Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndalohet kreu i Komisariatit të Sarandës, dy nënkomisarë dhe një inspektor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndalohet kreu i Komisariatit të Sarandës, dy nënkomisarë dhe një inspektor
AktualitetKronike

Ndalohet kreu i Komisariatit të Sarandës, dy nënkomisarë dhe një inspektor

Published: May 16, 2026
Shpërndaje

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, nënkomisari Andi Duro, nënkomisari Ajdin Ismailaj dhe inspektori Robert Çullaj janë ndaluar ditën e sotme, në kuadër të hetimeve për përfshirjen e efektivëve në abuzimet me ndërtimet pa leje në bregdet.

Ndalimi i tyre erdhi ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi të premten një operacion në Sarandë dhe zonat e tjera përreth, duke hetuar disa raste të ditëve të fundit që lidhen me ndërtime të paligjshme.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet janë fokusuar te dyshimet se punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, kanë pasur rol ose kanë toleruar ndërtimet pa leje në vijën bregdetare.

- Publicitet -

AMP njofton se sipas të dhënave hetimore, personat nën hetim dyshohet se kanë krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës.

Ndërkohë Policia njofton se ndaj këtyre punonjësve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast.

Aksioni vjen pas dy rasteve në Sarandë dhe Ksamil. Tre ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë u sekuestrua kati i gjashtë i Hotel Oasis në Sarandë. Ndërkohë ditën e djeshme u arrestuan tetë persona që po kryenin ndërtime të paligjshme në bregdetin e Sarandës, ndërsa në kërkim u shpall edhe pronarja e tokës ku po kryheshin punimet.

Të arrestuarit gjatë aksionit ditën e djeshme janë: ‘Ylli Daci, 33 vjeç, Emiljano Sotiri, 41 vjeç, Kleanth Rakipi, 25 vjeç, Bilbil Rexho, 48 vjeç, Enkeiled Rrëza, 41 vjeç, Oriant Cako, 32 vjeç, Oltion Bushaj, 47 vjeç, Erjon Kovaçi 42 vjeç dhe në kërkim u shpall pronarja Arjola Dhrami (Bajo), 42 vjeçe.’

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijojnë denoncimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për paligjshmëritë e konstatuara në terren.

Pas informacionit të ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre në ujë) kryheshin punime ndërtimi të paligjshme, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë arrestoi në flagrancë 8 shtetas që punonin në këtë objekt, si dhe shpalli në kërkim një shtetase që posedonte hapësirën e plazhit, për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet pa leje.

Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vijuan veprimet e thelluara për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjësit e policisë, të cilët nuk kishin kryer detyrën për moslejimin e këtij ndërtimi.

Pas veprimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim me AMP-në, u bë ndalimi i punonjësve të policisë:

Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë;

Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve;

Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin;

Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

Ndaj këtyre punonjësve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast.

Pas ndalimit të këtyre punonjësve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra katër punonjësit e policisë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit, për shkeljet e konstatuara, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në drejtim të zbatimit të ligjit, mbrojtjes së territorit dhe dëmtimit të imazhit të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Policia e Shtetit falënderon, inkurajon dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë, si dhe çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

Gjithashtu, Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj cilindo që shpërdoron detyrën, besimin e qytetarëve dhe ligjin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Saranda says:
    May 16, 2026 at 7:05 am

    Ketu ne Sarand ndalohen ndertimet per popullin se per rrugacet me lek, oligarket dhe politiqenrit lejohen

    Reply
    • Mjeshter ndertimi says:
      May 16, 2026 at 8:21 am

      Ky grup hajdutesh me mjeshtrin Robert Culli ne krye, i vogel ne detyre, por mjeshter si ndermjetes i vjeljeve te shumave dhe shperndarjes tek eproret e tij, kane nje kapele te rreziksheme qe i mbulon dhe, kjo kapele gjendet ne Vlore ne drejtorine e policise se qarkut Vlore.

      Reply
  • Mjeshter ndertimi says:
    May 16, 2026 at 8:17 am

    Ky grup hajdutesh me mjeshtrin Robert Culli ne krye, i vogel ne detyre, por mjeshter si ndermjetes i vjeljeve te shumave dhe shperndarjes tek eproret e tij, kane nje kapele te rreziksheme qe i mbulon dhe, kjo kapele gjendet ne Vlore ne drejtorine e policise se qarkut Vlore.

    Reply
    • Lolipop says:
      May 16, 2026 at 6:27 pm

      Berti ka qene djale i mire. E paska dhi veten. I paska zene syte leku qyl

      Reply
  • Humoristi says:
    May 16, 2026 at 10:52 am

    Po punonjesit e Ikm-se pse paguhen!?

    Reply
  • Asd says:
    May 16, 2026 at 5:31 pm

    Pastrimi i policise duhet te jete prioritet ne nje shtet normal. Tek ne eshte emergjence; Policia eshte zanafilla e shume krimeve ose mosveprimeve.

    Reply
  • Asd says:
    May 16, 2026 at 5:33 pm

    Hapni konkurse dhe vendosni komisare te huaj!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Eh on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. rapsodi popullor on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?