Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndodh në Bruksel, kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ndodh në Bruksel, kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
KosovëLajmi i fundit

Ndodh në Bruksel, kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE

Published: November 16, 2026
Shpërndaje

Një incident diplomatik ka ndodhur gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, pasi në aktivitet u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Sipas programit, në mbrëmjen hapëse të 15 nëntorit ishte parashikuar të performonte Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”. Megjithatë, interpretimi i kësaj kënge ka nxitur reagime të ashpra nga përfaqësuesit e Kosovës, të cilët e konsiderojnë të papranueshme përfshirjen e saj në një aktivitet zyrtar të BE-së.

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj e ka cilësuar ngjarjen skandaloze dhe ka kërkuar shpjegime nga komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, nën drejtimin e së cilës organizohet forumi. Në një reagim në platformën X, Zulfaj theksoi se kënga lidhet me nacionalizmin serb dhe me periudhën e regjimit të Slobodan Millosheviçit, kur Kosovës iu hoq autonomia dhe popullsia shqiptare u përball me represion. Ai kërkoi gjithashtu të mësojë se si u përzgjodh ky repertor dhe çfarë masash do të ndërmerren nga Komisioni Evropian. Zulfaj ngriti edhe shqetësimin për mungesën e Kosovës në aktivitet.

“Një këngë nacionaliste serbe, që mohon shtetësinë e Kosovës dhe që u shkrua në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviqi, po i shfuqizonte të drejtat e Kosovës dhe po e shtypte popullin tonë, u interpretua në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së. Kjo është skandaloze e papranueshme. Një aktivitet i BE-së për zgjerimin nuk mund t’i japë skenë nacionalizmit serb. Komisioneres Kos ia lëmë të shpjegojë se si ndodhi kjo dhe çfarë masash do të ndërmarrë, si dhe pse Kosova, vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së, nuk ishte ftuar”, ka shkruar Zulfaj në platformën “X”.

- Publicitet -

Edhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami e ka dënuar interpretimin e këngës, duke argumentuar se ajo përmban pretendime politike dhe territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Sipas tij, një këngë e tillë nuk mund të konsiderohet thjesht shkëmbim kulturor, veçanërisht kur interpretohet në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian që synon të promovojë zgjerimin, unitetin dhe marrëdhëniet e mira mes vendeve të rajonit. Bajrami kërkoi një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja Marta Kos për mënyrën se si u përzgjodh dhe u miratua repertori muzikor.

“Në koncertin e hapjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Ky nuk është shkëmbim kulturor. Kënga promovon pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës. Përfshirja e saj në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian, kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është e papranueshme. Republika e Kosovës pret një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja Kos lidhur me mënyrën se si u përzgjodh dhe u miratua ky repertor. Vlerat evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe besueshmëria e procesit të zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me dhënien e një platforme pretendimeve irredentiste kundër një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bajrami në platformën “X”.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/11/AQNqoWIbaQTna0HBQKlQb_9kVOy1kGLMgHgaEB1JrIowL_wbYMStjo8_ZiGjXQo_oGDQuDU4NVueWo2WIwzA8OugMrJwULlgfROJQBif-Q.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me dy vite burg
  • Ndodh në Bruksel, kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  • Horoskopi 16 Nëntor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Kushte atmosferike të pa qendrueshme, parashikimi i motit për sot
  • Peshku në det, tigani në zjarr

Komentet e Fundit

  1. Tutu on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. TMTCash2 on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  3. News 24 on 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive?! Për çfarë e ka fjalën Pandeli Majko
  4. Edi on Majko foli për “video erotike dhe korruptive”, përgjigjet Rama, i kujton “nudot e 2007-s dhe mamanë”. Por ka një dallim të madh
  5. Vlora 97 on “Nuk u kthyen me shpinë, por…” Çfarë ndodhi në stadiumin e Prishtinës gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?