Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Brazili akuzon një shqiptar si kreun e kartelit europian të kokainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Brazili akuzon një shqiptar si kreun e kartelit europian të kokainës
AktualitetKronike

Brazili akuzon një shqiptar si kreun e kartelit europian të kokainës

Published: September 10, 2023
Shpërndaje

Në mars të këtij viti autoritetet evropiane dhe braziliane ranë në gjurmët e një organizate që trafikonte drogë të llojit kokainë me shtrirje nga Brazili deri në Dubai.

Pas dy vite hetimesh u zbulua se organizata kriminale ka trafikuar 17 tonë drogë në Evropë, 12 nga të cilat janë sekuestruar.

Përgjimet e publikuara së fundmi nga mediat, nxjerrin në skenë emrin e një shqiptari të identifikuar me emrin Armando Pacani, 39 vjeç.

- Publicitet -

Sipas hetimeve, rezulton se shqiptari i cili është shpallur në kërkim, ishte blerësi kryesor i drogës që trafikohej nga organizata ndërkombëtare e kokainës.

“Duke hyrë në mesazhet e Sky ECC, hetuesit gjetën blerësin kryesor të organizatës të drogës në Evropë: shqiptarin Armando Pacani, 39 vjeç, i lidhur me një klan në Ballkan, sipas PF (Federal Police).

Ai përmendet si pronari i ngarkesës së dërguar përmes Afrikës Perëndimore. Të dhënat e imigracionit tregojnë se Pacani hyri në Brazil në janar 2019 dhe u largua në gusht 2020, me një fluturim të Emirates nga São Paulo në Dubai. Pacani është në arrati. Europol dyshon se ai ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë, avokati i tij, Eduardo Maurício, deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm dhe pretendoi se Operacioni Hinterland, urdhri i arrestit dhe përfshirja e tij në listën e kërkuar të Interpolit bazohen në prova të paligjshme që burojnë nga mesazhet telefonike në Sky EÇ.

Sipas Maurício, “kompania Sky EÇ pretendon se autoritetet pushtuan softëerin e komunikimit në një mënyrë të paligjshme dhe abuzive, gjë që paraqet një shkelje të qartë të normave dhe parimeve kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të të gjitha provave”, thuhet në përgjime. 

Për të fshehur sasitë e mëdha të përfshira në trafikun ndërkombëtar, organizata kriminale nga Jugu përdorte forma të ndryshme të pastrimit të parave. Sipas prokurores Paula Martins-Costa Schirmer, nga Ministria Federale Publike, e cila denoncoi të hetuarit, grupi ka një lloj banke paralele, sisteme financiare për të dërguar para jashtë vendit për të paguar furnitorët dhe rrjete të personave juridikë.

Gjatë periudhës së hetimit, organizata e trafikut të drogës ka kryer transaksione prej më shumë se 700 milionë dollarësh. Gjatë operacionit u zbulua se Rodrigo Alvarenga Paredes ishte një nga drejtuesit e organizatës së drogës në Paraguaj.

Forcat e policisë braziliane arrestuan 15 persona, sekuestruan 173 automjete dhe një avion dhe ngrinë llogaritë bankare të 147 individëve dhe 66 kompanive më 30 mars, në kulmin e Operacionit Hinterland.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 28 shtator 2026
  • Gruaja e Trump: U rrita shumë mirë në komunizëm
  • I korruptuar ose leshko
  • Sa dhe si shfaqet Rama në mesazhet mes Agasit e Hysenit
  • Pse 2027 do diktojë nëse evropianët do të mbeten zotër të fatit të tyre apo do t’u nënshtrohen diktatit të fuqive të tjera globale

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  2. Dudumi on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  3. Ethem Lalaj on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. . on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Claus on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?