Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është 43-vjeçari shqiptar që bleu pronë tre mln dollarë në Republikën Domenikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është 43-vjeçari shqiptar që bleu pronë tre mln dollarë në Republikën Domenikane
KronikeLajmi i fundit

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është 43-vjeçari shqiptar që bleu pronë tre mln dollarë në Republikën Domenikane

Published: June 29, 2025
Shpërndaje

Një tjetër shqiptar, i cili dyshohet si udhëheqës i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve të huaja. Mësohet se shqiptari Ylli Didani ka blerë një parcelë buzë detit në Republikën Domenikane me vlerë tre milionë dollarë, duke përdorur fonde të siguruara nga trafiku i drogës.

Sipas provave të paraqitura nga prokuroria në një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë se Didani ka transferuar më shumë se 200 mijë dollarë në SHBA përmes sistemit të paligjshëm të njohur si “metoda e tokenit”, si pjesë e procesit për të finalizuar blerjen e tokës në territorin domenikan. Pagesa është lehtësuar nga rrjete të pastrimit të parave të lidhura me krimin e organizuar kinez, të njohur si “kinezët”, të cilët menaxhonin lëvizjen globale të fitimeve nga trafiku i drogës.

Çështja u mbyll së fundmi me një vendim fajësie ndaj Didanit për akuzat e komplotit për shpërndarje të kokainës, shpërndarjes së drogës në anije nën juridiksionin e SHBA-së, dhe komplotit për pastrim parash. Autoritetet amerikane e kanë identifikuar atë si drejtues të një organizate me operacione në SHBA, Amerikën e Jugut dhe Europë, të përfshirë në transportimin e ngarkesave të mëdha të kokainës.

- Publicitet -

Midis viteve 2019 dhe 2020, autoritetet kanë kapur më shumë se 3,400 kilogramë kokainë, të transportuar në pesë anije të ndryshme, me një vlerë të vlerësuar në treg mbi 100 milionë dollarë. Gjithashtu, gjatë gjyqit u zbulua se 43-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kishin krijuar një dron nënujor për të fshehur dhe transportuar drogë të ngjitur në trupin e anijeve tregtare me destinacion Europën.

Didani mund të përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim federal në pritje të shpalljes së dënimit. Hetimi është kryer nga agjentë të DEA-së, Shërbimit të Tatimeve të Brendshme (IRS-CI), Zyrës së Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së (CBP) dhe departamente të policisë lokale në Michigan.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Doktori says:
    June 30, 2025 at 3:21 am

    1) Nuk ka blere asnje parcelle ne Republiken Domenikane
    2) Nuk doli asnje fakt qe ai eshte i lidhur me ndonje rrjet nderkombetar!
    3)Nuk eshte 43 vjec
    4)Nuk eshte krijuar ndonje dron ujor….eshte vetem fantazi konspiracioni!
    5) Pasurite e tij jane ZERO
    6) Nuk u faktua asnje lidhje ,asnje trasport droge ne Amerike,asnje antar rrjeti,asnje kapital ne banga,as shtepi ne pronesi,as hotele,as resorte….ne asnje vend te planetit!
    7)Gazetat shqiptare shkruajne me gezim te madh per trafikane droge “MADHESHTORE” ,pa bere as verifikimin me te vogel te fakteve!
    Mos e kane per mburrje qe djemeve te Shqiperise tu dale nami si “trafikanta nderkombetare te droges,pastrus parash etj>????

    Reply
  • NATO says:
    June 30, 2025 at 6:04 am

    zKryeminister!Ke detyrim nga NATO 5%te buxhetit per Industrine ushtarake dhe mbrojtjen.Mblidhi talentet ku i ke e ku s`i ke.Ato cupelinkat e Burrelit qe ndertuan Autoblinden e pare Made in Albania,kete Edisonin qe ka ndertuar dron nenujor,qe s`e ka as ushtria Amerikane.Shih mos eshte gjalle Festimja,qe bente kombinacionet kimike te lendeve kimike per Explozivet e Mjekesit!Gjeji ata Inxhinjera,Rracionalizatore te Policanit qe prodhuan Raketa per Mig 19,ishalla nuk kane vdekur te gjithe.
    Paguaji sa frengu pulen dhe vuri ne pune.Sa te paguash nje bire kurve turk qe shtoi koston e tunelit te Llogarase me 50 miljon Euro kot na sikoti,sa te paguash kurvat strategjike dhe hajdutet e Inceneratoreve,,PAGUAJ KETA.

    Reply
  • Demi says:
    June 30, 2025 at 2:29 pm

    Ia kanë inatin o Doktor, si shqiptarë që është po e dënojnë pa të drejtë…., djali është kokrra e engjulkit dhe ata deshirojne ta denojne vetëm pse është shqiptare…. ka lobuar Vuciq përmes djalit Trumpit 🙂 🙂

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. Oltion on Dordolecët e Propagandës
  2. Vilajet Qyrku on Dordolecët e Propagandës
  3. Partizani on Dordolecët e Propagandës
  4. Vjosa on Dordolecët e Propagandës
  5. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?