Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nacionalizmi, protestat në Gjermani dhe Ballkani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Nacionalizmi, protestat në Gjermani dhe Ballkani
AnalizaLajmi i fundit

Nacionalizmi, protestat në Gjermani dhe Ballkani

Published: February 9, 2024
Shpërndaje

Dr. Jorgji Kote

Botuar në DITA

Mbas përshkallëzimit alarmant të nacionalizmit në Gjermani është dhënë kushtrim lufte demokratike me mesazhe inkurajuese dhe për vendet e tjera. Veçse tani, siç thoshte Sofie Scholl, heroina 22 vjeçare e ekzekutuar  me dy vëllezërit nga rregjimi hitlerian ” jo vetëm për t’i thënë Jo, por për të bërë diçka kundër nacionalizmit.”  Për fatin e mirë të demokracisë, tani situatën e ka marrë në dorë populli me protesta dhe demostrime të fuqishme dhe masive kudo. Kulmi u shënua më 3 Shkurt, kur përpara Bundestagut në Berlin protestuan kundër partisë ultranacionaliste “Alternativa për Gjermaninë“ ( AfD) mbi 150.000 vetë, e organizuar në formen e “një muri gjigand mbrojtës“ nga 1800 shoqata dhe organizata të shoqërisë civile, artit, kulturës, sportit. Efekti ishte i menjëhershëm, AfD ra në sondazhe nën 20 për qind, duke humbur sigurinë e fitores në tri  landet  gjermane ku do të ketë zgjedhje dhe në ato europiane në muajin Qershor.

- Publicitet -

Kambanat e fuqishme të alarmit publik kumbuan fort kur u mësua mbi një takim të fshehtë më 25 nëntor 2023 të forcave ultra të djathta dhe neonaziste në qytetin e Potsdamit, fare pranë Berlinit; aty ishte diskutuar ndër të tjera për Remigracionin, ose dëbimin e të gjithë të huajve të ardhur në Gjermani. Ishte  si takimi i fshehtë në Potsdam në vitin 1942 ku u vulos fati tragjik i hebrejve.

Ja pse tanimë, siç po kërkohet në këto protesta, ”të ngrihesh kundër nacionalizmit nuk është vetëm kurajo, por domosdoshmëri urgjente”

Sipas ekspertëve, kjo kërkon në radhë të parë të përgënjeshtrohet teza se nuk ka të ngjarë që të krijohen situata të ngjashme si një shekull më parë, sepse tani ka demokraci gjithandej dhe situatat janë të ndryshme. Mirëpo, në fakt dhe para 100 viteve kishte demokraci kudo, dhe në Republikën e Vajmarit, madje në disa drejtime më të mirë se sot; tjetër gjë difektet dhe deficitet demokratike që sot janë akoma më të mëdha dhe në vendet më demokratike, përfshi SHBA-të dhe vetë Gjermaninë. Edhe krizat janë shumëfishuar krahasuar me 100 vjet më parë.

Ajo që bie në sy sot është se nacionalizmi, si pjesë kryesisht e ekstremizmit të djathtë po shënon rritje në  kushtet kur në vend të izolimit dhe mbylljes që ai synon duhet shtim i bashkëpunimit shumëpalësh për përballimin e krizave të tilla planetare si klima, ngrohja globale, pandemitë, krimi, korrupsioni, etj.

Ja pse, që nacionalizmi dhe ekstremizmi të luftohet me sukses, duhen njohur dhe vlerësuar në kohë motivet  që e mbajnë atë gjallë, që e nxisin dhe e mbështesin.

Piksëpari, do ndarë ” shapi nga sheqeri” pra të bëhet dallimi midis patriotizmit dhe nacionalizmit. Këtu mjafton t’i referohemi Rudolf Scweitzer, sipas të cilit ”patriotizmi është dashuria për njerëzit e tu, ndërsa nacionalizmi është urrejtja për të tjerët!” Mirëpo kjo urrejtje shfaqet përbindshëm brenda dhe jashtë vendit, si alternativë për realizimin e synimeve agresive dhe fashistizimin e vendit, fillimisht me “pambuk demokratik“ por  pastaj me dhunë,  “me zjarr dhe hekur“.

