Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërhyrja tek dentisti, del ekspertiza mjeko-ligjore: 3-vjeçari vdiq nga mbidoza e anestezisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndërhyrja tek dentisti, del ekspertiza mjeko-ligjore: 3-vjeçari vdiq nga mbidoza e anestezisë
KronikeLajmi i fundit

Ndërhyrja tek dentisti, del ekspertiza mjeko-ligjore: 3-vjeçari vdiq nga mbidoza e anestezisë

Published: November 11, 2023
Shpërndaje

3-vjeçari Brian Spahiu, i cili vdiq pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për dhëmbët në klinikën e mjekut, Roland Xhaxho, referuar ekspertizës mjeko-ligjore, ka humbur jetën pasi anestezia i ka sjellë isuficencë multiorganore. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të siguruara nga Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, “shenjat e shpimeve mjekësore të vërejtura në trupin e Brian Spahiut janë pasojë e manipulimeve mjekësore”.

“Mbetja e vjetër e plagës e vërejtur në lëkurën e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale”, thuhet mes të tjerash në ekspertizë. Brian Spahiu u dërgua nga familjarët e tij në datën 28 Shtator në spital për t’i rregulluar dhëmbët. Ndërhyrja do të bëhej me anestezi totale. Në darkë ai ka shfaqur komplikacione dhe dy ditë më vonë humbi jetën në QSUT.

Ekspertiza mjeko-ligjore:

- Publicitet -

Në trupin e kufomës së shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua një mbetje plage kirurgjikale në lëkurën e gjoksit, si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lëkurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyrëve me karakteristikat e përshkuara në akt. Nga kqyrja e brendshme dhe ekzaminimi histopatologjik u konstatua edemë e shprehur e trurit, stazë dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edemë intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard. Atelektaz e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemente mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekrozë centrolobulare hepatike. Me ekstravazatë eritrocitare, elementë dhe infiltrate mononukleare të shprehur në hapësirën porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut të lëngshëm dhe koagulave në zgavrën e barkut.

2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza përreth tyre, të vërejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu janë pasojë e manipulimeve mjekësore. Mbetja e vjetër e plagës e vërejtur në lëkuren e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale.

3-Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahiu ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fatos Tarifa: Kush e urdhëroi transferimin e z. Veliaj? A po krijojmë një shtet policor?
  • Migena Aleksi: Një buxhet më i madh shtetëror, a përkthehet automatikisht në një mirëqenie më të lartë për çdo qytetar?
  • ​Lidhjet e fshehta në stepat e Mongolisë: Djali i Trump kapet në gjueti me aleatin e Putin
  • Rama lëvdon ndryshimet në paketën fiskale
  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?