Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria lëshon 12 masa sigurimi për punonjës policie, zyrtarë dhe biznesmenë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prokuroria lëshon 12 masa sigurimi për punonjës policie, zyrtarë dhe biznesmenë
AktualitetKronike

Prokuroria lëshon 12 masa sigurimi për punonjës policie, zyrtarë dhe biznesmenë

Published: May 26, 2026
Shpërndaje

Zgjerohen hetimet për ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurimi ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve vendorë dhe biznesmenëve, të dyshuar për shpërdorim detyre, mosveprim ndaj paligjshmërisë dhe ndërtime pa leje.

Aksioni lidhet me hetimet e nisura pas ndërhyrjes së AMP-së në muajin maj, ku u arrestua edhe ish-shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, bashkë me disa efektivë të tjerë, nën dyshimet se kishin favorizuar ose toleruar ndërtime të paligjshme në zonat bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit.

Sipas Prokurorisë, masat e reja janë dhënë në kuadër të procedimit penal nr.304 të vitit 2026 dhe përfshijnë punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë, zyrtarë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe biznesmenë të ndërtimit.

- Publicitet -

Deri tani janë ekzekutuar katër masa sigurimi:

B.T., ish-shef i Seksionit të Krimeve në Volum në Komisariatin e Sarandës, është lënë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre;
K.S. dhe K.SH., të dy inspektorë policie në Sarandë, janë arrestuar me burg për të njëjtën vepër penale;
A.P., pronar i Hotel Oasis, është arrestuar për ndërtim të paligjshëm.

Sipas hetimeve, efektivët dyshohet se nuk kanë marrë masa për të ndalur ndërtimet pa leje në zonat turistike të jugut.

Hetimet nisën pas evidentimit të disa ndërtimeve të paligjshme në plazhe dhe struktura turistike në Sarandë e Ksamil, mes tyre edhe rasti i një objekti të ngritur në zonën bregdetare të njohur si “Coppa Cabana”, ku u arrestuan disa punëtorë dhe u shpallën në kërkim persona të lidhur me ndërtimin.

Njoftimi:

Prokuroria Sarandë lëshon 12 masa sigurimi për punonjës të policisë, zyrtarë vendorë e biznesmenë të dyshuar për shpërdorim detyre e ndërtime të paligjshme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, lëshoi 12 urdhra ekzekutimi për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë’, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe ‘Ndërtimi i paligjshëm’ parashikuar nga nenet 248, 251, 25 dhe 50/h si dhe 199/a/4 të Kodit Penal.

Vendimi për caktimin e masave të sigurimit u dha për zyrtarë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë, punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe biznesmenë në fushën e ndërtimit, në vijim të hetimeve mbi procedimin penal nr.304 të vitit 2026.

Aktualisht u ekzekutuan masat e sigurimit për 4 prej personave nën hetim, konkretisht:

  • B.T, me detyrë ish Shefi i Seksionit të Krimeve në Volum në Komisatriatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në shtëpi’, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer më shumë se një herë;
  • K.S, me detyrë Ndihmës specialisti i policimit në komunitet (inspektor) në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg’, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer më shumë se një herë;
  • K.SH, me detyrë Ndihmës specialisti i policimit në komunitet (inspektor) në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer më shumë se një herë;
  • A.P, pronar i Hotel “Oasis” ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg’, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’.

Aktualisht po punohet për ekzekutimit edhe të 8 masave të tjera të caktuara.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon hetimet për identifikimin e çdo rasti, dokumentimin e plotë të faktit penal dhe individualizimin e përgjegjësisë të çdo punonjësi të Komisatriatit të Policisë Sarandë por dhe çdo institucioni tjetër përgjegjës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shkencëtarët paralajmërojnë për një “Super El Nino” në fillim të dimrit
  • Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, publikohet foto e dy prej viktimave
  • Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?
  • Zjarret në vend: 25 vatra në 24 orë, 4 ende aktive, vijon beteja në Dajt, Priskë, Mirditë eTërbun
  • “Në shënjestër bazat amerikane në Bullgari dhe Qipro”, FT: Irani kërcënon zgjerimin e luftës në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Analiza on Anatomi e një rendi të rënë
  2. ? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. demo on Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  4. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  5. xxx on Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?