Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërhyrje në zgjedhje nga Rusia? Hetime në Moldavi, bastisen disa shtëpi nga kontrollet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ndërhyrje në zgjedhje nga Rusia? Hetime në Moldavi, bastisen disa shtëpi nga kontrollet
BoteLajmi i fundit

Ndërhyrje në zgjedhje nga Rusia? Hetime në Moldavi, bastisen disa shtëpi nga kontrollet

Published: October 11, 2024
Shpërndaje

Policia moldave njoftoi të enjten se ka bastisur shtëpitë e drejtuesve të një grupi të lidhur me sipërmarrësin pro-rus në kërkim, Ilan Shor, në kuadrin e një hetimi penal për ndërhyrje në zgjedhje. Policia ka akuzuar zotin Shor dhe Rusinë se u përpoqën të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të Moldavisë, që do të mbahen më 20 tetor, së bashku me një referendum për futjen në kushtetutë, si një objektiv strategjik, të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Shor, i cili gjendet i mërguar në Rusi, ka mohuar akuzat për përpjekje për të blerë vota, duke i përshkruar deklaratat e autoriteteve moldave si një “spektakël absurd”. Policia në ish-republikën sovjetike me popullsi prej 2.5 milionë banorësh, e ndodhur mes Rumanisë dhe Ukrainës, tha se dhjetëra mijëra votues u paguan nga llogari në një bankë ruse për të ndryshuar votën e tyre. Policia tha se përpjekjet u drejtuan nga persona në Rusi.

Llogaria e Shor në Telegram, një nga platformat më të njohura në internet në shtetet ish-sovjetike, u bllokua më pas në Moldavi, megjithëse njerëzit arritën të kenë qasje në një llogari alternative që ai hapi më vonë.

- Publicitet -

“Ky është fundi i demokracisë evropiane”, shkruajti Shor në platformën e mediave sociale ruse VKontakte, sipas medias moldave newsmaker.md. “Ata po arrestojnë njerëz për mbajtjen e një qëndrimi. Dhe tani po bllokojnë kanalet e Telegramit”.

Bastisjet e së enjtes ishin pjesë e një hetimi për krijimin dhe vënien në funksionim të një organizate kriminale të përfshirë në pastrim parash, blerje votash dhe financime të paligjshme që synonin të ndikonin në procesin zgjedhor, tha policia.

Bastisje të ngjashme u bënë në pronat e mbështetësve të tjerë të zotit Shor ditët e fundit dhe u zbuluan fonde që policia tha se kishin për qëllim blerjen e votave, si dhe fletushka të fushatës.

Shor, i cili u dënua në mungesë vitin e kaluar për rolin e tij në vjedhjen e 1 miliard dollarëve nga bankat moldave, ofroi në një postim muajin e kaluar në llogarinë e tij në Telegram, që të paguante personat që votuan “jo” në referendum.

Presidentja aktuale Maia Sandu është kandidatja favorite për të fituar zgjedhjet dhe anketimet tregojnë se ajo kryeson me lehtësi ndaj 10 kandidatëve të tjerë. Anketimet tregojnë gjithashtu se shumica e moldavëve mbështesin anëtarësimin në BE.

Marrëdhëniet e Moldavisë me Rusinë janë përkeqësuar vitet e fundit. Qeveria pro-perëndimore në Kishinau e ka akuzuar Moskën se po kërkon rrëzimin e saj dhe se po ndërhyn në punët e saj të brendshme. Moska ka akuzuar Presidenten Sandu dhe ekipin e saj për nxitje të “rusofobisë”.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?