Ndërkohë, ashtu si 100 vjet më parë, nacionalizmi merr spunto nga reagimi qytetar ndaj frikës, drojës, rënies apo rrënimit të mirëqenies social-ekonomike, humbjes së sigurisë për jetën, papunësisë dhe fukarallëkut. Në situatat e krizave dhe konflikteve të ndryshme, të brendshme dhe të jashtme, njerëzit kërkojnë të gjejnë apo të kapen pas aktorëve dhe faktorëve të fuqishëm stabilizues, me qëllim që të mbrojnë elementin kryesor të ADN-së së tyre, Identitetin Kombëtar. Pikërisht ky përbën terrenin pjellor ku lindin dhe përgatiten nacionalistët me sloganet e tyre për ta mbrojtur dhe forcuar këtë identitet; veçse pa alternativa, por duke ngritur gardhe dhe mure të reja ndarës brenda dhe me “botën e jashtme armiqësore“.

Një shkak tjetër madhor lidhet me me ndryshimet epokale në rendin botëror mbas mbas viteve 90. Fjalën e kemi për fundin e periudhës njëpolare me SHBA-të si superfuqia e vetme botërore, rritja e vrullshme gjeopolitike e Kinës dhe Rusisë, krijimi i qendrave të reja gjeopolitike në Indi, Brazil, Japoni, Indi, i grupimeve  kundravënëse të G 7 si BRICS, etj.  Këto ndryshime e kërcënojnë dhe më tepër sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitik.

Më tej, ndërlikimi i mëtejshëm i gjendjes  në botë, shtimi i krizave, dhe konfliktet e  armatosura e kanë shtuar dhe më tepër frikën dhe pasigurinë te njerëzit.  Efektet e tyre negative në vende të ndryshme, përfshi Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe që çoi deri në BREXIT, papunësinë në rritje, varfëria që tanimë dhe në këto vende përfshin ¼ e popullsisë e kanë vështirësuar së tepërmi dhe vetë procesin qeverisës. Në këto kushte, në vend të zgjidhjeve nga brenda, nacionalistët i transferojnë  problemet, vështirësitë dhe vëmendjen  publike jashtë kufijve; duke ua lënë fajet dhe kusuret të tjerëve, sidomos burokracisë së Brukselit, ndërsa sukseset, dhe ato më shumë imagjinare,  ia atribuojnë vehtes.

Faktori tjetër madhor pro nacionalizmit, globalizmi, krahas aspekteve  pozitive të ndërlidhjes, dijes dhe lëvizshmërisë ka sjellë dhe pasoja negative, duke provokuar tensione politike, ekonomike dhe kulturore; ai ka ndikuar dhe më shumë në cënimin dhe humbjen e identitetit kombëtar, me konkurrencën e huaj ndaj produkteve vendase,  multikulturalizmin, etj prej të cilave vuan dhe vendi ynë.

Pandemia COVID – 19 luajti një rol tejet nxitës për nacionalistët në pushtet dhe në opozitë; në vend të bashkëpunimit të nevojshëm ndërkombëtar, u bë mbyllja dhe izolimi brenda vendeve, madje dhe për furnizimin me vaksinat përkatëse; sovraniteti dhe rregullat kombëtare dualën në plan të parë, duke e “futur në karantinë dhe internacionalizmin“. Veç kësaj, shpërthyen teoritë konspirative, duke shinjestruar Kinën, Bill Gates, judët, industrinë farmaceutike që sipas tyre, nëpërmjet pandemisë, ashtu sikurse nëpërmjet luftrave, konflikteve dhe fatkeqësive natyrore, pushtetet duan të shkatërrojnë identitetin kombëtar.

Për pasojë, njerëzit mund të gjejnë mbrojtje dhe shpëtim te“ baballarët” dmth liderët e kombit, se ata janë Zoti vetë që e rikthejnë normalitetin në vend.

