësuar nga një barrë e kahershme detyrimi në raport me fëmijët tane dhe në raport me vizitorët e vendit tonë që lidhet me, mbase faqen më të lavdishme të hsitorisë së shqiptarëve, shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se sa përpara Luftës së Dytë Botërore.

Është një vend ku siç tregon i gjithë dokumentacioni historik, banorët nuk dorëzuan asnjë hebre të vetëm tek nazistët.

Është një vend ku historitë e shpëtimi të hebrenjve nga njerëzit e zakonshëm, nga familjet e zakonshme, nga familje myslimane, nga familje të krishtera, nga vetë Kleri katolik, janë një arkiv i tërë skenarësh për filma, që pa diskutimin do të rrinin me shumë dinjitet krah për krah Schindler’s List dhe të tjera kreyveprave të kinematografisë të bazura në historitë e vërteta të njërës prej kasaphanave më të jashtëzakosnhme të historisë së njerëzimit, holokaustit të tmerrshëm.

Shqipëria falë kësaj historie të shkruar nga njerëzit e saj është pagëzur me titullin  e drejtë mes vendeve, The Righteous Among the Nations. Ashtu sikundër shumë shqiptarë janë pagëzuar të tillë nga shteti i Izraelit dhe historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri është pjesë e koleksionit të tmerrit dhe të lavdisë së sakrificës njerëzore në Yad Vashem.

Por pavarësisht të gjitha këtyre, ne nuk e kemi ende të shënjuar këtë histori në trupin e vendit tonë si një sinjalistikë urbane dhe arkitekonike.

Tani kemi nisur dhe fatmirësisht nuk është kjo vepra e parë, kjo është e dyta në radhë, pasi më parë së bashku me Fondin shqiptaro-amerikan, ne kemi nisur Muzeun e Hebrenjve në Vlorë.

Vlora ishte zona me përqendrimim më të madh të komunitetit hebre dhe në të njëjtën kohë në lagjen e vjetër sot të rilindur, të Muradijes në Vlorë kemi identifikuar një godinë shumë të bukur dhe të përshtatshme sipas nesh dhe me një konkurs të organizuar së bashku me Fondin, kemi përcaktuar edhe studion që faktikisht është në një fazë të avancuar të projektit ekzekutiv për të filluar nga puna.

Por nëse në rastin e Vlorës kemi një muze të hebrenjve ose më saktë të kësaj historie të shpëtimit hebre, këtu kemi ambicien që të shkojmë përtej, pra të kemi një vepër arkitektonike të kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale, një monument kulture në rrezik që i shtohet listës së monumenteve të shpëtuara të kulturës që është një listë shumë e gjatë dhe një hapësirë moderne që do ta konceptojnë arkitektë, e cila do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës, e historisë, e artit, e librit hebraik dhe që për të cilën kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit. Një destinacion i ri në qytet për të gjithë ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve, por edhe për të rinjtë, edhe për punëtorët e mendjes në të gjitha fushat që kanë dëshirë të njihen nga afër me zhvillimet dhe po ashtu me momente të caktuara të historisë së shtetit të Izraelit.

Pra, është si të thuash një hapësirë e kombinuar ku natyrisht shtëpia me “sekrete” të historisë së shpëtimit të hebrenjve është qendra e gravitetit të këtij projekti. E ku realisht na krijohet mundësia që do të dokumentojmë, të arkivojmë, të kemi një punë të mirëfilltë shkencore, e cila nuk nis faktikisht me muzeun, as në Vlorë, as këtu, por ka nisur prej kohësh dhe mund të përmend me shumë respekt dhe me shumë mirënjohje profesor Shaban Sinanin, i cili është një qëmtues shumë i përkushtuar dhe shumë i vëmendshëm i kësaj historisë, autor i disa veprave me shumë rëndësi në këtë drejtim dhe të tjerë që janë të lidhur me Akademinë tonë të Shkencave, që do të jenë patjetër një mbështetje shumë e rëndësishme për t’i dhënë   jetën e përditshme këtij muzeu i të ri, i cili, jo thjeshtë do të mbledhë dhe do të ekspozojë fotografi, dokumenta apo imazhe filmike, por njëkohësisht do t’iu shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë me shumë më tepër informacion.

Më vjen shumë mirë që e shpallim sot këtë konkurs, me të gjitha kushtet për të pasur arkitekt dhe studio prestigjioze, siç faktikisht na ka ndodhur me konkurset tona ndërkombëtare.

Jam i bindur që sot hedhim dhe një hap shumë të rëndësishëm pa kthim për ta parë të realizuar këtë vepër, e cila do t’i shërbejë siç e thashë pak më parë dhe është e rëndësishme edhe shpëtimit të një tjetër objekti të rëndësishëm trashëgimisë sonë kulturore në një zonë ku sapo kemi shpëtuar sarajet e famshme të Toptanëve që ishin një shënjestër e kuptueshme e dëshirës për të prishur e për të ndërtuar. Dhe krejt ndryshe nga çfarë thuhet edhe stërthuhet ne mund të jemi vërtetë shumë të lehtësuar në raport me historinë tonë dhe në raport me të gjithë paraardhësit tanë në këto detyra sepse i kemi dhënë realisht jo vetëm vëmendje, por edhe një mbështetje të rëndësishme gjithë operacionit të shpëtimit të monumenteve tona të kulturës, gjithë operacioni të shpëtimit të asaj që është një pasuri, e cila deri dje ishte mall pa zot edhe plaçkë për t’u marrë edhe për t’u përdorur për qëllime krejt të tjera.

Kështu që, për të gjitha këto arsye, ky konkurs është një tjetër moment i rëndësishëm në aktivitetin e Ministrisë së Kulturës dhe natyrisht edhe në bashkëpunimin e pandarë me Bashkinë e Tiranës që do të garantojë, pra ky bashkëpunim, suksesin e këtij projekti.

Shumë faleminderit dhe një herë edhe shpresoj shumë dhe jam besimplotë që nuk do të jetë e largët dita kur do të mblidhemi përsëri bashkë me të tjerë për të hapur kantierin e kësaj vepre dhe pastaj për të çelur këtë qendër të re kulturore dhe historike për qytetin.

Faleminderit!

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?