Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja
KronikeLajmi i fundit

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

Published: April 23, 2026
Shpërndaje

Akademiku Rexhep Qosja është shuar në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar vetë familjarët e Qoses përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Në njoftim thuhet se tashmë është kryer edhe ceremonia e varrimit.

- Publicitet -

Me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje, ndërsa familja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

Njoftimi i familjes:

Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!

Kush ishte Rexhep Qosja

Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe letërsisë shqiptare, me një karrierë të gjatë akademike, letrare dhe publike në Kosovë dhe më gjerë.

Ai lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj dhe është formuar si studiues i letërsisë shqipe në Prishtinë dhe Beograd, ku përfundoi studimet universitare dhe doktoraturën. Qysh në vitet ’60 u angazhua në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku më vonë u bë edhe drejtues i tij, si dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

Qosja ishte autor i dhjetëra veprave në fushën e kritikës letrare, studimeve albanologjike, eseistikës, dramës dhe prozës artistike. Ndër romanet e tij më të njohura janë “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Një dashuri dhe shtatë faje”, “Nata është dita jonë” dhe “Bijtë e askujt”. Ai është konsideruar një nga zërat më të rëndësishëm të modernizimit të dramës shqipe në vitet ’70.

Në planin intelektual, Qosja ka qenë një debatues i fortë publik, veçanërisht në çështjet e identitetit kombëtar shqiptar, ku ka hyrë në polemika të njohura me Ismail Kadare mbi përkatësinë evropiane dhe kulturore të shqiptarëve.

Përveç veprimtarisë letrare dhe akademike, ai është angazhuar edhe në jetën politike të Kosovës në vitet ’90, duke organizuar forume intelektuale dhe duke marrë pjesë në procesin e Rambujesë gjatë periudhës së luftës. Pas luftës, ka qenë pjesë e strukturave këshillimore politike në Kosovë.

Qosja ka qenë gjithashtu një zë kritik ndaj elitës politike dhe kulturore shqiptare në periudha të ndryshme dhe është përfshirë në debate të rëndësishme mbi identitetin, historinë dhe orientimin politik të shqiptarëve.

Biografia

Lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të fi­llores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmë­maturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gju­hës dhe të Letërsisë Shqipe të Fa­kultetit Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albano­logjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e le­tërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Univer­sitetit të Beogradit. Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Al­banologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.
Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.
Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpër­blimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.

Bibliografia

Vepra në gjuhën shqipe:

Episode letrare, Rilindja, Prishtinë, 1967.
Dialogje me shkrimtarët, Rilindja, Prishtinë, 1968.
Kritika letrare, Rilindja, Prishtinë, 1969.
Antologjia e lirikës shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1970.
Kontinuitete, Rilindja, Prishtinë, 1972.
Asdreni – jeta dhe vepra e tij, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1972.
Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1973.
Vdekja më vjen prej syve të tillë, Rilindja, Prishtinë, 1974.
Shkrimtarët dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishitnë, 1975.
Anatomia e kulturës, Rilindja, Prishtinë, 1976.
Mite të zhveshura, Rilindja, Prishtinë, 1978.
Prej tipologjisë deri te periodizimi, ASHAK, Prishtinë, 1979.
Morfologjia e një fushate, Instituti Albanologjik,Prishtinë, 1980.
Nocione të reja albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1983.
Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I-II-III, Rilindja, Prishtinë, 1984-1985.
Antologjia historike e letërsisë shqipe. Poezia dhe Proza, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1985.
Porosia e madhe, Prishtinë, 1986.
Populli i ndaluar, Prishtinë, 1990.
Fjalori demokratik, Prishtinë, 1997.
Çështja shqiptare, Historia dhe politika, Prishtinë, 1998.
Ligjërime paravajtëse, Prishtinë, 1998.
Strategjia e bashkimit kombëtar, Prishtinë, 1998.
Paqja e përgjakshme, Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, Prishtinë, 1999.
Tronditja e shekullit I, Tiranë, 2001.
Tronditja e shekullit II, Tiranë, 2001.
Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, 2001.
I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, 2002.
Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne – Shkrimtarë dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2006.
Ideologjia e shpërbërjes, trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Toena, Tiranë, 2006.
Realiteti i shpërfillur, Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar, Toena, Tiranë, 2006.
Të vërtetat e vonuara: përgjigje e dytë në polemikat e Ismail Kadaresë dhe të bashkëmendimtarëve të tij, Toena, Tiranë, 2006.
Rilindja e dytë, Toena, Tiranë, 2007.
Nata është dita jonë, Toena, Tiranë, 2007.
Bijtë e askujt, I dhe II, Valdoli, 2010.

Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime, i cili në pesë cikle përmban këto vepra: I. Veprat historiko-letrare: 1. Vazhdimësi, 2. Panteoni i rralluar, 3.Asdreni – jeta dhe vepra, 4. Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, 5. Anatomia e kulturës, 6. Nocione të reja albanologjike, 7. Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 1, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 2, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 3, 8. Porosia e madhe, 9. Tri mënyra të shkrimit shqip, 10. Semantika e ndryshimeve historiko-letrare. II. Veprat letrare: 11. Antologjia e lirikës shqipe, 12. I ringjalluri i penduar, 13. Mite të zhveshura, 14. Vdekja më vjen prej syve të tillë, 15. Një dashuri dhe shtatë faje, 16. Nata është dita jonë, 17. Bijtë e askujt 1, Bijtë e askujt 2. III. Veprat historike dhe historiko-dokumentare: 18. Çështja shqiptare – historia dhe politika, 19. Programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, 20. Paqja e përgjakshme, 21. Tronditja e shekullit 1, Tronditja e shekullit 2, 22. Rilindja e dytë. IV. Veprat publicistike: 23. Populli i ndaluar, 24. Strategjia e bashkimit shqiptar, 25. Ligjërime paravajtëse, 26. Fjalor demokratik, 27. Demokracia e shpërdorur, 28. Intelektualët, etika dhe politika. V. Veprat polemike: 29. Morfologjia e një fushate, Ideologjia e shpërbërjes, Realiteti i shpërfillur, Të vërtetat e vonuara.