Ky perceptim i gabuar por i pranuar gjerësisht është një dhuratë e paçmuar për liderët nacionalistë dhe autoritaristë, të cilët ” po mbijnë kudo si kërpudha mbas shiut”. Kështu, Erdogan dhe mbas 20 vite sundim, megjithëse inflacioni në Turqi shkoi 65 për qind, ekonomia në tatëpjetë dhe tërmeti shkatërrimtar para një viti më 10.000 viktima, sërish fitoi si babai i vendit, njeriu i vetëm që mund ta mbrojë Turqinë nga “armiqtë e brendshëm dhe të huaj“ dhe padyshim si lojar i madh gjeopolitik, edhe pse atje me një dorë ” në bakllava dhe tjetrën në revani”

Me ardhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump në vitin 2016, nacionalizmi erdhi në pushtet për herë të parë dhe në SHBA-të, historikisht kampione e demokracisë dhe internacionalizmit planetar; mjaft të përmendim  Woodrow Wilson me nismat e tij shumëpalëshe deri te krijimi i Lidhjes së Kombeve. Këto tradita i vijuan presidentë të tjerë të mëdhenj e të mirënjohur deri te i sotmi Joe Biden. Ndryshe prej parardhësve të tij, për Trump të ka rëndësi vetëm aspekti dhe fuqia  amerikane, me sloganin e njohur “Amerika e para“ Ai e largoi SHBA-të nga 10 traktate dhe organizata të mëdha ndërkombëtare me logon “Ta bëjmë Amerikën prapë të madhe“ Ndaj, përpjekjet dhe fushata e Trump për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë janë inkurajim i madh për forcat nacionaliste dhe kambanë e madhe alarmi për demokracinë kudo.

Ndikim të madh në përshkallëzimin e nacionalizmit ka dobësimi dhe anemi e partive tradicionale, sidomos atyre social-demokrate, të cilat tanimë në pushtet ”numërohen  me gishtat e dorës!”  Ndryshe nga populistët, këto të fundit ”vuajnë” për liderë karizmatikë, me vizion dhe me simpati në popull, duke i tradhtuar interesat e zgjedhësve, kur bie fjala për aspektet social – ekonomike dhe përditshmërinë e tyre plot halle të shtuara. Kështu, ndërsa liderët nacionalistë janë emra të njohur në botë, Trump, Le Pen, Orban, Fico, Putin, Xi jinping, Modi, dhe tani Milley në Argjentinë, homologët e tyre të moderuar ndodhen në pozita mjerane dhe brenda vendeve të tyre, me rënim të pëlqyeshmërisë politike.

Ndërkohë, liderët dhe forcat e ekstremit të djathtë kudo orientohen më mirë, më shpejt dhe me efikasitet, madje ato i shfrytëzojnë krizat si mundësi afirmimi. Ashtu, pa analiza, pa alternativa, duke mohuar dhe denigruar çdo demarsh të qeverive në vendet e tyre, duke folur ”parë e mbrapsht”, ama troç, me gjuhë vulgare të rrugës, me batuta dhe sulme të paprincipta politike.

Siç pohon politologja gjermane Marina Weisband, demagogët populistë përsëritin  gjëra që nuk kan lidhje me realitetin, por ata ”ngjitin” dhe tingëllojnë ” muzikë” për njerëzit e thjeshtë që kënaqen, edhe pse me ”fjalë të bukura e gurë në trastë”.

E keqja më e madhe është se me të tilla gënjeshtra dhe përballë pasivitetit europian, ekstremistët kufizojnë dhe dëmtojnë seriozisht shtyllat kryesore të demokracisë, vlerat dhe parimet e saj themelore, shtetin e të drejtës, lirinë, median e lirë, shoqërinë civile, të drejtat dhe institucionet e pakicave, dhe shënojnë kalimin nga demokracia në autokraci.

Këtu vlen të theksohet se ruajtja e identitetit kombëtar nga “armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm“, nga globalizimi, etj është pika e madhe e takimit midis nacionalistëve dhe autoritaristëve. Kjo temë bëhet një shkak madhor që liderët autoritaristë, të majtë dhe të djathtë që po shtohen kudo të fuqizojnë dhe përqëndrojnë në duart e tyre sa më shumë pushtete, me justifikimin se janë gardianët dhe baballarët e kombit. Doemos, siç u pa, trasenë e  kanë të shtruar.

