Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve
KronikeLajmi i fundit

Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve

Published: June 30, 2026
Shpërndaje

Dy punonjës të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës, si pasojë e gjendjeve të papritura shëndetësore, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Viktimat janë Zog Muhametaj, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave me gradën Kryeinspektor.

Sipas informacioneve paraprake, viktima e parë është Zog Muhametaj, 62 vjeç, i cili rreth orës 21:00 të mbrëmjes ka pësuar një atak kardiak teksa po zhvillonte instruktazhin në oborrin e paraburgimit. Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

- Publicitet -

Pas ngjarjes, në institucion është thirrur një ekip për këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe hetimin e rrethanave.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit, edhe Pëllumb Vrana, teknik i kamerave të paraburgimit, ka pësuar gjithashtu një atak kardiak. Ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Rrethanat e plota të dy ngjarjeve pritet të sqarohen nga hetimet, ndërsa deri më tani dyshohet se të dy efektivët kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve kardiake.

Njoftimi i plotë:

Një ngjarje e rëndë ka prekur familjen e madhe të sistemit penitenciar shqiptar. Gjatë ushtrimit të detyrës, dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, Zog Muhametaj, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave, me graden Kryeinspektor, humbën jetën si pasojë e gjendjeve të papritura shëndetësore.

Rreth orës 21:36 të datës 29 qershor 2026, Zog Muhametaj, gjatë instruktazhit të stafit për ndërrimin e shërbimit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore.

Kolegët e pranishëm dhe personeli shëndetësor i institucionit ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e transportuar me urgjencë me ambulancën e IEVP-së drejt Spitalit Ushtarak. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera të ekipit mjekësor, ai nuk arriti të mbijetojë.

Pak orë më vonë, rreth orës 00:00 të datës 30 qershor 2026, edhe Pëllumb Vrana, gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e institucionit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë iu dha ndihma e parë nga kolegët dhe infermierja e institucionit, ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt QSUT-së. Rreth orës 01:00, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

Zog Muhametaj ishte pjesë e sistemit penitenciar që prej vitit 2015, ndërsa prej vitit 2023 shërbente në IEVP “Jordan Misja”.

Me arsim ushtarak dhe gradën Komisar, ai u dallua për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë në detyrë.

Pëllumb Vrana, në detyrën e Teknikut të Kamerave, dha një kontribut të vyer në funksionimin dhe sigurinë e institucionit, duke fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve për korrektësinë dhe përkushtimin e tij në punë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nderon me respekt kujtimin e dy kolegëve tanë dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre të vyer në përmbushjen e misionit të sistemit penitenciar shqiptar.

Profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre në ushtrimin e detyrës do të mbeten një shembull për institucionin dhe për të gjithë punonjësit e tij.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Kiço says:
    June 30, 2026 at 8:30 am

    I kanë HELMUAR , sepse NUK ka MUNDÈSI tjetèr !!!

    Reply
  • demo says:
    June 30, 2026 at 10:42 am

    Kur hajdutet e dhenve mesynin stanin,pune e pare helmonin Balon. Do te kete arratisje.

    Reply
    • Five company says:
      June 30, 2026 at 7:34 pm

      Kico dhe ju te tjeret mos valle beni pjese nw grupin e kuriozeve??!!
      I kane helmuar do thoni ju??! Po c’ti besh keshtu donin ata te soap operas qe romanca e Romeo dhe Julietes te kishte fund tragjik. Pse nuk me kopjoni mua!!? Lexoj gjithmone botimin e vjeter te Madame Bovari dhe shikoj gjithmone skenografine e vjeter te ” “All President’s men”….
      Post scriptum: Asnje ribotim dhe asnje rivenje ne skene…

      Reply
  • Anna Anna says:
    June 30, 2026 at 11:04 am

    Jam dakord me Ty,Kiço! Kush e di se ç’kanë parë sytë evtyre dhe kamera digjitale e burgut që e drejtonte dhe e kontrollonte i ndjeri z.Pëllumb Vrana…Zoti na ruajtë nga specialistët e Edramë vrasësit….Kush e di dhe sa të tjerë do të bëjë ky Tradhtar i Kombit Shqiptar 👎👎

    Reply
  • Anna Anna says:
    June 30, 2026 at 11:05 am

    Jam dakord me Ty,Kiço! Kush e di se ç’kanë parë sytë e tyre dhe kamera digjitale e burgut që e drejtonte dhe e kontrollonte i ndjeri z.Pëllumb Vrana…Zoti na ruajtë nga specialistët e Edramë vrasësit….Kush e di dhe sa të tjerë do të vrasës ky Tradhtar i Kombit Shqiptar 👎👎

    Reply
  • ¿? says:
    June 30, 2026 at 12:02 pm

    Koincidence e çuditeshme. Po a eshte thjesht koincidence????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?