Vepra të përkthyera në gjuhë të tjera:

Ziva sfinga, Jedinstvo, Priština, 1976.
Smrt vreba iz očiju, Narodna knjiga, Beograd, 1976.
Knjizevnjosti i kritika, Prosveta, Beograd, Jedinstvo, Priština, 1979.
Smrt preži v očeh, Mladinska knjiga, Ljubljana, 1979.
Smrta mi ide ot takiva oči Hristo Danov, Plovdiv, 1982.
Beselam pse më flijojnë (arabisht), Kuvajt, 1983.
La mort me vient de ces yeux là, Gallimard, Paris, 1994.
La question Alabanaise, Fayard, Paris, 1995.
In solchen Augen lieg der Tod, Hayman Verlag, Innsbruck, 1995.
Die ogen en de dood, Van Genep, Amsterdam, 1996.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Pensionisti says:
    April 23, 2026 at 12:12 pm

    Iken tre korifejt bashkekohor te kombit shqiptare:I pari iku poeti Kombit Dritero Agolli,pas tij mjeshtri i prozes moderne shqiptare Ismail Kadare,sot eshte lajmmorti per Rexhep Qosen,studjusi me serjoz i gjuhes e letersise shqipe.Mosrrnofshin politikanet e opinistet shqiptare qe pergojojne keto korifej?

    Reply
    • Tellalli says:
      April 23, 2026 at 4:47 pm

      Po pse o pensionist , kush i ka përgojuar ata të tre ?

      Reply
    • Gashjani says:
      April 23, 2026 at 7:10 pm

      Prehu i çetë profesor në tokë shqiptare që shumë e çmove dhe shumë kontribove për emancipim dhe zhvillim real dhe jo kvazi si 90% e kvazi intelektualëve të Kosovës niveli i lartë intelektual dhe patriotik u pa kur i vetëm palose komplet shoqatën e shrimtarëve serbë dhe ngrite vehten lartë në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare lavdi e përjetëshme

      Reply
  • Hysni Lekaj says:
    April 23, 2026 at 12:13 pm

    NDER DHE RESPEKT PER TE VETMIN INTELEKTUAL SHQIPTAR QE NUK KERKON CEREMONI QE SHQIP PERKTHEBET H. I. P. O. K. R. I. Z. I. !

    Reply
  • Zef says:
    April 23, 2026 at 12:31 pm

    U preht ne paqe miku yne i cmuar shqiptar! Kujtojme ketu mes veprave te paharrueshme te tij, dhe urimin prestigjoz te akademikut per 10-vjetorin e redaksise se gazetes Dita. RIP

    Reply
  • xxx says:
    April 23, 2026 at 1:23 pm

    Humbje e pamate per Shqiperine dhe per kombin shqiptar ne keto ore te erreta te tij.

    Reply
    • Dudumi says:
      April 23, 2026 at 2:45 pm

      90 vjeç është rrugëtim i mirë. Fluturoi dhe shtergu I fundit. Polemist dhe mendimtar, e mbi të gjitha një shqiptar i nderuar! Prehu në paqe profesor!

      Reply
  • Kola says:
    April 23, 2026 at 2:17 pm

    Njeri fisnik. Nderi do i mbese gjithmone.

    Reply
  • demo says:
    April 23, 2026 at 2:25 pm

    I perjetshem qofsh o Drite e Diturise!U sakrifikove per kete komb si Moisiu.I drejtove ne rrugen e Lirise,U hoqe prangat e Roberise,I clirove ne Tru.Edhe Turmen kendej edhe turmen Andej.
    Moisiu u shperblye me mallkime nga cifutet,,dhe Rexhep Qosja nga harbutet mosmirenjohes Andej dhe kendej.
    Sklleverit cifute ishin mire nen zgjedhen e Egjiptit,Sklleverit shqiptare ishin me mire ne zgjedhen e Diktatures sllavo Serbe.
    Kete kishim.Tani na kane mbetur horrat.
    Pate fatin e Abdyl Frasherit o Profet!

    Reply
    • S says:
      April 23, 2026 at 4:50 pm

      Hej ç’na çave bythën o demo me krahasimet dhe sloganet e tua . Thuaj ngushëllime dhe kaq .

      Reply
    • Ganua says:
      April 23, 2026 at 4:52 pm

      Hej çna çave bythën o demo me sloganet dhe krahasimet që bën . Thuaj ngushëllime dhe kaq .

      Reply
  • Gezimi says:
    April 23, 2026 at 3:26 pm

    I perjashtuar nga Lidhja Komuniste Jugosllave per Stalinizem,
    I perjashtuar dhe nga Akademia Shkences e Kosoves per percares.
    U fut ne politike e krijoi nje parti qe ne zgjedhje nuk mori aq 2% te votave.
    Mbahet mend te kete folur mire vetem per Enver Hoxhen e Edi Ramen.

    Reply
  • Mentori says:
    April 24, 2026 at 4:29 am

    Rexhep Qosja do të mbetet një ndër mendjet më të shquara të kulturës shqiptare. Me veprën dhe qëndrimin e tij, ai ka mbrojtur me dinjitet të vërtetën, identitetin dhe vlerat kombëtare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në mendimin shqiptar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?