Ndërkohë, rajoni që tregon bindshëm se nacionalizmi dhe autoritarizmi janë ” motër e vëlla” është Ballkani. Aty duket qartë se prirjet nacionaliste dhe autoritariste shfrytëzohen nga qeveritë në pushtet si koperturë politike për të mbuluar dështimet e qeverisjes së tyre, për të mohuar çdo zë opozitar dhe të shoqërisë civile dhe për të ngarkuar me faj të tjerët, brenda dhe jashtë vendit. Madje, prirjet, pohimet dhe prononcimet populiste dhe anti- europiane janë bërë rutinë e zakonshme në rajonin tonë, sidomos nga Serbia dhe Bosnia – Hercegovina, pa përjashtuar vendet e tjera. E keqja është se ato po kalojnë pa u ndëshkuar nga Brukseli, në emër të stabilitetit të rremë dhe përballë Rusisë. Për hir të disa akteve simbolike pa asnjë peshë reale gjeopolitike, duket se liderët nacionalistë dhe autoritaristë, në vend që ”t’u tërhiqet veshi” shpërblehen me jetëgjatësi politike dhe lëvdata diplomatike. Në këto kishte dhe zgjedhjet, sado të lira dhe të ndershme të jenë, ato kthehen thjesht në votitme votime.

Në përfundim, kjo lëvizje e madhe premtuese pritet të përshkallëzohet më tej kudo, duke filluar nga Gjermania dhe me shpresë dhe në Francë, në mënyrë që demokracia të triumfojë në boshtin/motorrin e BE-së dhe kudo gjetkë. Kështu, këtë të diel në Munih do të organizohet protesta tjetë e madhe me mbi 200.000 vetë, si një zinxhir i pafund dritash, simbol i fitores mbi nacionalizmin.

Këtij kushtrimi mobilizues në Gjermani po i përgjigjen në masë artistët, sportistët, aktivistët e lëvizjes për klimën e të tjerë. Më 5 Shkurt, 280 pasardhës të  heronjve të shquar të rezistencës gjermane kundër nazizmit bënë thirje për përshkallëzimin e protestave dhe formave të tjera demokratike. Ndërkohë, ata dhe të tjerë kanë theksuar rëndësinë jetike të  pjesëmarrjes së gjerë në zgjedhjet europiane në qershor, që ekstremi i djathtë të pësojë disfatë të plotë.

Njëkohësisht, politika dhe qeveria gjermane po ndërmarrin masa konkrete në mbështetje të kësaj lëvizjeje të fuqishme. Ministrja e Brendshme Federale njoftoi këto ditë se mbas një vit shtyrje është futur në rendin e ditës së Bundestagut miratimi i projekt-ligjit “Mbi promovimin e demokracisë në vend“ i cili synon mbështetjen financiare për fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe dobësimin e forcave ekstremiste, me qëllim që ato të sfumohen  të kthehen kudo në humbëset e mëdha në betejat politike dhe zgjedhore këtë vit dhe në vijim.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Cajupi says:
    February 9, 2024 at 3:44 pm

    Endra utopike kozmopolitane e globalizmit ka deshtuar perfundimisht. Nacionalizmi ne kuptimin e atdhetarizmit, sic e kuptojme ne shqiptaret, eshte sigurisht alternativa me e mire. Globalizmi u interreson vetem miliardereve qe kane interesa financiare the ekonomike ne te kater anet e botes, jo ne njerezve te thjeshte te te gjithe vendeve.

    Reply
  • demo says:
    February 9, 2024 at 4:07 pm

    Asnje komb ne Evrope nuk do rrije te prese derisa te behet viktima e radhes e Rusise sllaviste.
    Se si nje principate e vogel kriminelesh dhe Kanibalesh sllave ne Mesjete u fryne e u fryne duke gelltirur kombe e shtete,derisa pushtuan gjysmen e Botes.

    Reply
  • Xha Xhai us says:
    February 9, 2024 at 5:26 pm

    hahahaha
    Domethënë sipas këtij autori muzhik komunist i mire është internacionalizmi dhe fetë ose dhe jo nacionalizmi.
    hahahaahha
    Domethënë sipas këtij autori pe koti e mire është te jesh askush dhe jo dikush.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    February 9, 2024 at 6:36 pm

    Pa injoruar interesat ekonomike, luftra vazhdojne te behen edhe per dogmat fetare.Sot, perplasa fetare e ortodokseve kunder kristianeve (sidomos midis Europes dhe Rusis)eshte me evidente se perplasia te krishtereve me myslymanet. Ku pozicionohet Shqiperia, mund te marim pergjigje nga biomi Rama-Janulla.Nuk duhet nenvleresuar kurre ligji i fizikes, “cdo goditie ka kunder goditie”,fuqizimi i ekstremit te majte sllavo-ortodoks, me memen Rusi, pa tjeter do te sjelle zhvillim te ekstremit te djathte,te dy ekstremet jane varri i popujve.

