Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.
Në respekt të vendimit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij.
Dhimitër Anagnosti ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare pas një kohe të gjatë lufte me një sëmundje të rëndë.
Ditën e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahen homazhet në nderim të figurës së tij e më pas, mjeshtri i artit do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij, Vuno të Himarës, amaneti i tij i fundit.
Vendimi i Qeverisë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Shpalljen ditë zie kombëtare të martën, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit, Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare.
2. Në ditën e zisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e martë, datë 2.9.2025, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
4. Në orën 10:00, datë 2.9.2025, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.
5. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.
6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:
– Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
– Ministrin e Mbrojtjes;
– Ministrin e Brendshëm;
– Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë;
– Drejtorin e Protokollit të Shtetit;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;
– Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
– Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;
– Përfaqësues nga zyra e shtypit e Kryeministrit.
7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.
8. Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
j.l./ dita

Nuk mbahet mend te shpallet dite zi kombetare per ndarje nga jete te nje regjisori a kineasti ne asnje vend tjeter, nuk ka ngjare askund.
Tashme pas dekoratave te hedhura pa dogane e diteve te festave gjithashtu, i ka ardhur rradha dhe diteve te zise.
Ndërsa unë them që e meriton për arsye se: le t’a krahasojmë me cilindo politikan të pas vitit 1990, p.sh. me Berishën. Të dy deputetë të PD-së, njëri Ministër dhe tjetri President dhe Kryeministër. I pari jep dorëheqjen kur e shikon që është i rrethuar më njerëz që duan ta bëjnë si vetja e tyre dhe i dyti nuk jep dorëheqjen vetëm kur t’a detyrojë Perëndia. I pari njihej si njeri i ndershëm më moral të lartë dhe i dyti për probleme madhore ndaj Shqipërisë. I pari la gjurmë të thella në edukimin e shqiptarëve dhe i dyti një mjek që e mbajnë mënd vetëm ata që u mjekuan nga ai. Së fundi, por jo nga rëndësia, sikur PD-ja të drejtohej nga Anagnosti dhe jo nga Berisha, Shqipëria do të ishte shumë më përpara, gjë që tregon se sa rëndësi ka roli që luan individi në histori.
Me gjithe respektin per figuren e Dhimiter Anagnostit, nuk me duket normale te shpallet dite zie kombetare me rastin e ditevdekjes se tij.
Dite e mbare per Ramutin, te beje ca pordhe poetike
Ja mbeshtes Mendimit tjeter idene qe ne krye te PD te ishte Anagnosti ne vend te Saliut, por paralelisht qe PS ne vend te Rames te drejtohej nga Matilda Makoci.
Me gjithe simpatine dhe respektin per te ndjerin, te cilit i qofte dheu i lehte, ky vendim i qeverise nuk i ben atij asnje nder, po absolutisht, asnje nder. Perkundrazi, e ekspozon ate ne menyre krejtesisht te pa nevojshme ndaj debateve/sentimenteve te njerezve. Personalisht mendoj se ne raste te tilla, vendimmarrja duhet te bazohet ne menyre rigoroze ne kriteret e ligjit dhe vetem ne to. Jashte tyre, gjithkush eshte i lire te shprehe ate qe ndjen me menyren e tij, por, gjithnje, private; psh, KM mund t’i beje nje pikture kryeveper, skulptori, nje bust madheshtor, kompozitori, nje kenge/ballade te paharrueshme, ai tjetri, nje film disa oresh te gjate per kontributet qe kalojne kufijte e shumekujt nga koleget/bashkepunetoret, e keshtu, pa fund…. Arti, kultura, por edhe fushat e tjera kane humbur gjigande, por keto lloj, me nder me thene, vendimesh nuk i kemi pare qe te merren!!!! Nuk ka rendesi se cila QEVERRI ka qene ne kohet perkatese, sepse ligji ka qene aty, njelloj per te gjitha kohet. Sidoqofte, ky eshte thjesht mendimi im…. institucionet le ta ulin flamurin ne 1/2, po deshen edhe me poshte, kjo nuk e ben te ndjerin me te nderuar apo vecante nga te tjeret……….. polpulli di ta dalloje me mire “gjene” dhe ai eshte vleresues me jetegjatesi te pamateshme……. RIP DHA!!!! U deshe te ndahesh nga kjo jete, qe te nderohesh….!!!
I përgjigjem atij “një qytetari” të komentit të parë . Kur vdiq para dy vjetësh aktori francez Jean Paul Belmondo , gjithë ajo Francë 65 milionëshe, mbajti 3 ditë zi .
Aldrinpi, që ti je karë nga mendtë t’a kanë thënë edhe plot të tjerë, ndërsa unë po t’a përcaktoj që je karë i fishkur berishian .
Vend I qelbur , popull idiot.. Qeveritar akoma më idiot! Ato homazhet sikur kishte vdekur ndonjë sekretar partie e jo një shtyllë e kulturës Shqiptare. Kafshe qe nuk dini as të organizoni e as të respektoni. Një shije e keqe, nuk bëhemi njerëz. O sa turp me qene Shqiptar!