Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndalimi i juristes për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve, reagon DRSHTRR
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Ndalimi i juristes për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve, reagon DRSHTRR
Uncategorized

Ndalimi i juristes për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve, reagon DRSHTRR

Published: November 27, 2023
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar në media, se një juriste e këtij institucioni në Elbasan, është ndaluar për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve, për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin.

Përmes një njoftimi, DRSHTRR deklaroi se lajmi se Iva Bodurri ishte në kërkim dhe është ndaluar, nuk është i vërtetë, por ajo është kthyer nga një udhëtim familjar dhe ka shkuar vetë në Komisariatin e Elbasanit ku ende pret me avokaten që t’i komunikohet çështja.

KOMUNIKIM PUBLIK:

- Publicitet -

Në pamundësi të njohjes me aktet, për shkak të fundjavës e festave, sqarojmë se lajmi i sotëm se “kapet” punonjësja e rajonales Elbasan, me iniciale I. B., në kërkim, nuk është i vërtetë. Personi sapo ka mësuar nga portalet online për lajmin e së dielës, është kthyer menjëherë nga udhëtimi familjar dhe ka shkuar vetë në Komisariatin e Elbasanit ku ende pret me avokaten që t’i komunikohet çështja.

Në padije për detaje të tjera, mund të sqarojmë se nga ana e drejtorisë rajonale Elbasan dhe çdo strukture tonën, jemi të hapur për çdo informacion e bashkëpunim me organet hetimore, me të dhënat e sistemeve dhe pamjet filmike. Për momentin mund të deklarojmë se personi tjetër i dyshuar, punonjësi me iniciale R. L., rezulton se ka vepruar privatisht, pa asnjë akses në shërbimin e ndërrimit të pronësisë së mjeteve, sepse nuk punon në atë sektor, pra jo në kushtet e abuzimit me detyrën!

Ky person ka qenë me leje dhe në cilësinë e personit privat është paraqitur për marrje shërbimi. Dy nga rastet e aluduara lidhen me praktika të noterizuara, pra jashtë shërbimit tonë, ndërsa rasti i tretë lidhet me dyshim për përgjegjësi penale të shitësit pa autorizim korrekt.

Për të treja rastet e dyshuara, sa i takon zinxhirit të shërbimit, RBS, procedurës së rajonales Elbasan, rezulton se nuk ka asnjë cënim të integritetit të sistemit operativ! Çdo veprim është i gjurmueshëm, çdo rekord regjistrohet në databazë, çdo dokument apo vetëdeklarim i pasaktë përbën përgjegjësi vetjake! Rastet e dyshuara, deri tani, nuk përfshijnë falsifikim apo tjetërsim brenda entit.

Në pritje të konkluzioneve, i kërkojmë medias/portaleve që të mos nxitojnë në kushtet kur nuk ka një informacion të plotë mbi provat. Inkurajojmë të tëra shërbimet e treta që ndërveprojnë, si rasti i noterëve, të investojnë në sisteme digjitale për të eliminuar raste falsifikimesh dhe për të garantuar protokoll e informatizim verifikimi në kohë reale.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksioni i SPAK në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën që ambasadori amerikan takohej me ministrin Nufi
  • SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?
  • Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?
  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?