    Reply
  • demo says:
    February 10, 2024 at 2:35 am

    Ne Tetor 2023 Senati dhe Kongresi Amerikan nderuan Gjeneral Kadri Hajredin Cakranin me MOTIVACIONIN Hero i Holokaustit,.Shindler i Shqiperise,Shpetimtar I Infermjereve Amerikane gjate Luftes II Boterore.
    Ky nderim nga Perfaqesuesit me te Larte te Shtetit Amerikan ka rene ne nje pus heshtje ne Shqiperi,.
    As media e majte,as media e djathte NUK PIPETINE,,
    Sepse jo vetem pushtetet e majta dhe te djathta qe kane dale nga guva e Minotaurit enver,por edhe gjithe opinjoni shqiptar poshte Drini eshte i molepsur nga grafma e qelbur e propogandave enveriste.
    Cifutet ne Shqiperi i shpetuan Fisniket,bejleret,agallaret,bajraktaret,,Nacionalistet,.Ata qe bene Kuvendin e Vloret,,JO LECKAMANERIT,GJYS OPINGAT,INTRIGANTERIT E PROLETARIATIT,HJEKESIT PRAPA FERRES.
    Cifutet i shpetuan Lef Nosi,qe ne shtepi mbajti kryeadministratorin Menaheim me gjithe Familjen.
    Te gjithe e shiten Lef Nosin,,Vetem Cifuti Menaheim i qendroi besnik deri ne vdekje,beri edhe 10 vjet burg per Mbrojtesin.
    Cifutet e Beratit i shpetoi Kadri Cakrani,.
    Cifutet e Shqiperise i shpetoi kryeminiswtri Mehdi Frasheri,,
    Rregjentet Lef Nosi Fuat Dibra,Pater Anton Harapi,
    Kryeministri Ibrahim bej Bicaku,
    Qe nuk dorzuan kurre ne Komandaturen gjermane Listat e cifuteve ne Shqiperi.
    Qe nuk nxorren kurre Lajmerime,afishe,qarkore per Kerkimin e Cifuteve.
    Se gati ishin pabuksit,rreckamanet,fshataret proletare pa pleng e pa voter,,te perfitonin,si perfituan duke spiunuar antikomunistet.
    Mirenjohje Shtetit Amerikan per kete Nderim,qe i behet gjeneral Kadri Hajredin Cakranit

    Reply
  • PATRIOTIZMI MBETET VLER, kurse naconalizmi qyrk i ekstremizmit t’pavler. says:
    February 10, 2024 at 7:49 am

    O sot o kurrë ësht domosdoshmëri t’rishkruhet historia, me t’mirat e të k’qijat e saj. Dhe kët e rishkruajn vetëm PATRIOTET , kurrsesi mbatësit e ekstremizmit të c’do forme, ngnyre apo besimi qoshin. Historikisht ekszremizmi i c’do forme, ngjyre apo besimi qoft e ka vërtetuar veten si fole e djallit me fytyr njeriu, qe s’don t’ja dij as për popull dhe as për ATDHE. Populli e ATDHEU për ta kanë qen e do t’mbeten lekët e pisët dhe pushtetet pa kufi dhe me c’do form e cmim brenda ligësis. C’do hymnizim e ilustrim kundrejt nacionalizmit apo ekstremizmit të c’do forme për t’zbehur PATRIOTIZMIN, ka qen e do t’mbetet një grusht ndaj vetes, familijes dhe botës n’progres NJERËZOR. Mos harro për ekstremizmin e c’do forme, ngjyre apo besimi historia i ka dhën një fund t’turpshëm e pa kthim, sado pushtet e lek qe ka patur.

    Reply
  • Mess kafsha 1.87 I gjate says:
    February 12, 2024 at 3:53 pm

    Dikur kishte nje ekip futbolli 100% gjerman,angles,hollandeze kurse tani ke 4,5 lojtare vendali 3,4 zezak pastaj los Latinos dhe nje futboll qe mbush xhepat e E bet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?